Deklarata e para disa kohëve e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, për lidhjet e gjakut mes shqiptarëve dhe turqve ngjalli reagime të shumta. Artikuj gazetaresk, debate televizive, prononcime të nivelit akademik e shkencor, një sensibilizim si duket i orkestruar është vërë në lëvizje për ta zhvleftësuar jo qëndrueshmërinë e idesë së afërsisë që mundë të kenë eventualisht shqiptarët me turqit. Në këtë fushatë histerike, kemi hasur dhjetëra artikuj në shtypin ditorë të ngarkuara emocionalisht që synonin të kumtonin lajmin dëshpërues për tentim të ndryshimit të orientimit kulturorë dhe politik të shqiptarëve nga oksidenti drejt orientit.
Deklarata e para disa kohëve e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, për lidhjet e gjakut mes shqiptarëve dhe turqve ngjalli reagime të shumta. Artikuj gazetaresk, debate televizive, prononcime të nivelit akademik e shkencor, një sensibilizim si duket i orkestruar është vërë në lëvizje për ta zhvleftësuar jo qëndrueshmërinë e idesë së afërsisë që mundë të kenë eventualisht shqiptarët me turqit. Në këtë fushatë histerike, kemi hasur dhjetëra artikuj në shtypin ditorë të ngarkuara emocionalisht që synonin të kumtonin lajmin dëshpërues për tentim të ndryshimit të orientimit kulturorë dhe politik të shqiptarëve nga oksidenti drejt orientit.
Gjithashtu, në këtë mes, dominues ishte ligjërimi orientalist, pezhorativ, fyes ndaj një kulture dhe qytetërimi tjetër shpesh i ngjyrosur edhe me pikëpamje raciste. Në të dyja rastet, emocionaliteti dhe fyerja, zhvendosin drejtimin e qëlluar për të arritur te e vërteta. Aty ku ka emocione dhe ngarkesa pezhorative nuk mbetet vend për argumentim racional dhe objektiv.
Marrëdhënia e shqiptarëve me Perandorinë Osmane është ndërtuar nduarduarshëm. Një gjë është e sigurt, se kjo marrëdhënie nuk është ashtu si paraqitet në historiografinë zyrtare shqiptare; se prezenca pesë shekullore e Perandorisë Osmane është karakterizuar vetëm me luftë, konflikte, rezistencë dhe mosbindje popullore ndaj perandorisë.
Është e kuptueshme se në periudha të caktuar ka pasur edhe rezistencë si në kohën e Skënderbeut, po aq sa është e vërtetë, se vetë disa nga prijësit e principatave shqiptare, për shkak të rivaliteteve të tyre për pushtet, kanë bërë aleancë me Osmanët në luftën për dominim ndaj njëri tjetrit. Është tjetër gjë, pse mitologjia nacionaliste shqiptare këtë rezistencë e risolli në shek. XIX, duke e veshur me motive patriotike e kombëtare. Koncepti i kombit dhe etnisë, në ligjërimin e shkencave sociale mbetet ende i panjohur, për periudhën e hershme të ngritjes së Perandorisë Osmane. Koncepti nacional etnik për kombet, do të bëhet i njohur vetëm në periudhën e modernizmit me pikëpamjet që mbështesin idenë e modernitetit. Mjafton të lexosh veprën Kujtime 1885 -1925, nga Eqrem bej Vlora, dhe do të shohësh se përveç periudhave kur ka pasur rezistencë aktive, në pjesën më të madhe, për sa qëndroj Perandoria Osmane në Ballkan, kishte bashkëjetesë të qëndrueshme të shqiptarëve me perandorinë. Se sa shqiptarët ishin të integruar në administratën e perandorisë, na rrëfen Eqrem bej Vlora me rastin e përurimit të hekurudhës për në Hixhaz.
Në rrugëtimin e tij, ai vëren se edhe në skajet më të largëta të perandorisë mundë të takosh guvernatorë qytetesh me prejardhje shqiptare. Janë të njohura personalitete të jetës intelektuale, politike e ushtarake nga shqiptarët, që bënë karrierë në oborrin perandorak. Historianët dëshmojnë se qytetet si Berati, Durrësi, Shkodra etj, gjatë kohës së sundimit Osman arritën ta dyfishojnë numrin e banorëve, siç edhe kanë dëshmuar hulumtime autoritative se në raste të caktuara, zhvillimi infrastrukturorë dhe ekonomik gjatë kësaj kohe ka shënuar rritje. Një ftohje tjetër e shqiptarëve me Portën e Lartë, do të paraqitet me rastin kur Turqit e Rinj, nuk shprehën mirëkuptim për të përfillur kërkesat e ideologëve të shqiptarizmës për të fituar një autonomi të zgjeruar në kuadër të Perandorisë Osmane. Turqit e Rinj siç shpjegon Eqrem bej Vlora në librin e tij, politikisht u treguan të papjekur.
