Pėrkitazi me pėrdorimin e eshtrave dhe lėkurave tė kafshėve nga ana e myslimanėve pėr prodhimin e xhelatinės

VENDIME TË SESIONIT TË PESËMBËDHJETË AKADEMISË SË FIKHUT ISLAM PRANË LIGËS SË BOTËS ISLAME, I MBAJTUR PREJ 11-15 REXHEB 1419H/ 31 TETOR-4 NËNTOR 1998

VENDIME TË SESIONIT TË PESËMBËDHJETË AKADEMISË SË FIKHUT ISLAM PRANË LIGËS SË BOTËS ISLAME, I MBAJTUR PREJ 11-15 REXHEB 1419H/ 31 TETOR-4 NËNTOR 1998

VENDIMI I TRETË

Përkitazi me përdorimin e eshtrave dhe lëkurave të kafshëve nga ana e myslimanëve për prodhimin e xhelatinës

I tërë falënderimi i sinqertë i takon vetëm Allahut Nji, përshëndetjet, paqa dhe shpëtimi qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka të dërguar tjetër, zotëriun dhe të dërguarin tone Muhammedin, familjen dhe shokët e tij.

Këshilli i Akademisë së Fikhut Islam pranë Ligës së Botës Islame, në seancën e tij të pesëmbëdhjetë, të mbajtur në Meke El-Mukerreme e cila filloi ditën e Shtunë 11 Rexheb 1419h që përputhet me datën 31-10-1998 të kalendarit Gregorian, e shqyrtoi çështjen e Xhelatinës. Pas debatit dhe analizës së çështjes në fjalë, Këshilli arriti në përfundimin se:Xhelatina është një substancë e cila përdoret për prodhimin e ëmbëlsirave dhe disa medikamenteve. Xhelatina bëhet prej lëkurave dhe eshtrave të kafshëve.
Bazuar në këtë, Këshilli ka vendosur si vijon:

Së pari:
Lejohet përdorimi i Xhelatinës së prodhuar prej gjërave të lejuara dhe kafshëve të lejuara për t’u ngrënë, të cilat janë therur sipas rregullave të fesë islame. Nuk lejohet Xhelatina e bërë nga gjërat e ndaluara, si: lëkura dhe eshtrat e derrit, si dhe nga kafshët dhe substancat tjera të ndaluara.

Së dyti:
Këshilli u rekomandon shteteve islame dhe kompanive që veprojnë në këto shtete, si dhe tjerëve, që të mos i importojnë gjërat e ndaluara fetarisht, dhe t’u ofrojnë muslimanëve gjërat e lejuara-hallall.
Bekimi i Allahut dhe paqja e përshëndetjet e shumta qofshin mbi zotëriun tonë Muhammedin, familjen dhe shokët e Tij.
Falënderimi i plotë i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve.

Nënshkruar nga:

KRYETARI I KËSHILLIT TË AKADEMISË SË FIKHUT
Abdu-l-Aziz Abdullah ibën Baz

ZAVENDËSKRYETARI
Dr.Abdullah ibën Salih El-Ubejd.

Pasojnë nënshkrimet e anëtarëve tjerë:
Muhammed ibën Xhubejr, Abdullah Abdurrahman El-Bessam, Abdurrahman Hamza El-Merzuki, Salih ibën Feuzan ibën Abdullah El-Feuzan, Muhammed ibën Abdullah ibën Sebil, Mustafa Ahmed Ez-Zerka, Muhammed Reshid Kabbani, Dr.Ahmed Fehmij Ebu Sunne, Muhammed El-Habib ibën El-Huxha, Dr.Bekër Abdullah Ebu Zejd, Dr.Jusuf El-Kardavi, Mebruk Mes’ud El-A’vadi, Ebu-l-Hasen Ali El-Hasenij En-Nedvij, Mebruk Mesud El-Avadi.

SEKRETARI I KËSHILLIT TË AKADEMISË SË FIKHUT ISLAM
Dr.Ahmed Muhamed El-Mukrij.

Prej arabishtes: Bashkim Aliu

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top

Bashkim Aliu - Pozita e gruas nė Islam

BASHKIM ALIU POZITA E GRUAS NË ISLAM ''TE JETOJME ME ISLAMIN''