Pyetje dhe pėrgjigje tė ndryshme, pėrgjigjet Mr. Bashkim Aliu ( 41 )

PYETJA: Besoj se edhe ju keni dëgjuar për këto tre muaj para Ramazanit. Çka janë dhe a është sevap të agjërohet?

Pyetje dhe përgjigje të ndryshme, përgjigjet Mr. Bashkim Aliu

PYETJA: Besoj se edhe ju keni dëgjuar për këto tre muaj para Ramazanit. Çka janë dhe a është sevap të agjërohet?

PËRGJIGJA: Esselamu alejkum. Po, është e vërtetë se në mesin e popullatës tonë përmenden këto tre muaj dhe parashtrohen pyetje se kur hynë dhe si duhet vepruar.

Fillimisht të themi se bëhet fjalë për muajtë: Rexheb, Shaban dhe Ramazan.

Në burimet e të drejtës islame dhe të trashëgimisë islame në përgjithësi, nuk ka diçka që theksohet si “Tre muaj”, gjegjësisht as në Kur’an e as në hadithe, nuk ka diçka që theksohet si kategori fetare me emrin tre muaj. Kjo është për sa u përket këtyre tre muajve.
Mirëpo, këto dy muaj para Ramazanit, pra muaji Rexheb dhe Shaban, kanë vlerë si muaj në vete.

Kështu, muaji Rexheb është prej muajve të shenjtë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: '' Te Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dine se Allahu është me ata që ruhen (të këqiave) (36)'' (Et-Teube:36). Imam Ahmedi transmenton prej Ebu Bekretes se i dërguari i Allahut s.a.v.s. kur e bëri haxhin, mbajti fjalim dhe tha:”Me të vërtetë, koha qarkullon në formën e saj, që në ditën kur Allahu i ka krijuar qiejt dhe token.Viti ka dymbëdhjetë muaj, prej tyre katër janë të shenjtë.Tre janë njëri pas tjetrit:Dhu-l-Ka’ëde, Dhu-l-Hixhxhe dhe Muharrem, si dhe muaji Rexheb i fisit Mudar, i cili është ndërmjet dy Xhumadeve dhe Sha’ëbanit”.

Mirëpo, edhe pse është muaj i shenjtë, nuk është veçuar nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s. me agjërim të veçantë, siç e kanë traditë ta bëjnë shumë muslimanë, me pretekst se është prej tre muajve dhe duhet të agjërohet.

Në këtë muaj mund të agjërohen të hënat dhe të enjtet, tre ditët e mesme, pastaj një ditë po dhe një ditë jo. Por, kjo të jetë në bazë të sunetit që vërteton këto lloje agjërimi si praktikë pejgamberike, e jo se është prej tre muajve, dhe jo se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka veçuar muajin Rexheb me agjërim, si një nga tre muajt.

Për agjërimin në këtë muaj janë përmendur disa hadithe. Por, dijetarët kanë shpjeguar se këto hadithe nuk janë të sakta. Hafidh Ibn Haxheri ka thënë:”Nuk ka asnji hadith sahih-autentik që meriton të merret për argument për vlerën e muajit Rexheb, as për agjërimin në të, as për agjërim të veçantë në të, dhe as për t’u falur në ndonjë natë të veçantë të tij”. Më pastaj Ibn Haxheri ka pohuar se hadithet që flasin për agjërimin e këtij muaji apo të ditëve të caktuara të këtij muaji, janë ose të dobëta ose të trilluara.
Por, të përsërisim edhe një herë:Mund të agjërohen të hënat dhe të enjtet, tre ditët e mesme, duke u nisur nga praktika e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. që e ka vërtetuar agjërimin e këtyre ditëve, e jo se janë agjërim i veçantë në muajin Rexheb.

Ndërkaq, muaji Shaban, duhet të dallohet me agjërim, ngase kështu ka vepruar vetë Muhamedi s.a.v.s. Muslimanët është mirë të agjërojnlë sa më tepër në këtë muaj, por jo gjithë muajin. Bile, agjërimi në këtë muaj ka edhe dobi trupore, ngase e parapërgatit trupin për agjërimin e muajit të Ramazanit.
Tirmidhiu shënon në Sunenin e tij prej Enesit r.a. :E kanë pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.:Cili agjërim është më i miri pas agjërimit të Ramazanit? I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”Agjërimi në muajin Shaban, për shkak të madhërimit të Ramazanit”.

Është transmetuar prej Usame ibn Zejdit r.a. se ka thënë: E pyeta të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.:”O i Dërguar i Allahut, shoh se në asnjë muaj nuk agjëron kaq shumë sa në muajin Shaban?” I Dërguari i Allahut s.a.v.s. i është përgjigjur:”Ky është një muaj që neglizhohet, në këtë muaj ngriten punët te Zoti i botëve. Dëshiroj të ngriten punët e mia duke qenë agjërueshëm”.

Poashtu, është transmetuar edhe prej hazreti Aishes r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka dalluar muajin Shaban me agjërim.

