Indeksi -> Islam -->

Tė mos e ngatėrrojmė Furnizuesin e vėrtetė me tė pavėrtetėt!

Sot dielli i kishte hapur sytë dhe gojën e po digjte gjithçka. Nga i ngrohti buka nga dielli po piqej. Unë po ia lehtësoja vetes këtë ngrohtësi duke u ulur nën hije. Prej hije në hije deri sa u ula në një hije interesante. Një hije që më mësoi një tregim flladitës, andaj dhe vendosa atë tregim t’jua përcjell edhe juve qe po ju djeg ky diell e ju po vazhdoni të mos e kuptoni se dielli perveç që bën dritë ai edhe të djeg. Ta dëgjojmë tregimin flladitës, që e morëm nga një hije e madhe, mbase do t’ju flladitë edhe ju.

Sot dielli i kishte hapur sytë dhe gojën e po digjte gjithçka. Nga i ngrohti buka nga dielli po piqej. Unë po ia lehtësoja vetes këtë ngrohtësi duke u ulur nën hije. Prej hije në hije deri sa u ula në një hije interesante. Një hije që më mësoi një tregim flladitës, andaj dhe vendosa atë tregim t’jua përcjell edhe juve qe po ju djeg ky diell e ju po vazhdoni të mos e kuptoni se dielli perveç që bën dritë ai edhe të djeg. Ta dëgjojmë tregimin flladitës, që e morëm nga një hije e madhe, mbase do t’ju flladitë edhe ju.

Gruaja e një kalifi, që dashnorët e historisë me siguri e kanë dëgjuar emrin e tij, e kam fjalën për Harun er-Reshidin, gruaja e tij quhej Zubejda dhe ishte shumë fisnike, shumë humane. Ku do që shihte të varfër e të pastrehë u ndihmonte materialisht. Një ditë, përderisa po kalonte nëpër qendrën e qytetit i pa dy të varfër që ishin ulur në skajet e rrugës dhe po lypnin. Që të dy luteshin me zë të lartë, njëri lutej e thoshte: “O Allah, më furnizo nga të mirat e Zubejdës!” Ndërsa tjetri lutej e thoshte: “O Allah, më furnizo nga të mirat e Tua!” Lutja e të parit e gëzoi Zubejdën, e cila aq ishte bërë e njohur me humanitetin e saj saqë edhe në lutjet e njerëzve përmendej emri i saj.

Prej asaj dite kishte fillur për çdo ditë t’i dërgojë nga një pulë të pjekur atij që kur ishte lutur kishte thënë: “O Allah, më furnizo nga të mirat e Zubejdës!” Ndërsa atij tjetrit që ishte lutur e kishte thënë: “O Allah, më furnizo nga të mirat e Tua!” për çdo ditë ia kishte dërguar nga dy derhemë. Kaluan dhjetë ditë e Zubejda shkoi t’i viztojë lypsat. Ai që ia kishte dërguar nga dy derhemë nuk ishte më aty, ndërsa ai tjetri ishte ende aty dhe po vazhdonte të lypte. Iu afrua Zubejda e nevrikosur dhe i tha: “Si nuk të vjen turp që vazhdon të kërkosh nga njerëzit? A nuk të dërgova për çdo ditë nga një pulë të pjekur?! Shokut tënd i kam dërguar vetëm nga dy derhemë dhe ja më nuk është këtu.

Prisja ta shihja atë këtu e jo ty. Iu drejtua lypësi, që kishte kërkuar furnizimin e Zotit nga të mirat e Zibejdës, e tha: “Ashtu është, shkëlqesia juaj, për çdo ditë kam marrë nga një pulë të pjekur prej teje, por kjo nuk do të thotë se unë jam pasuruar.” Ia kthen Zubejda: “E vërtetë, por në çdonjërën pulë, brenda saj ke pas nga një lirë prej ari. A nuk majftojnë dhjetë lira ari që të pasurohesh e të mos jesh më këtu?!” Iu drejtua lypësi: “Eh, zonjë, sikur ta kisha bërë unë lutjen e atij shokut tim mbase do të isha pasuruar. Për çdo ditë kur e kam marrë pulën nga ju, ia kam shitur atij shokut tim, atij lypësit tjetër, për dy derhem. Lirat pra paskan qenë të atij...”

Tani e kuptuat se çdo të thotë t’i kërkosh Furnizuesit të vërtetë dhe të pavërtetit. E sot shumë nga ne, mbase edhe shumë nga ata që veshët t’i shurdhojnë duke të folur për Krijuesin, Furnizuesin, Mëshiruesin, ndërsa po të njëjtët aq shumë i frikësohen sprovës së varfërisë saqë të bëjnë të mendosh se, vallë a nuk kanë bindje këta njerëz në atë që e thonë dhe që e shohin?!