Ata ëndërronin për të mbajtur gjallë idenë e një bashkimi teokratiko monarkik të Perandorisë Osmane, nën idenë e panosmanizmit dhe integralizmit islamik, duke mos e kuptuar se ideja panosmane ishte hedhur në erë në Gadishullin e Ballkanit, duke ia liruar vendin ideve nacionaliste të formimit të shteteve kombe. Pak më vonë do ta shohim se ishin po të njëjtat ide, ato që e fundosën Perandorinë aty ku edhe ajo lindi. Noel Malkolmi, shpjegon se kërkesat e njërit nga ideologët e më të rëndësishëm të shqiptarizmës Abdyl Frashri nuk ishin maksimaliste për shkëputje të plotë nga Perandoria Osmane. Abdyl Frashri në maksimum rriti kërkesat e Lidhjes Shqiptare; ato ishin: një vilajet unik, nëpunësit që duhet të dinin shqipen; këshilla të zgjedhura të myslimanëve dhe të krishterëve vendës; duhej të zgjidhej edhe Kuvendi i tërë vilajetit; së fundi, duhej të hapeshin shkolla në gjuhën shqipe ...., ndryshe ky ishte programi i një autonomie liberale që dallohej mjaft nga karakteri dhe nga qëllimet e pjesëtarëve të Lidhjes Shqiptare në rajonin e Kosovës. Kërkesat e shqiptarëve para Portës së Lartë u maksimalizuan vetëm atëherë kur përfundimisht Perandoria Osmane u largua nga Ballkani më 1912. Siç e shpjegon edhe Nathalie Clayer, kjo ka ndodhur, edhe për shkak të besnikërisë që shqiptarët treguan ndaj autoriteteve të Stambollit. Këto qëndrime ndoshta ishin më racionale krahas realiteteve të reja gjeopolitike të krijuara pas Krizës Lindore dhe paqes së Shën Stefanit, ku apetitet për copëtimin e trojeve shqiptare u rritën nga krahu pansllavist i përkrahur nga Rusia Cariste, e cila në platformën e politikës së jashtme nuk e kishte krijimin e shtetit shqiptarë.
Historia e diplomacisë na dëshmon se aleancat në mes popujve dhe shteteve në rendë të parë janë ndërtuar për shkak të interesave politike, ekonomike, bashkëpunimit ushtarak etj, para se të merren për bazë lidhjet vëllazëroreapo akraballëku. Është për tu çuditur se si nuk duan ta kuptojnë këtë nacional komunistët e djeshëm shqiptar të shndërruar në nacional evropianistët e sotëm. Përkundër aspiratave të përbashkëta të popujve të Ballkanit për tu integruar në Evropë, politika e fqinjëve ndaj shqiptarëve vazhdon të ndërtohet e nxitur nga mosbesimi reciprok. Greqia rrit interesimin për ujërat territoriale të Shqipërisë, Serbia e lufton me të gjitha mundësit zhbërjen e pavarësisë së Kosovës.
Në këtë drejtim edhe nëse nuk do të kishim asnjë lidhje kulturore me turqit, të kaluarën e lashtë apo edhe fenë e përbashkët, mjafton vetëm qëndrimi i ekuilibruar i Turqisë ndaj këtyre fqinjëve për të pasur një aleancë miqësorë me Turqinë, në dobi të ruajtjes së sovranitetit të brishtë të shtetit të Kosovës dhe ndihmesës ekonomike dhe ushtarake që ka ofruar vazhdimisht Turqia për Shqipërinë. Gert Bauman me të drejt thotë se kur përsëriten gjërat e njëjta në kohë të ndryshme nuk do të thotë se japin edhe kuptime të njëjta. Frika e opinionbërësve shqiptar për një neootoamnizëm është e tepruar, një konstruksion imagjinar, kur të gjithë e dimë se jetojmë në periudhën kur procesi i formimit të shteteve nacionale ka përfunduar. Në asnjërën nga prononcimet e zyrtarëve turq nuk është përmendur që miqësia me turqit të kushtëzohet me dobësimin e identitetit etno nacional shtetëformues të shqiptarëve.
Nga këtu na del i pa vend entuziazmi i disa nacional evropianistëve shqiptar me të kuptuar se diplomacia turke e demantoi lajmin që qarkulloi disa ditë më parë në portalet e internetit, ku flitej se kryeministri Erdogan do të dërgoj trupa ushtarake në trojet shqiptare në dobi të kauzës kombëtarë duke e përkrahur idenë për një Shqipërie të Madhe. Po sikur vëllai i madh, vërtet do ta përkrahte idenë për bashkim kombëtarë të shqiptarëve, si do të ishin reagimet nga brenda? Me dashamirësi. Pa frikë. Le të forcohet edhe më shumë miqësia turko shqiptare derisa të respektohet parimi i sovranitetit të ndërsjellë.

0 komente
No Comments!