Të gjitha këto hadithe, vërtetojnë se muaji Shaban veçohet me agjërim, por normalisht, nuk agjërohet i tëri, ngase vetëm muaji Ramazan agjërohet i plotë.

Këtu duhet të theksojmë edhe diçka. Ka raste kur disa muslimanë, nga dëshira për adhurim, i agjërojnë të tre këto muaj rresht, gjegjësisht edhe Rexhebin, edhe Shabanin edhe Ramazanin. Mirëpo, krahas qëllimit të mirë që kanë ata për adhurim, ata e kanë gabuar formën dhe mënyrën e drejtë të adhurimit. Kjo, ngase adhurimi për të qenë valid, duhet t’i plotësojë dy kushte:nijeti, gjegjësisht sinqeriteti, dhe mënyra e drejtë-forma duke qenë kompatibil me praktikën e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. Për këtë, këta muslimanë, me këtë veprim veprojnë në kundërshtim me praktikën e Muhamedit s.a.v.s., që do të thotë se këtë veprim, në këtë formë, nuk bën ta bëjnë.

Në muajin Rexheb le të agjërojnë agjërimin sunet si në muajt tjerë, ndërkaq muajin Shaban le ta veçojnë me agjërim, por jo ta agjërojnë të tërin.

Allahu e di më së miri.

7 komente

  • shum mir pasi bahet fjal per all-llahun xh.sh

  • Kibla në namaz Me nocionin Kible në namaz, nënkuptohet kthimi kah Qabeja në Meke kur të falim namaz. Kthimi në drejtim të Qabes, që në Zvicër është jug-lindje, është kusht i nalazi, d.m.th. namazi nuk është i vlefshëm nëse nuk kthehesh kah kibleja, pra kah ana e Qabes në Meke. Kjo vlen për në vendet urbane dhe të populluara ku ka njerëz, banesa dhe dihen gjërat. Nëse ndodh në një vend që nuk e di, dhe njerëzit nuk i din anët e botës dhe të Qabes, dhe ka ardhur koha e namazit, e ti nuk ke bosull për tu drejtuar dhe as ndonji mjet tjetër dhe nuk mund ta përcaktosh kiblen, atëherë e fal namazin kado që të kthehesh. Por, kjo vlen në rrethana të caktuara pasi të jeshë munduar në forma të ndryshme për gjetjen e kibles. Përndryshe, namazi duhet të bëhet i kthyer kah kibleja. Allahu i Madhërishëm ka thënë:<<fe veli-li vexhheke shetrel mesxhidi-l-haram>> "ktheje fytyrën kah Mesxhidi Harami", qëllimi është në namaz të kthehesh në drejtim të Qabes e cila është kible e muslimanëve, kible d.m.th. drejtim kah i ciliu kthehen muslimanët.

  • Es-selamu alejkum ve rrahmetullah ve berekatuhu. Bej pyetje per Kyblen. Sy eshte Kybla per ne Namaz,dua te dy sakt per Kyblen per ne NAMAZ. Perxhyxhja ju lutem te jete sa me shpejt. Dhe te jete perxhyxhja ne program. ALLAHU JU MESHYROFT ME TE MYRAT E TYJ DHE ME XHENETYN FYRDEUS.

  • 1po une shum qef kom me u fal po po i gaboj gjat namazit. 2 kam qef shum me punu nuk muj nuk di ne shpi a osht gjynah per mu. 3 po lutna me 3 dov qe i di jo me namaz po i qes duart perpare fytyres edhe lutna edhe lexoj ne kur`an. 4

  • esselamu alejkum lutja insha Allah pranohet te Allahu,dhe pranimi i saj eshte ceshtje qe i kthehet Allahut. Allahu i Madherishem na ka porositur qe ti lutemi Atij se Ai e pranon lutjen. Por, kur eshte ne pyetje namazi, duhet te mesohesh te falesh se namazi eshte farz qe e obligon Allahu. Kjo eshte nji, dhe e dyta, namazi te ndihmon edhe ne pranimin e lutjes. Besoj se nuk eshte shume ngarkese te mesosh te falesh dhe per fillim te mesosh kaptinat kryesore per namaz. Kjo eshte e lehte, dhe me kete do ta kryesh farzin e namazit qe eshte caktuar nga Allahu i Madherishem.

  • jam nje 35 vjeqare ikam 3 fmi edhe harroj shum edhe tash mu ka ba ves sa qe po bi ne depresjon kam qef me u fal shum po nuk po di nuk po me hin ne tru kurgju vetem 3 dov idi me qato i qes durt perpare fytyres edhe lutna allhut a pranohen keto lutje te mia

  • Esselamu Alejkum i nderuari hoxhe shum bukur Ligjeroni deshta vetem tju pergezoj All-llahu ju shperbleft Essselamu Alejkum nga Shefketi Nga Kumanova.

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top

    Dinari (€) mė i ēmueshėm i shpenzuar - Nėn hijen e hadithit

    Prof. Husamedin Abazi.
    Dinari (€) më i çmueshëm i shpenzuar - Nën hijen e hadithit