A ėshtė ky libri qė mund tė zhdukė pėrgjithmonė krishtėrimin?

Është arritur në përfundimin se ai mund të jetë shkruar nga dora e vetë Barnabës, një pasardhës i Krishtit.

Një tekst fetar i shkruar në një libër prej lëkure, i cili daton në shekullin e V, por është zbuluar vetëm 12 vjet më parë, do të shkaktojë zhdukjen e krishtërimit nga faqja e planetit, pretendon Irani.

Libri i gjetur ne rrënojat antike iraniane, i shkruar mbi një lëkurë të përpunuar kafshe, tregon se Jezusi nuk u kryqëzua kurrë dhe se ai me fjalët e tij parashikoi ardhjen e Profetit Muhamed në tokë.

Është pikërisht edhe kjo pika më e madhe e mospërputhjes midis islamit dhe krishtërimit. Për këta të fundit, Jesusi është biri i vetëm i perëndisë dhe i dërguari i fundit i Zotit në Tokë.

Për muslimanët, Krishti, ose Isai, është një ndër pesë profetët më të rëndësishëm dhe i fundit i dërguar ka qenë Profeti Muhamed, të cilit ju shpall Kurani, që mbetet i pandryshuar deri në ditët e sotme.

Sipas shtypit iranian, libri hedh poshtë pretendimet e të krishterëve, që nuk e njohin Muhamedin dhe tregon përfundimisht, me fjalë të shenjta dhe jo argumente njerëzore, se është islami feja që të gjithë duhet të ndjekin.

I shkruar në sirianik, një dialekt i aramikes, Ungjilli i Barnabës parashikon deri ardhjen e Profetit në Tokë, ndonëse diçka e tillë ndodhi rreth 150-200 vjet më pas (Profeti Muhamed lindi në 570 pas Lindjes së Krishtit dhe ndërroi jetë në 632).

Aktualisht, libri i çmuar është dërguar për studim në Turqi, ku është arritur në përfundimin se ai mund të jetë shkruar nga dora e vetë Barnabës, një pasardhës i Krishtit. |Top Channel|

2 komente

  • ZOTI ju ndriqoft rrugen te gjithe atyre qe sado pak mundohen per ALLAHUN qe eshte NJE.INSHALLAH te gjithe do te kthehen ka rruga e drejt e ALLAHUT.U shperblefshit me te mirat dynjas dhe Ahiret.

  • Me vjen mire qe c'do dite e me shume dalin ne pah te vertex qe ne jemi munduar ti mbrojme me argumenta te qarta.

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top

    Bashkim Aliu - Pozita e gruas nė Islam

    BASHKIM ALIU POZITA E GRUAS NË ISLAM ''TE JETOJME ME ISLAMIN''