Rrahim Samiu - Zogu dekorohet nga Presidentja Jahjaga me urdhėrin HERO I KOSOVĖS

Me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Lirisë të Republikës së Kosovës, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mori vendim për të dekoruar një numër personalitetesh të vendit dhe ndërkombëtarë.

Me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Lirisë të Republikës së Kosovës, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mori vendim për të dekoruar një numër personalitetesh të vendit dhe ndërkombëtarë.

Vendimi për dekorim u mor në bazë të nenit 84 pika 28 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të nenit 6 dhe 9 të Ligjit për Dhënien e Dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, në bazë të Rregullores mbi Llojet e Dekoratave që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe procedurat për dhënien e yre, si dhe në bazë të raportit të komisionit vlerësues për dhënien e dekoratave. Në mesin e personaliteteve të dekoruara është edhe Rrahim Samiu – Zogu nga Tetova i cili ndërroi jetë vitin e kaluar nga një sëmundje e rëndë.

Rrahim Samiu u lind më 22 Tetor të vitit 1971 në Shemshovë të Tetovës. Arsimin e ulët dhe të mesëm e kreu në Tetovë, ndërsa studimet universitare në Universitetin e Prishtinës ku mori titullin jurist.

Në vitet e nëntëdhjeta, për shkak të aktivitetit të tij të vazhdueshëm në shërbim të çështjes kombëtare, u burgos nga regjimi pushtues serb në Prishtinë. Megjithëkëtë, ai edhe pas lirimit nga burgu, vazhdoi rrugën e nisur duke u aktivizuar më pas në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në kuadër të së cilës u shqua si profesionist i pashembullt në fushën e artilerisë.

Rrahimi luftoi përkrah bashkëluftëtarëve të tij në Koshare duke e përmbushur njërën nga ëndrrat e tij më të mëdha – thyerjen e kufirit, bashkë me Agim Ramadanin, Salih Çekun e Mujdin Aliun, luftë në të cilën tre të fundit ranë dëshmorë kurse Rrahimi u plagos rëndë.

Mbas shërimit në spitalin ushtarak në Tiranë, Rrahimi vazhdoi të merret me studime dhe njëkohësisht me organizimin dhe konsolidimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Gjatë luftimeve në Tetovë, plagoset rëndë dhe për një kohë mjekohet në Prishtinë për t’u kthyer sërish tek shokët në zonat e luftimeve, ngaqë mungesa e tij përbënte boshllëk në rrafshin profesional e operativ të luftës. Mbas përfundimit të luftës, ai vazhdoi ta japë kontributin e tij në shërbim të çështjes kombëtare, derisa sëmundja nuk e privoi nga aktiviteti.

Rrahim Samiu ishte edhe anëtar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës të UÇK-së në degën e Prishtinës. Ndërroi jetë në Tetovë mbas një sëmundje të rëndë më 17 Maj të vitit të kaluar.

1 komente

  • Allahu i meshiroft te gjithe ushtaret e ushtris qlirimtare lusim Allahun qe te jen shehid me grada me te larta sepse e dhan edhe me te shtrejten e tyre per tokat shqiptare qe te jen te bashkuara po lus Zotin qe ta udhzoj edhe kryesin e kuvendit e te punojn drejt se shum djem te ri kemi dhan qe te jemi te lire ne trojet tona Allahu na udhezoft ne rrugen e drejt e cila rrug eshte *ISLAMI*selamun alejkum

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top

    Dinari (€) mė i ēmueshėm i shpenzuar - Nėn hijen e hadithit

    Prof. Husamedin Abazi.
    Dinari (€) më i çmueshëm i shpenzuar - Nën hijen e hadithit