HISTORI NĖ KOHĖ

Kishte ardhur në jetë, Me plotë jetë, Një birë shqiptari, Si nga lashtësia...Qumështi i së ëmës, Pastaj qumështorja, E kishin bërë imun, Një burrë mejdani...

Kishte ardhur në jetë
Me plotë jetë
Një birë shqiptari
Si nga lashtësia...
Qumështi i së ëmës
Pastaj qumështorja
E kishin bërë imun
Një burrë mejdani...
Si i vogël
Gjyshit ia kishte rrëmbyer
Plisin e bardhë (nga koka)
Për t’a futur (më vonë) në zemër
Nga moshatarët dallohej
Me sh k a th t ë s i n ë
Mirësinë, bujarinë
I gatshëm për të zënë
Dituri të d o b i sh m e
Më parë nga të afërmit
Pastaj nga mësuesit !
Në ditarin e klasës - për të
Figuronin vetëm pesëshe
U rritë në gjirin
E ngrohtë familjarë
Në prehërin e së ëmës
Babait, gjyshes, gjyshit

Nga ata mësoi
Historinë gojore
Për t’a njohur,
Për t’a dashur më shumë
P o p u ll i n e vet !
E dëgjoi dhe këndoi
Ezanin – Kur’anin
Për të korrë fitorën finale
U armatos që në vegjëli
Me besim, dije, trimëri
Y M E R !
Ky emër i lashtë
I dëgjuar nëpër legjenda
Fetare, kombëtare
Ate e kishte peshqesh
Nga gjyshi largëpamës !
Të mesmën shkollë
E kishte zgjedhur vet
Ajo i flente në zemër
Në shkollë e thirrnin
Me një emër tjetër - shkrimtari
Ai kishte dhënë prova
Në hartimet e gjuhës
S ë ë m ë s !
Kishte filluar të prekë
Ngapak kulmin e artit
Si (i) thonë – poezisë !...
Kishte shërbyer
Në ushtrin e shkjaut
Si shumë shqiptarë
Atje e kishte zënë
Lufta e pakuptimtë !
Vargjet e shkruara në ushtri
I kishte futur diku thellë
Për të mos ia lexuar shkjau
Ai jetonte shpirtërishtë
Me fatin e popullit të vet
Të p ë r v u a j t u r !
E vetmja gjë që mund të bënte
Ishte mllefi që nxirrte
Herë pas herë në letër,
Kundër robëruesëve !
S’ishte thënë nga Zoti
Ai të fundosej
Në anijën “306”
Diku thellë në detin e madh
E dinte shumë mirë - se
Jeta s’është e shtruar në kadife...
Po e përcillnin peripeti pas peripetie
Më në fund kjo e k u r b e t t !
Sikur iu shuan ëndrat
Sikur u ndalë në gjysmë të rrugës
Sikur iu hargjua ngjyra e lapsit
Në atë vend të ftohtë !
S’e kishte përulur
As shkjau, as lufta
Tani po humbte luftën
Me këtë (azhdërha) mërgimi
B a b a i nga mërzia,
Nga dashuria për t’a parë
Djalin ashtu siç dëshironte
Po nxirrte fjalë në letër
Nga thellësia e zemrës
Për t’i zbutur dhembjet !
Djalin lashtësia e emrit
Dhe e m a n e t i
S’duhej t’a lënin të qetë
Ai duhej të rifillonte
Të shkruaj, të riciklojë
Të nxjerrë në pah
Vazhdimsinë e talentit
Jo për të bërë emër – por
Për të n d i h m u a r
Në këtë kohë pa kohë
Të rrethuar nga shumë armiq
Të kombit dhe fesë
Nga armiqt e fjalës
Së bukur
Nga armiqt
E së V ë r t e t ë s !

vehbi ibrahimi Xhigoli

1 komente

  • shum e bukur all-llahu ju shperbleft

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top

    Bashkim Aliu - Pozita e gruas nė Islam

    BASHKIM ALIU POZITA E GRUAS NË ISLAM ''TE JETOJME ME ISLAMIN''