Populli dhe … “ populli “

Duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhemi në njërën anë, kurse në anën tjetër shkrimet, vërejtjet , kritikat,sugjerimet të shumë intelektualëve, analistëve, publicistëve, shkrimtarëve, kritikëve e shumë të tjerëve, përsëri gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Arsyeja se pse kjo po i ndodh këtij populli fshehet pas një arsye tjetër e cila është më e ( pa ) justifikueshme, sepse disa djem për hirë te interesave personale duan të bëhen “ burra “ edhe atë ende pa i kryer obligimet e rinisë së tyre, e të cilat këto obligime janë parakusht për të hy në vallen e burrërisë.

Gjatë gjithë këtyre viteve në vendin tonë kanë qeverisur qeveritarët me ndihmën dhe verdiktin e popullit, a do të ishte më mirë të qeveriste populli me ndihmën dhe vullnetin e qeveritarëve ?

Mesa duket kjo pyetje është e pamundur, hë ? Është e pamundur ngase këta të parët e kanë humbur drejtimin për atje ku kanë menduar se do të shkojnë, kurse këta të dytët e kanë humbur drejtimin për atje se ku janë nisur dhe, në qoftë se këta dy qëllime nuk përputhen njëra me tjetrën , atëhere dijeni se dështimi do të shfaqet haptazi.

Kohën në të cilën jetojmë është e gabuar, hmm.. më falni vendin në të cilin ndodhemi mesa duket është i gabuar, ngase këtu gjithçka po shkon atje ku s’duhet kurse asgjë nuk shkon atje ku duhet. Përderisa njeriu ka frigë nga krijesa e llojit të vet i quajtur njeri, atëhere ç’farë frige do të duhet të kishim nga krijesat tjera të quajtura kafshë ?

Tani në vend të fjalës ‘’ o popull ‘’ , do të ishte më mire të themi ‘’ oj rini ‘’ zgjohu , zgjohu me zemrën tënde dhe jo me sytë e tu ngase në momentin që e ke mbyllur zemrën dije se edhe sytë veçmë të janë mbyllur, mos shiko se ç’farë bëjnë të tjerët për ty por shiko se ti ç’farë bën për të tjerët ,se fundja nëse të rinjtë nuk kujdeset për vete atëhere si do të jetë e mundur qe të tjerët të kujdesen për ty.

Le të jemi një lokomotivë e cila duke u integruar brenda për brenda vetës, ia arrin qëllimit të shumë pritur nga të gjithë , jemi ne ata që kemi forcë por nuk dijme të bëhemi të fuqishëm, jemi ne ata që kemi dije por nuk po dijmë se si ta shfrytëzojmë dhe këta dy fenomene : dituria dhe fuqia janë parakushti që një popull të përparojë në ç’do aspect të jetës.

Një thënie e shquar thotë : Libri përpiqet ta ushqejë popullin , por ky i fundit ( populli ) mban diet.

Armend AVDIJI , 10.06.2012

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top

Bashkim Aliu - Pozita e gruas nė Islam

BASHKIM ALIU POZITA E GRUAS NË ISLAM ''TE JETOJME ME ISLAMIN''