Pyetje dhe pėrgjigje tė ndryshme, pėrgjigjet Mr. Bashkim Aliu ( 42 )

PYETJA 1: Si ka vepruar Muhamedi s.a.v.s. me namazet sunete gjatë udhëtimit, i ka falur apo i ka lënur? PYETJA 2: Nëse zotohem për diçka, por më pas has vështirësi në zbatimin e këtij zotimi, a mund të kaloj në kompenzim? PYETJA 3: Unë jam femër dhe disa shoqe më kanë dhuruar disa gjëra prej argjendi, në mes tjerash edhe një filxhan të vogël kafeje.. A është e lejuar që unë si femër t’i përdori këto gjëra prej ari?

Pyetje dhe përgjigje të ndryshme, përgjigjet Mr. Bashkim Aliu

PYETJA: Si ka vepruar Muhamedi s.a.v.s. me namazet sunete gjatë udhëtimit, i ka falur apo i ka lënur?

PËRGJIGJA: Muhamedi s.a.v.s. kur ka qenë në udhëtim, nuk i ka falur namazet sunete, por ka shkuar direkt në namazet farze, edhe atë i ka falur të shkurtuara.

Mirëpo, me këtë rast duhet ditur se nga kjo rregull kanë bërë përjashtim dy namaze jo farze, edhe atë:

1) Suneti i sabahut dhe 2) Vitër namazi.

Muhamedi s.a.v.s. edhe pse nuk i ka falur sunetet e namazeve tjera në udhëtim, ka bërë përjashtim kur ka qenë në pyetje suneti i sabahut. Muhamedi s.a.v.s. edhe kur ka qenë në udhëtim e ka falur sunetin e sabahut. Kjo shihet qartë nga një transmetim ku tregohet se si në një rast të dërguarin e Allahut, s.a.v.s. dhe shokët e tij të cilët kishin qenë në udhëtim në një luftë, i kishte zënë gjumi në namazin e sabahut. Kur ishite ngritur, dielli veç më kishte lindur. I dërguari i Allahut, s.a.v.s. i zgjoi shokët e vet, i urdhëroi që ta ndrrojnë atë vend ku i kishte zënë gjumi për namazin e sabahut, të shkojnë pak më largt dhe atje e ka falur namazin e sabahut duke filluar së pari me sunetin e pastaj me farzin.

Pra, i dërguari i Allahut, s.a.v.s. edhe kur ka qenë në udhëtim nuk e ka lënë sunetin e sabahut marrë parasyshë vlerën e veçantë që ka suneti i sabahut.

Po ashtu, i dërguari i Allahut s.a.v.s. kur ka qenë në udhëtim nuk e ka lënë pa falur edhe vitër namazin e jacisë. Ky namaz, sipas shkollës juridike hanefite është vaxhib, ndërkaq sipas disa tjerëve është suneti muekede-sunet i fortë. Sidoqoftë, i dërguari i Allahut, s.a.v.s. në udhëtim nuk i ka falur sunetet me përjashtim të sunetit të sabahut dhe vitrit të jacisë.

Allahu e di më së miri.

PYETJA: Nëse zotohem për diçka, por më pas has vështirësi në zbatimin e këtij zotimi, a mund të kaloj në kompenzim?

PËRGJIGJA: Muslimani duhet ta zbatoj zotimin të cilin e jep, ngase me këtë e ka obliguar ai vetveten. Zbatimi i zotimit është kërkesë islame. Nuk ka dyshim se zbatimi i çdo gjëje shkakton vështirësi, por kjo nuk mund të jetë arsyetim për moszbatimin e zotimit. Moszbatimi i zotimit dhe kalimi në kompenzim merret parasyshë vetëm atëherë kur një person e ka të pamundur realisht ta realizojë zbatimin. Në rastin e këtillë këtë e kompenzon me agjërim.

Allahu e di më së miri.

PYETJA: Unë jam femër dhe disa shoqe më kanë dhuruar disa gjëra prej argjendi, në mes tjerash edhe një filxhan të vogël kafeje.. A është e lejuar që unë si femër t’i përdori këto gjëra prej ari?

PËRGJIGJA: Nga pyetja e juaj shihet se ju jeni bazuar në hadithin që e lejon përdorimin e mëndafshit për tesha dhe arit për zbukurim për femrat, për ta nxjerrë këtë përfundim se ndoshta lejohet edhe përdorimi i gjërave prej ari për femrat.

Mirëpo, përdorimi i mëndafshit dhe arit ka të bëjë me zbukurimin, ndërkaq gjërat tjera ngelin në dispozitën bazë të hadithit që bën ndalimin e arit dhe argjendit si enë ushqimi, si për meshkuj ashtu edhe për femra. Për këtë, pa marrë parasyshë se jeni femër,e keni të ndaluar të përdorni enë ushqimi apo pije që janë prej ari apo prej argjendi. Kështu na ka mësuar Pejgamberi s.a.v.s. Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar prej Ummu Seleme, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka thënë:”Ai që pi prej enëve të arit dhe të argjendit, në realitet ai hedh në barkun e tij zjarr të Xhehenemit”.

Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar prej Hudhejfes, Allahu qoftë i kënaqur me të, se e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë:”Mos e vishni mëndafshin dhe armaçin (copë mëndafshi e qëndisur me ari dhe argjend), mos pini prej enëve të arit dhe të argjendit dhe mos hani në këto enë, sepse ato janë për ta (pabesimtarët) në këtë botë, kurse për ju (besimtarët) janë në botën e ardhme”. Nuk duhet përzier përdorimi i arit për femrat për zbukurim me përdorimin e arit dhe argjendit si enë ushqimi.

Përdorimi i enëve të ushqimit prej ari dhe argjendi është formë e luksit të tepruar e cila shpie edhe në mendjemadhësi dhe ndoshta edhe nënçmim të tjerëve. Për këtë, muslimani duhet të largohet nga këto gjëra që nuk korespondojnë me modestinë që duhet të jetë veti e besimtarit të vërtetë.

Allahu e di më së miri.

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top

Dinari (€) mė i ēmueshėm i shpenzuar - Nėn hijen e hadithit

Prof. Husamedin Abazi.
Dinari (€) më i çmueshëm i shpenzuar - Nën hijen e hadithit