Allahu ia bëftë dritë varrin mulla Veselit, i lëshoftë rahmet shpirtit të tij , që para shumë vjetve pati shkruar poezinë Natën e miraxhit u ba farz namazi
Allahu ia bëftë dritë varrin mulla Veselit, i lëshoftë rahmet shpirtit të tij , që para shumë vjetve pati shkruar poezinë
Natën e miraxhit u ba farz namazi
Kjo poezi e kthyer në ilahi në anët tona ka jehonë thuajse si Burdeja në vendet arabe. Sot e asaj dite këndohet e dëgjohet me ëndje dhe sa vjen e bëhet më shumë emocionuese, se koha që nuk ndalet dot kësaj vetëm se i shton vjetërsi pozitive.
Ndalem dhe mendohem pse pikërisht kjo poezi, kjo ilahi!?
Qysh në kohën kur mësonim te hoxha në xhami, kur me pak nxitje prej ne fëmijëve ia thoshin kësaj ilahie nëpër shtëpi mejtepxhitë pleq e plaka, të shtëpisë dhe mysafirë, kur në pozitë prej hoxhe ua kërkonim fëmijëve më shpesh se të tjerat dhe tash kur mund tia bëjmë analizën e shumanshme letrare dhe mund tia marrim vesh vëllimin informativ në aspekt të sheriatit; gjithnjë, pra, kjo ilahi na ka prekur dhe vazhdon të na prekë disi më veçantë.
Bukuria që i reflekton në shpirtrat tanë është e pashpjegueshme përmes teorive letrare. Përmes tyre, më shumë se përparësitë, do të na dilnin mangësitë në metrikë, në realizim gjuhësor, në organizim narrativ
E, megjithatë, deduksioni i dalë prej analize tekstore , jashtëzakonisht, nuk i bën perde shijes sonë. Arrin ilahija, kënaq ilahija, na i sublimon shpirtrat.
Arsyeja, sdo mend, është e jashtme, jo nga teksti, po nga konteksti: mesazhi është dhënë prej shpirti dhe do të arrijë doemos në shpirtra. Dhe marrëveshja historike dhe komunikimi ndër brezat gjithashtu, pa kushte komunikimi tjetërfare. Nuk e çon poshtë Allahu ymetin e Muhamedit.
Të Muhamedit që natën e Miraxhit Allahu i foli duke e përshëndetur me zërin e Ebu Bekrit, të më të dashurit të tij( dhe i dërguari pa marrë vesh mirë se çka po bëhej, ja ilahiiladhiiim, tha a me ne është Ebu Bekri?) .
Kur e kuptoi rrethanën, i dërguari ynë Allahut ia ktheu përshëndetjen: Ettehijatu lil-lahi wessalawatu wettajjibatu, dhe Allahu ia ktheu: Wesselamu alejke ejjuhennebijju ve rahmetullahi we berekatuhu( selami për ty o i dërguar, dhe rahmeti dhe bereqetet e Allahut), kurse i dërguari ynë që gjithnjë u kujtua për ymetin i tha: vesselamu alejna we ala ibadil-lahissalihin( selami për ne dhe për robërit e mirë të Allahut) e melekët thanë neshhedu en la ilahe il-lallah dhe Allahu i pasoi we eshedu enne muhemmeden abdi we resuli Ja ilahiladhiim!
Ilmi Rexhepi

0 komente
No Comments!