Pyetje dhe pėrgjigje tė ndryshme, pėrgjigjet Mr. Bashkim Aliu ( 40 )

PYETJA 1: A bën t’i jepet zeqati një personi që punon dhe merr rrogë mujore, por ankohet vazhdimisht se nuk i del rroga? PYETJA 2: Nëse një person gjatë jetës ka bërë mëkat, konkretisht fjalën e kam për zinanë, ashtu që nga kjo lidhje jashtmartesore me një grua i ka lindur fëmijë. Ai e di se ky fëmijë është i tij, po ashtu edhe fëmijët që i ka legjitim e dinë këtë gjë, por ai nuk ka qenë në niqah me femrën e cila e ka lindur këtë fëmijë. Ky është fëmijë i tij vetëm në aspektin biologjik. Tash, a i takon fëmijut jashtmartesor trashigimi nga personi në fjalë?

Pyetje dhe përgjigje të ndryshme, përgjigjet Mr. Bashkim Aliu

PYETJA: A bën t’i jepet zeqati një personi që punon dhe merr rrogë mujore, por ankohet vazhdimisht se nuk i del rroga?

PËRGJIGJA: Zeqati është obligim fetar fondet e destinimit të të cilit janë të përcaktuara qartë në Kur’anin famëlartë. U takon njerëzve të varfër dhe atyre të cilët kanë mungesë të mjeteve materiale, ashtu që nuk mund t’i mbulojnë harxhimet e tyre familjare. Ndodh që kjo të jetë si rezultat i numrit të madh të fëmijëve, rrogës së vogël, standardit të lartë jetësor, e kështu me rradhë.

Së këndejmi, nëse një person është i punësuar dhe merr rrog, por kjo rrog nuk i mjafton t’i mbuloj harxhimet mujore të familjes së tij, është e lejuar që t’i jepen mjete nga zekati, me kusht nëse ai nuk është harxhues i tepërt, gjegjësisht nuk harxhon para pa masë dhe në gjëra që nuk janë të nevojshme për jetesë.

Allahu e di më së miri.

PYETJA: Nëse një person gjatë jetës ka bërë mëkat, konkretisht fjalën e kam për zinanë, ashtu që nga kjo lidhje jashtmartesore me një grua i ka lindur fëmijë. Ai e di se ky fëmijë është i tij, po ashtu edhe fëmijët që i ka legjitim e dinë këtë gjë, por ai nuk ka qenë në niqah me femrën e cila e ka lindur këtë fëmijë. Ky është fëmijë i tij vetëm në aspektin biologjik. Tash, a i takon fëmijut jashtmartesor trashigimi nga personi në fjalë?

PËRGJIGJA: Së pari, besimtari duhet të jetë i kujdesshëm gjatë jetës së vetë dhe me çdo kusht duhet t’u largohet mëkateve dhe harameve që na i ka ndaluar Allahu, ngase ato nuk sjellin dobi për njeriun, por vetëm dëm dhe gjëra negative. Allahu i Madhërishëm në Kur’an ka thënë:'' Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai shtë vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe '' (El-Isra’, 32). Zinaja sjell probleme të mëdha edhe në aspektin shoqëror dhe familjar, shkakton komplikime në jetën bashkëshortore dhe familjare të njeriut si dhe në shoqëri në përgjithësi.

Në rastin në fjalë, fëmiju është i gjakut të tij vetëm në aspektin biologjik, por jo edhe në aspektin ligjor. Nga aspekti fetar, ky fëmijë nuk i atribuohet personit në fjalë dhe nuk thuhet se ky djal është djal i atij personi, por ngelet të thirret në emër të nënës.
Së këndejmi, nga aspekti i sheriatit, ky fëmijë nuk ka të drejtë të trashigojë nga ky person që është baba biologjik i tij.

Mirëpo, dijetarët kanë përmendur se pasi ky fëmijë është fëmijë biologjik i tij, atëherë është mirë që personi në fjalë që është prind biologjik, të len testament që sa i takon këtij fëmije nga trashigimia e tij, ta merr pas vdekjes.

Allahu e di më së miri.

PYETJA: E kam dëgjuar dhe lexuar një hadith ku tregohet se e kanë pyetur të dërguarin e Allahut për një grua që është falur, por i ka shqetësuar fqinjët me fjalë. Ai ka thënë se ajo është në xhehenem. Po ashtu, e kanë pyetur për një grua që nuk është falur shumë, por nuk i ka shqetësuar fqinjët me fjalë, e ai ka thënë se është në Xhenet. Si mund të kuptohet ky hadith kur i kemi parasyshë hadithet që flasin për rëndësinë e namazit?