Tani, desha apo nuk desha, nga lexuesit e këtij shkrimi dalin dy mendime: njëri thotë se duaja është shumë me rëndësi dhe se nuk duhet njeriu të punojë se furnizimi i vjen prej Allahut. Ndërsa grupi i dytë thotë: njeriu duhet t’i kërkojë shkaqet. Allahu për çdo furnizmim dhe çdo të mirë që ia jep njeriut ka bërë një shkak të cilin duhet ta kërkojë njeriu. Të parëve u them: po, furnizimi vjen prej Allahut, por edhe obligueshmëria për të kërkuar rizkun vjen prej Allahut. Pra unë nuk e kisha për qëllim rëndësinë e duasë me tregimin që jua rrëfeva. Por kisha për qëllim bindjet e njerëzve. Se duaja preferohet të bëhet pasi që të kryhet një punë, kështu veproi Babi i pejgamberëve, Ibrahimi (alejhi selam) pasi që e ndërtoi Qaben. Ndërsa këtyre tjerëve u the: po, e vërtetë është se duhet t’i kërkojmë shkaqet, por jo edhe të mbështetemi në shkaqet deri në atë masë saqë të harrojmë se kush është Furnizuesi i vërtetë.

Pra unë, të dashur lexues, nuk kam për qëllim me rrëfimin e këtijë tregimi atë se njeriu duhet të mbështetet vetëm në Allahun dhe të mos e kërkojë rrizkun, ngase kështu nuk e kryejmë një obligim. Ne jemi të obliguar që t’i kërkojmë shkaqet, por nuk guxojmë të mbështetemi në shkaqe. Pra ne duhet pandërprerë të kërkojmë furnizm, pastaj Zoti e bën dikë shkak e nga të mirat e atij të furnizon ty. Por në moment kur ndokush bëhet shkak e ti furnizohesh, nuk guxon t’i mbështetesh atij. T’i mbështetesh do të thotë të mendosh se po t’mos ishte ai, ti do të kishte vdekur nga uria.

Fatkeqësisht këso gjëra ne dëgjojmë çdo ditë, dëgjojmë të thonë: po të mos ishte filani e të më merrte në punë unë do të kisha vdekur urie. Ose: po të mos e kisha bërë filan punën e të merrja ato të holla që i mora do të kisha vdekur urie. Jo, vëllau im, jo, nuk guxon t’i mbështetesh askujt. Falëndero gjithkënd, sespe kush nuk falënderon njerëzit, nuk falënderon as Zotin, por asnjëherë mos mendo se po të mos ishte ndonjë nga krijesat e Zotit, ti do të kishe vdekur urie. Është Allahu Ai që i ka në dorë këto punë.

Konkluza nga gjithë kjo që e thamë del se: t’i kërkosh shkaqet je i obliguar, ndërsa t’i mbështetesh një shkaku e ke të ndaluar, ngase i përshkruan shok Allahut. Po e more këtë rregull dhe e praktivoe në lidhjen tënde me njerëzit dhe lidhjen tënde me Allahun, do të jesh me të vërtetë shumë i suksesshëm, por edhe shumë i lumtur.

Tani po ju përshëndes me disa vargje që hija e pemës, pranë së cilës isha ulur sot e po flladitesha, m’i shfaqi në mendje e unë i shkrova në letër.

Çdo pare është hekur a letër,
Por nuk mund të jetë pare çdo letër.
Çdo i pasur është njeri,
Por jo çdo njeri ka pasuri.
Çdonjë poezi ka fjali,
Por jo çdo fjali është poezi.
Sot po ju flet një fatkeq në pasuri
Dhe një i paaftë për poezi.
Një që në besim ka çiltërsi,
S’beson se paraja është zot në gjithësi.

Luftoje të keqen në shoqëri,
Jo – thotë – se do të vdes në varfëri.
Të këqinjtë kanë rizkun tim në dorë
E më zhdukin si dielli një dëborë.
Por nuk është vetëm paraja pasuri
Pasuri, ore zotëri, është edhe një krenari.
Një trimëri, burrëri e një shpirtbardhësi
Është më pasuri se një pasuri.
“O njeri, i varfër je para Allahut, si kujtesa e plakut”
Kështu u drejtohen njerëzve fjalët e Hakut.

Bunjamin Limani

1 komente

  • Sabri Vilanci-Suedi

    Selamun Alejkum, Vertet qa ti shtohet ktyre fjalve te z.Bunjamin Limanit, êshte e teperte pose Allahu Azzuevexhel te dhashte shêndete si dhe Suksese ne te Ardhmen ne Shkrimete e Poezit e juaja, Selamun-Alejkum:Sabri Vilanci-Suedi:10:05:2012.

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top

    Dinari (€) mė i ēmueshėm i shpenzuar - Nėn hijen e hadithit

    Prof. Husamedin Abazi.
    Dinari (€) më i çmueshëm i shpenzuar - Nën hijen e hadithit