Kur përballë teje jam i ulur, Një dritë e fortë e e flladitshme, Errësirat e shpirtit të djegur, Mi prek me rrezet e shëndritshme.
Kur përballë teje jam i ulur,
Një dritë e fortë e e flladitshme,
Errësirat e shpirtit të djegur,
Mi prek me rrezet e shëndritshme.
O loti im! Të pata thënë dikur,
Të mos dalësh kurrë nga syri im i zi.
Sepse një burrë po qau, sështë i bukur.
Por sot dil, rjedh pika pika e mi laj këta sy.
Loti rrodhi e më hyri drejt në gojë,
Nuk ishte i njelmët sikur lotët e tjerë!
Si ato që dalin, kur nga mërgimi qaj.
Kurrë më parë lot të ëmbël skisha ndier.
Oj bukuroshe! Kur po të shikoj ty
Dhe atë mbështjellësin tënd të zi.
Zemra të rrahurat po i ndalon,
Bukurinë e historisë tënde po e shijon.
Kur të shikoj ty sikur e shoh Ibrahimin,
E shoh se si po ta rregullon shtatin.
E shoh edhe Haxherin me Ismailin,
Se si falënderojnë Zotin për Zemzemin.
Zemra ime desh u çmend nga gëzimi,
Kur mu kujtua se pranë teje lindi jetimi.
Lindi Muhamedi i biri i Abdullahut,
I dërguari mëshirë, nga mëshira e Allahut.
Pa më thuaj, oj shtëpia e Zotit!
Më thuaj oj Qabe, për hir të lotit,
Çfarë burri ishte Ibrahimi, halili i Zotit,
A u mërzit kur ia vëndoi thikën të birit?
Më thuaj çsy kishte Muhamedi,
A ia puthe sytë atij shipirtbardhi?
Kur idhujt e pistë prej teje i nxori,
Loti i gëzimit nga sytë tu, a thua rodhi?
Unë nga një skaj e dikush nga tjetri skaj,
Sot përballë teje, Zotit sexhde i bëjmë.
Nuk ka sy që të sheh ty e lotin mundet me e mbajt,
Këtu edhe të verbërit, me ndjenja qajnë.
Është mesi i natës e errësirë nuk shoh,
E cila natë, dritën e Qabes, mbuluar e ka?!
Diku jashtë teje, në mes të ditës terri të mbyt,
Errëzirën e paganizmit, cila ditë e shëndrrit?!
Bunjamin Limani

2 komente
POEZY.PER TY PEJGAMBER MUHAMED ALEJHY SELAM.JAM KRENARE QE ALLAHU XHELESHANUHU TE MYREN NA DHUROOY,PEGAMBER NA DERGOY, MUHAMED ALEJHY SELAM,ZOTY TE LARTESOY, PROFET PER MBAR NJERZYMYN NA DERGOY, PROFET MUHAMED ALEJHY SELAM ZOTY TE LARTESOY.DYTEN QE LINDE ERDHY E VERTETA, UNDA PADYTURYA NGA E KEQJA.ERDHY MYRESYA NDRYQOY YSLAMI.ANEKEND BOTES U NJOH ISLAMI. ZOTY TE PRANOY EDHE MELEKUN XHYBRYL TA DERGOY,DHE ME VLER ME KURAN, ALLAHU TE LARTESOY Y LAVDYSHEM QE EDHE BURAKUN TA DERGOY,DERY NE DYERT EQYELLYT DERY TEK ZOTY.TE XHYTH MELEKET DHE PEJGAMBERT TE VLERSUAN Y LAVDYSHEM QE EDHE ALLAHU XHELESHANUHU TE LARTESOY. ME LAVDY PEJGAMBER MUHAMED ALEJHY SELAM, ALLAHU XH.TE VLERSOY ME XHENET PERXHYTHMON TY.NGA ALLAHU XH.DHE PREJ MEJE MUHAMED ALEJHY SELAM ,ME LAVDY PERXHYTHMON.
selam alejkum Bujoo se e paske shkru shum te mire kete poezi sikur me mi marr ndnjenat e mija ke te fala nga kosova e posaqerisht nga Zborci klm bujo suksese