PËRGJIGJA: Ky hadith është si vijon: Ebu Hurejre ka rrëfyer se një burr të dërguarit të Allahut s.a.v.s. i ka thënë:”O i dërguar i Allahut, filan gruaja falë shumë namaz, jep shumë sadaka, agjëron shumë, por fqinjët i mundon me gjuhën e saj?” I dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”Ajo është në zjarr”.

I njejti person, përsëri të dërguarin e Allahut e ka pyetur:”O i dërguar i Allahut, filan gruaja është përmendur se agjëron shumë pak dhe fal shumë pak namaz, jep shumë pak sadaka, por ajo nuk i shqetëson fqinjët?” I dërguari i Allahut ka thënë:”Ajo është në Xhenet”. Hadithin e ka transmetuar Ahmedi dhe disa tjerë.

Hadithi në fjalë tregon se dikush e ka pyetur të dërguarin e Allahut s.a.v.s. për sjellje të caktuara të këtyre grave. Në këtë rast, i dërguari i Allahut s.a.v.s. i është përgjigjur atij. Përgjigja e dhënë, nuk përmban vërejtje dhe urdhëra për të falur namaz, për të agjëruar e për të dhënë lëmoshë, edhe pse namazi dhe agjërimi janë farze. Kjo argumenton se pyetja nuk është parashtruar për lënien e namazit farz, të agjërimit farz apo të ndonji farzi tjetër. Sikur kjo grua mos e kishte falur namazin farz, apo sikur mos e kishte agjëruar agjërimin farz, para se të fliste për fyerjen e fqinjve, i dërguari i Allahut s.a.v.s. do të bënte vërejtje për lënien e këtyre obligimeve, ngase është absurde që në prezencë të tij të flitet për dikë që i len pas dore farzet, e ai mos të bëjë vërejtje, apo të flet për çështje tjera e t’i len farzet.

Namazi dhe agjërimi farz, nuk mund të lehen nga një person dhe i njejti të cilësohet që në këtë botë si xhenetli. Kjo do të ishte nxitje për lënie të farzeve, do të krijonte përshtypje se farzet edhe nëse lihen nuk do të thotë gjë, si dhe do të ishte në kundërshtim me hadithet tjera të cilat e theksojnë në veçanti vlerën e namazit.

Së këndejmi, në këtë hadith është për qëllim namazi nafile e jo namazi farz. Pra, kur ka thënë se ajo falet shumë pak, e ka për q[llim se ajo fal shumë pak namaz nafile e jo fal shumë pak namaz farz.

Allahu e di më së miri.


5 komente

  • Kam qen i martun me nje vajz te huaj jo shqiptare jo muslimane, pas disa vjetesh martese me te, mbet shtatzane, un nuk isha i knaqur me te si bashkshort, dhe ja mbusha menjen me e abortu, kisha dasht me dit sa kam hy ne gjynah.

  • mka vdek gjyshja a osht gjynah mee ja dekoru warrin mee gurt qe kan dal tash

  • sunetimi nga mjeku jomusliman Për sa i përket aspektit fetar të sunetimit, s’do mend se fetarisht nuk është e ndaluar fëmijën ta bëshë sunet edhe atje ku je, pra në perendim, sepse edhe atje ka musliman, dhe sunetimi nuk është i lidhur për vend. Poashtu, sunetimi nuk është i lidhur aas për njerëz, pra për personin i cili e kryen punën e tillë. Sunetimi është çështje mjekësore, gjegjësisht bie në fushën e mjekësisë, sepse është formë e operimit që e bëjnë kirurgët, apo berberët më herët, të cilët e kanë mësuar këtë zanat. Fetarisht nuk është e ndaluar që muslimani të kurohet nga një mjek jo musliman.Së këndejmi, edhe sunetimi nuk është i ndaluar të bëhet nga një mjek jo musliman. Edhe përskaj kësaj, thirrim që të kërkohen mjekët musliman, sepse ata ma ndryshe e kuptojnë aktin e sunetimit, dhe ai gjithsesi se ka qëndrim tjetër, gjegjësisht nuk e kupton thjesht një operim apo punë mjekësie, por edhe adhurim dhe afrim te Allahu duke zbatuar urdhërat fetar.

  • Eselam Alejkum.Hoxhe i nderuar ekame nje pytje qe po me sillet verdalle neper koke,ekame ber nje termine per syneti te hirurgu per djalim tim,a eshte gjynah qe mjeku nuke eshte musliman dhe si duhet me vepru.Eselam alejkum.

  • eselamu alejkum .hoxhe abon me dit kjo pershendetja jone islame a e kan perdor edhe pejgamberet tjer para muhamedit a.s apo veq prej muhamedit a.s e perdorum si pershendetjen ma te bukur qe ekziston.

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top

    Dinari (€) mė i ēmueshėm i shpenzuar - Nėn hijen e hadithit

    Prof. Husamedin Abazi.
    Dinari (€) më i çmueshëm i shpenzuar - Nën hijen e hadithit