Mos i thoni fėmijės tuaj ...

Mos i thoni fëmijës tuaj: ngrihu për namaz ose do të shkosh në xhehenem, por thuaj: eja falu me mua që të jemi bashkë në xhenet.

Mos i thoni fëmijës tuaj: ngrihu për namaz ose do të shkosh në xhehenem, por thuaj: eja falu me mua që të jemi bashkë në xhenet.

Mos i thoni fëmijës tuaj: ngrihu rregullo dhomën tënde të çrregulluar, por thuaj: a ke nevojë për ndihmë që ta rregullosh dhomën tënde, ngase ti gjithnjë pëlqen pastërtinë dhe rendin.

Mos i thoni fëmijës tuaj: ngrihu për të mësuar dhe ndërprit lojën, se mësimi është më i rëndësishëm sesa loja, por thuaj: pasi të kesh mbaruar mësimet, atëherë ngrihu për lojë apo ndonjë aktivitet tjetër të lirë.

Mos i thoni fëmijës tuaj: ngrihu për të pastruar dhëmbët. A mundë të bësh ndonjë punë pa të thënë unë?!

Por thuaj: unë jam i lumtur me ty se ti çdo herë pastron dhëmbët pa pasur nevojë që të them unë.

Mos i thoni fëmijës tuaj: mos shkruaj në mur, por thuaj: vizato në letër pastaj unë të ta vendos atë në mur.

Mos i thoni fëmijës tuaj: mos fli në bark - përmbys, por thuaj: ne e dimë se është nga sunneti i Pejgamberit fjetja në krahun e djathtë dhe fjetja ne bark është e dëmshme dhe e urryer tek Allahu.

Mos i thoni fëmijës tuaj: mos ha çokolata se dhëmbët të dëmtohen, por thuaj: unë të kam lejuar të hash çokolatë vetëm një herë në ditë, se dhëmbët të bëhen të papastër.

Në fund: çdo fjalë e nxjerr nga ju, ka një ndikim të madh në fëmijën tuaj dhe dije që fëmija juaj është një pasqyrim i juaji dhe i imazhit tuaj./mesazhi/

1 komente

  • Sabri Vilanci-Suedi

    Selamun Alejkum, Shume Fjali me Domethanje,Allahu na Drejtofte ne Rrugê te Drejte te Gjithê ata qê kane Mashtrrim pase ksaj Dynjaje qe nji Dite do ta lême:Selamun-Alejkum:Sabri Vilanci Data;18:05:2012-Hässleholm-Suedi

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top

    Bashkim Aliu - Pozita e gruas nė Islam

    BASHKIM ALIU POZITA E GRUAS NË ISLAM ''TE JETOJME ME ISLAMIN''