Krijesa tė tejdukshe!

I Lartëmadhëruar qofsh o Allah! Le të shohim disa nga krijesa e tejdukshme të Allahut, krijesa të rralla dhe të çuditshme, të cilat i krijoi Ai si dhe kushtet në të cilat ato jetojnë dhe qarkullojnë.

I Lartëmadhëruar qofsh o Allah!

Le të shohim disa nga krijesa e tejdukshme të Allahut, krijesa të rralla dhe të çuditshme, të cilat i krijoi Ai si dhe kushtet në të cilat ato jetojnë dhe qarkullojnë.

Allahu i Madhëruar, duke iu drejtuar ateistëve që besojnë në rastësi të ekzistencës, thotë:

Kjo është vepër e krijimit të All-llahut, e më tregoni pra mua se ç'krijuan ata të tjerët pos Tij. Jo, asgjë, pra, idhujtarët janë në një humbje të pafund.” (Llukman, 11)

Besimtari gjithnjë duhet të meditojë në krijimtarinë e Allahut që t’i shtohen besimi dhe bindja në Krijuesin e tij.

Si i krijoi Allahu këto krijesa dhe çfarë kushtesh krijoi për ekzistencën e tyre?

Sot, do të meditojmë disa nga krijesat e tejdukshme të Allahut Fuqiplotë, që ta madhërojmë Atë dhe të themi me gojën plot:

All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai është mbikëqyrës ndaj çdo gjëje.” (ez-Zumer, 62)

Disa krijesave, Allahu i Madhëruar ua bëri disa gjymtyrë transparente, të tejdukshme, dhe caktoi që pikërisht ato gjymtyrë t’i ndihmojnë për të siguruar ushqimin dhe për të mposhtur armiqtë e tyre.

Të meditojmë:



Flutur me dy krahë të tejdukshëm, të cilët shihen qartë në këtë foto. Në fakt, këta krahë i ndihmojnë asaj edhe kundër armiqve, ngase forma e tyre është paksa e çuditshme në botën e insekteve. Ja, e ka krijuar Allahu në këtë formë dhe pikërisht ruajtjen ia ka mundësuar nëpërmjet saj.



Peshk me kokë të tejdukshme. I madhëruar qofsh o Krijuesi im! Shihen qartë pjesë të trurit të tij. është vërtetë i frikshëm për armiqtë e tij. e ka krijuar Allahu në këtë formë që ta sigurojë veten, pa ndonjë mund a lodhje. Ky është Allahu! A mendoni se nuk ka mundësi besimtarit që thotë ‘La ilahe il-la Allah!’ t’ia largojë të këqijat që e godasin?!



Bretkosë e tejdukshme dhe shumë e bukur. Është një nga krijesat e Allahut, në të cilën shfaqet qartë Madhështia e Krijuesit.



Kallamar deti i tejdukshëm, i cili hedh shkëndija me sytë e tij dhe çan rrugën në errësirat e detit duke kërkuar ushqimin e vet. Paramendoni se si Allahu i Madhëruar nuk e ka harruar atë dhe si, nga mirësia e Tij, ia ka mundësuar shkaqet e jetesës!



Kandil deti që quhet dhe ‘Mushkëri deti.’ Shihni si i Madhi Allah e ka pajisur me censorë të ndjeshëm, me të cilët sheh rrugën dhe arrin gjahun.



Peshk i vogël detar. Ka vetëm pak ditë që ka ardhur në jetë. Për shkak të pafuqisë dhe dobësisë së saj, Allahu e krijoi të tejdukshme kësisoj, që mbrojtja e saj të garantohet pikërisht nga konstrukti i saj. I madhëruar qofsh o Allah!



Kallamar deti që shkëlqen me ngjyrë të kuqe dhe vjollcë. Ekzistojnë më shumë se 300 (treqind) lloje nga kallamari i tejdukshëm që jetojnë në det.



Kërmill deti i tejdukshëm, i cili mund të merr forma të ndryshme ndërsa në këtë foto shihet në formë të zemrës.



Peshk i tejdukshëm që quhet ‘cowfish’, të cilës Allahu i Madhëruar ia ka dhënë mundësinë e shndritjes.



Një kafshë detare, barku i së cilës, siç mund të shihet qartë në foto, është mbushur me alga të gjelbra.



Kjo është një kafshë tjetër detare, e cila ka mundësi të përçojë dritë me ngjyra shndritëse. Kjo ia mundëson ruajtjen nga armiqtë dhe rreziqet.

Ndërsa Ai, që ka krijuar çdo gjë, thotë:

Ai është që vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, Ai nuk ka as fëmijë e as nuk ka shok në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur.” (el-Furkan, 2)

AbduDaim el-Kehil

www.kaheel7.com/ar

Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top




Manifestimi i Kurban Bajramit 2014

Manifestimi i Kurban Bajramit 2014

Manifestimi i Kurban Bajramit 2014