Asad: Detyra jonė ėshtė ti “eliminojmė terroristėt”

Presidenti sirian Bashar Al Asad ka thënë në një intervistë të rrallë të enjten se qeveria e tij kishte për detyrë “eliminimin e terroristëve” për të mbrojtur popullin e vet dhe përjashtoi çdo zgjidhje të krizës të imponuar nga jashtë vendit.

Presidenti sirian Bashar Al Asad ka thënë në një intervistë të rrallë të enjten se qeveria e tij kishte për detyrë “eliminimin e terroristëve” për të mbrojtur popullin e vet dhe përjashtoi çdo zgjidhje të krizës të imponuar nga jashtë vendit.

Intervista një orësh përkon me përshkallëzimin e dhunës brenda shtetit dhe një vale aktivitetesh diplomatike në prag të një takimi të planifikuar në Gjenevë në një përpjekje për ti dhënë fund dhunës.

Diplomatët thanë se bisedimet do të përfshijnë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së si dhe vendet kyçe rajonale dhe do të fokusohen në propozimin e një plani të tranzicionit për të hapur rrugën e një qeverisje të unitetit kombëtar Sirian.

“Përgjegjësia e qeverisë siriane është që të mbrojë të gjithë banorët e vetë. Ju keni përgjegjësinë për të eliminuar terroristët në çdo kënd të vendit,” tha Asad për televizionin shtetëror Iranian.

“Kur të eliminoni një terrorist, është e mundur që ju keni shpëtuar jetën e dhjetëra, qindra apo të mijërave njerëzve.”

“Nuk do të pranojmë asnjë model jo-Sirian, jo-kombëtar, nëse vjen nga vendet e mëdha apo vendet mike. Askush nuk din ti zgjedh problemet e Sirisë ashtu si dimë ne.”

Asad tha se ai nuk beson se kriza do të rezultojë në veprime ushtarake ndaj Sirisë, duke thënë se ajo që ndodhi në Libi “nuk ishte zgjedhje për tu kopjuar pasi ajo e dërgoi Libinë nga një situatë të një tjetër më të keqe. Ne të gjithë po shohim se si po e paguan çmimin populli Libian.”

Asad gjithashtu kritikoi Turqinë, marrëdhëniet me të cilën janë përkeqësuar pas sulmit ndaj avionëve të saj ushtarak nga forcat siriane javën e kaluar.

“Ajo qe ne po shohim tani tregon qëndrimin e disa zyrtarëve turq, por jo të gjithëve,” tha ai. “Politikat e zyrtarëve turq qojnë në vrasje dhe derdhje gjaku të popullit sirian.”

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë bërë thirrje që Asad të hiqej nga pushteti, Rusia po vazhdon me mbështetjen e tij dhe ka kritikuar ndërhyrjen e huaj në vend.

Viteve të fundit teokracia Shiite ka bashkërenditur forcat me qeverinë nacionaliste laike të Sirisë në kundërshtimin e saj ndaj Izraelit dhe si një kundërpeshë ndaj fuqive Sunite në rajon siç është Arabia Saudite.

Diplomatët perëndimor thanë muajin e kaluar se Teherani ka rritur mbështetjen për Asadin me trajnime, armë dhe mjete komunikimi për të ndihmuar forcat siriane në luftimin e grupeve rebele.

Asad I përbuz këto raportime duke thënë se forcat Iraniane dhe luftëtarë nga lëvizja libaneze Hezbullah po ndihmonin në drejtimin e operacioneve të ushtrisë siriane.

“Kjo është një shaka që e dëgjojmë shumë herë në mënyrë që të të tregojnë përçarje në kuadër të ushtrisë dhe se nuk ekziston një ushtri.”

Lideri Sirian falënderoi shtetin Iranian për besnikërinë dhe miqësinë dhe tha se Damasku do të ja rikthej këtë besnikëri.
“Jemi në të njëjtin front dhe emri i këtij fronti është të qenit të pavarur dhe marrja e vendimeve kombëtare.”

Dhuna në terren nuk ka të ndalur

Bombardimet e qyteteve e fshatrave vazhdojnë duke marrë jetën e mijërave personave kryesisht civilë.

Numri zyrtar i të vrarëve deri me tani ka arritur mbi 15.000, ndërsa aktivistët në terren flasin për shifra shumë më të mëdha./mesazhi/

1 komente

  • Sabri Vilanci-Vushtr

    Selamun Alejkum,Stafin dhe Dëgjuesit e R-Islame. Ky Qakpirse,thote se do te,i Luftojë.sipse tije Terorristet,pore ky Qalpirse Harrone se ky ështe,aje Terorris ma i Madhe i Popullit te Siris,pore kti po i Numrohen ditet kurre,do Pesojë si Ata Terorristet para ti,nga vete Populli Allahu Azzuvexhel,i Shkatrofte të gjithe Ata qe jane Kundere,Popullite dhe Besimit Islame-Amin:Sabri Vilanci:29:06:2012

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top

    Bashkim Aliu - Pozita e gruas nė Islam

    BASHKIM ALIU POZITA E GRUAS NË ISLAM ''TE JETOJME ME ISLAMIN''