Pse nuk ka qenė vetėm Miraxhi

Pyetje: Pse kanë qenë edhe Israja edhe Miraxhi, e jo vetëm Miraxhi. Pra, pse Allahu e ka bartur të Dërguarin e Tij për një kohë shumë të shkurtë nate prej Mesxhidi Haramit deri në Mesxhidi Aksa e pastaj e ka ngritur në qiell.

Pyetje: Pse kanë qenë edhe Israja edhe Miraxhi, e jo vetëm Miraxhi. Pra, pse Allahu e ka bartur të Dërguarin e Tij për një kohë shumë të shkurtë nate prej Mesxhidi Haramit deri në Mesxhidi Aksa e pastaj e ka ngritur në qiell.

Pasi që i është bërë kjo pyetje Shejh Sharaviu është përgjigjur kështu:

Kjo është urtësi që dëshmon muxhize. Për shkak se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka pasur për detyrë ta transmetojë atë që ka qenë i obliguar prej Zotit të Tij.

Allahu i Lartmadhëruar nuk e ka obliguar që ta transmetojë misionin e tij vetëm para një grupi të njerëzve, apo vetëm për umetin e tij, por e ka obliguar edhe për umetin e tij, edhe për të gjithë të tjerët. Duke u nisur nga kjo, del e qartë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka qenë besnik për ta transmetuar atë që e ka obliguar Allahu. Pra, për të qenë mjet për të treguar Allahu që ta njohin krijesat e Tij. Për këtë arsye Allahu i Lartmadhëruar ia ka mundësuar më parë Isranë për ta besuar pastaj mundësinë e Miëraxhit.

Israja është shenjë-argument tokësor, pra udhëtim prej Mekës në Mesxhidi Aksa. Në atë kohë udhëtimi prej Meke në Mesxhidi Aksa nuk ka qenë çështje e paimagjinueshme, por ka qenë udhëtim që e kanë kaluar karvanët për disa ditë, apo disa javë... Me rëndësi ka qenë që ta kalojë rrugën prej Mekës në Mesxhidi Aksa, pa marrë parasysh në çfarë mjeti. Pra, Muxhizja e Israsë është shkurtimi i largësisë (së kohës) dhe gjatësisë. Pra, ky ka qenë qëllimi i Israsë.

Për Allahun e Lartmadhëruar nuk përkufizohen as koha, as vendi! Për këtë arsye ia ka mundësuar Isranë, e ka ngritur në qiell, pastaj e ka kthyer në të njëjtën natë. Sa i përket Muxhizes së kohës (afrimit, shpejtësinë e largësisë) njerëzit kanë filluar të mos e besojnë. Për këtë arsye ka kaluar në çështje tjetër, diku iu treguar atyre për karvanët duke u kthyer në Mekë, sendet dhe mallrat të cilat i kishte parë te ta dhe sendet e tjera që i kishte parë në tokë gjatë Israsë prej Mekës e deri në Mesxhidi Aksa dhe anasjelltas. Pastaj ua ka treguar formën dhe gjendjen e Mesxhidi Aksas. Pra, u ka dhënë atyre fakte tokësore, të dukshme dhe të kapshme të Muëxhizes dhe ky ka qenë qëllimi...

Me një fjalë Israja është Muxhize tokësore, ndërsa Miraxhi është Muxhize qiellore.

Muhamed Muteveli Sharavi

Marrë nga: Libri "Fetfat e Sharavit", Editor: Fondacioni i Rinisë Islame

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top

Bashkim Aliu - Pozita e gruas nė Islam

BASHKIM ALIU POZITA E GRUAS NË ISLAM ''TE JETOJME ME ISLAMIN''