Hoxhollarėt e djallit

(Përpara se t`a filloj këtë artikull më duhet të sqaroj se këtu nuk i përfshij edhe ata besimtarë të devotshëm dhe të dashur, që mjekrrën e mbajnë sepse duan të ndjekin veprën e Pejgamberit tonë të dashur, Muhamedit (Paqja qoftë mbi të)

(Përpara se t`a filloj këtë artikull më duhet të sqaroj se këtu nuk i përfshij edhe ata besimtarë të devotshëm dhe të dashur, që mjekrrën e mbajnë sepse duan të ndjekin veprën e Pejgamberit tonë të dashur, Muhamedit (Paqja qoftë mbi të)

Tek i sheh të japin një përshtypje të errët. Fytyrat e tyre plot qime të parregulluara, sytë që drejtohen të picërruar me një ndjenjë dyshimi. Buzëqeshja nuk është pjesë e fytyrave të tyre. Në fjalët e tyre ka gjithmonë provokim dhe ironi. Gjithcka që flasin janë disa terma të thatë dhe pashpirt. Fjalët e tyre më të përdorura janë Qafir, Bidatci dhe shirk.

Ky është portreti i një kategorie “hoxhallarësh” të cilët aspak nuk kanë lidhje me Islamin dhe kulturën e tij. Ata erdhën nga fshatra të thella, nga skuta të dyshimta dhe menjëherë dolën në pah si njerëz që flasin në emër të Islamit.

Grupet e mjekrroshëve dhe grave të mbuluara me të zeza shëtisin gjithë fodullëk në mes të qyteteve tona. Hajnë qofte dhe nuk shoqërohen me askënd në shoqërinë e muslimanëve të tjerë.

Nëpër xhamia janë njerëzit më të pasjellshëm.

Duke qenë një vend adhurimi dhe devotshmërie, Xhamia është e hapur për këdo që të pastrojë zemrën e tij dhe të kryejë detyrimin e tij para Zotit. Ndërsa këta janë personat që me këmbë të shtrira dhe gjithë pluhur, nuk duan t`ia dijnë as për hoxhë e as për besimtarë të moshuar që vijnë të kryejnë ritet e Islamit në Xhami.

Të tillëve nëse u flet për dituri menjëherë të kërkojnë argumentin, a thua se ata janë të thelluar në diturinë Islame aq sa për të njohur argumentin dhe fuqinë e tij.

Në fakt ky nuk është Islami dhe nuk ka të bëjë fare me shpalljen e Muhamedit (a.s). Këta minimalisht janë njerëz të korruptuar që e përdorin emrin e Islamit si mburojë për trafiqet e veta dhe mënyrat e padrejta të fitimit të pasurisë.

Islami që i zbriti Muhamedit (a.s) është fisnik dhe nuk lejon hipokrizi.

Islami që i zbriti Muhamedit (a.s) është fe e së drejtës dhe është i hapur me shoqërinë.

Islami që i zbriti Muhamedit (a.s) nuk të vret pas shpine e nuk vret fëmijë e gra.

Islami që i zbriti Muhamedit (a.s) i thotë të bardhës të bardhë dhe të zezës të zezë.

Islami që i zbriti Muhamedit (a.s) e respekton njeriun pavarsisht besimit të tij.

Armiku i vërtetë i Islamit nuk është njeriu, por antinjeriu

Armiku i vërtetë i Islamit nuk është dituria, por injoranca

Armiku i vërtetë i Islamit është pabesia dhe jo besa.

Islami në brendësi të tij ka shpirt, ka art, ka mëshirë, ka respekt, ka besë.

Sepse nuk mund të jetë ndryshe feja e Allahut (xh.sh), Mëshiruesit, Krijuesit, Të Drejtit. Atij që nuk e thyen besën.

(Nga: Eduart Thartori)

5 komente

  • Es selam alejkum,qdo njeri qe beson ne nji Zot dhe perulet ne Namaz jan vllezer,mos u grindi o mysliman se vetem ne llogari te dushmaneve shkon grindja,

  • Bismilahirr-rrahmanerr-rrahim, Selamu Alejkum vellezer myslimane. Me te verte kjo eshte nje teme shume delikate pasi vendi yne per 30 vjet rrjesht nuk ka patur as Xhami dhe as Kisha, vende ne cilat njerezit te mund te kerkonin prehjen e shpirtit te tyre. Per kete arsye edhe te flasesh per kete teme eshte shume delikate dhe e mprehete, per vete pergjegjesine qe ka secili kur shkruan, ne radhe te pare nda Allahut xh.h. Ne Shqiperi erdhi cdo lloj sekti dhe rryme feje, dhe ndikumi i tyre ishte jo i vogel pasi aty gjenin edhe popullin te pa pergatitur per lutjet drejtim Allahut. Ato hoxhallare qe kishin ngele nga komunizmi ishin shenderruar ne shkrues hajmalish ne gjene me te shemtuar ndaj Allahut xh.h. Injoranca dhe frika ne turin dhe zemren e tyre i kishte shenderruar ne mjet fitimi hajmaliat , e gjera te tilla. Per mendimin tim secili duhet te lexoje vete Kuranin Famelarte, dhe te gjitha materialet per sa i perket fese dhe eshte e mira te gjykoje me mendjen e tij . Pasi cdo njeri nga ne do te pergjigjet para Allahut xh.h. personalisht dhe per askend tjeter. I lutemi Allahut xh.h te na drejtoje e idhezoje ne rrugen e Tij .

  • Eduard tartari njeri ma gjahil se ti metvërtet nuk njoh(shkrimi) pse po i frigohesh Mjekrres dhe Argumentit????? Nja mos e harro kurr dhe kurr Islam te dervishve Iranit jo ne trojet tona e ti eduardo po me duket je një prej tyre

  • Selam alejkum i nderuar vllai jone Eduaret ne tersi ke te drejte ,por dhe nga meret feja eshte detyre.

  • Selam Alejkum I nderuar tekstshkrues Nuk eshte e drejte te akuzosh dikend duke u bazuar ne urrejtje dhe paragjykime. Mos harro se edhe keta "hoxhallare te djallit" sic i keni quajtur ju jane musliman si une dhe ti dhe si te tille jane vellezerit tane ne islam. Une kam deshire me shume se ti qe islami i jone "tradicional" te mos kishte risi ne vetvete por nese insiston ne kete pohim atehere me thuaj ku bazohen hoxhallaret dhe muezinet tane kur e kendojne suren Ikhlas (kulhuwAllahun) 3 here para ikametit.Si dhe shume gjera tjera. A mos valle duhet qe te ndjekim teket e dikujt gjate historise qe te shton dicka nga ritualet islame pa kurfare argumenti? Muslimani cdo adhurim ne teresi duhet qe ta mbeshtet ne argumente te shendosha ku ne kete rast duhet qe te mbeshtetet ne hadithe sahih dhe hasen. Ju kisha lutur qe para se te shkruani shkrime si ky te mendoni rreth asaj se a keni te drejte apo jo. Islami eshte shkence kurse shkenca pa argumente nuk eshte shkence. Nese doni qe verberisht te ndjekni nje ideologji te caktuar ne rregull por mos ia mohoni te drejten dikujt tjeter qe te pason te verteten e argumentuar.

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top

    Bashkim Aliu - Pozita e gruas nė Islam

    BASHKIM ALIU POZITA E GRUAS NË ISLAM ''TE JETOJME ME ISLAMIN''