Belbëzimi mund të jetë si pasojë e frikës, shqetësimeve dhe problemeve të përjetuara brenda familjes ose mund të shfaqet pa asnjë shkak. Asnjëherë mos iu drejtoni fëmijëve me fjalë si mjaft, fol ngadalë, qetësohu
Belbëzimi mund të jetë si pasojë e frikës,shqetësimeve dhe problemeve të përjetuara brenda familjes ose mund të shfaqet pa asnjë shkak.Asnjëherë mos iu drejtoni fëmijëve me fjalë si mjaft, fol ngadalë, qetësohu
Belbëzimi është një shqetësim i cili prek shumë njerëz në të gjithë botën dhe bëhet pengesë për zhvillimin e mardhënieve normale dhe shprehjen e mendimeve dhe ndjenjave. Për një person i cili belbëzon është shumë e vështirë ,e ndonjëherë është një makth i vërtetë të bëjë pazarin apo të porosisë diçka në lokal.
Belbëzimi mund të fillojë që në peridhën parashkollore të fëmijës (2-6 vjeç) dhe të përkeqësohet si rrjedhojë ë shkaqeve të ndryshme.
Shumica e fëmijëve,sidomos ata më të emocionuarit fillojnë të belbëzojnë muajt apo vitet e para kur filllojnë të flasin. Ndërkohë që disa fëmijë mund të flasin shumë mirë, ata mund të belbëzojnë në rast të dëshirës së formimit të jë fjalie.Kjo situatë mund të lidhet me stresin brenda familjes por mund të shfaqet edhe pa asnjë shkak.
Një nga shkaqet e belbëzimit është të menduarit e shpejtë bashkë me rritjen e zgjuarsisë së fëmijës. Ndonjëherë fëmija mendon aq shpejtë saqë fjalori i fjalëve të njohura nga ai nuk mund të arrijë mendimin e tij.
Edhe pritshmëria e lartë e nënës dhe babait ndaj fëmijës mund të ndikojë në rritjen e stresit dhe çrregullimin e të folurit.
Në rast se prindërit fokusohen shumë në të folurin e fëmijës dhe shqetësohen për shkak të belbëzimit të tij atëherë fëmija do të ndihet edhe më i pasigurt. Përdorimi i fjalëve si mjaft , mos fol shpejt, merr frymë, qetësohu gjatë kohës që fëmija belbëzon mundëson një fokusim më të theksuar mbi të folurën e tij.
Prindërit duhet tia shpjegojnë qartë fëmijës se belbëzimi lind sepse ai dëshiron të tregojë shumë gjëra përnjëherësh dhe se do ti kalojë me kalimin e kohës kur ai të mësojë më shumë fjalë të reja .
Frika,ngjarjet treumatike dhe dhuna janë disa nga faktorët që mund të shkaktojnë belbëzimin. Prandaj në këtë rast këshillohet komunikimi i ngrohtë me fëmijën ,dëgjimi i shqetësimeve të tij dhe ndarja me të e frikës.
Në shumicën e rasteve , belbëzimi zhduket me ndryshimin e qëndrimit të mbajtur nga prindërit. Sigurishtë që janë të shumët fëmijët që belbëzojnë në moshën 2-3 vjeç dhe më pas flasin qartë pa asnjë problem.
Të kontrollohen emocionet
Fëmijët e emocionuar duhet të qëndrojnë në ambiente sociale ku të kenë mundësinë të flasin me shumë dhe të mësojnë të kontrollojnë emocionet. Edhe zhvillim i ndjenjës së sigurisë është shumë i rëndësishëm për fëmijën. Atij i duhet shpjeguar me një gjuhë të përshtatshme se nuk duhet turpëruar për shkak të belbëzimit. Për ta bërë këtë ,më parë duhet të njohim ndjenjat e fëmijës .Një komunikim i mirë dhe emocional do të na mundësojë informimin rreth mendimeve, paragjykimeve dhe mendimeve negative të fëmijës.
Një komunikim frytëdhënës
Nëna dhe babai duhet të bëhen shokë të fëmijës dhe të flasin me të .Këto biseda mes tyre nuk duhet shoqëruar me asnjë fjalë urdhëruese si mos, bëje.Fëmija do të mësojë të shprehet gjatë këtyre bisedave të ngrohta.Mund ti mësohen poezi,anekdota,përralla që në moshë të vogël.Duhet të nxitet ti thotë në takimet familjare.Sigurisht që fëmija duhet të ketë edhe ambiente të gjera ku të luajë me moshatarët e tij.Ai duhet të mësohet të qëndrojë disa orë pa nënën dhe babanë në shtëpinë e një të afërmi apo miku të familjes.Kjo do të mundësojë socializimin e fëmijës dhe shtimin e besimit në vetvete./start/

3 komente
djali eshte 7 vjec dhe ka proleme me te foluren (belbezon). Mundeni te na dergoni disa keshilla se si te veprojme? faleminderit!
Pershendetje, Ju lutem jam ne ankth sepse vajza ime e cila ne 6 janar mbush 3 vjec ka disa jave qe ka filluar te belbezoj dhe jam bere njecik merak,nuk di si te veproj si duhet te sillemi me vajzen,ne menyre qe mos ta ve ne siklet edhe ate.... ne pritje te nje pergjigjeje Me respekt Stela
djali im ka probleme ne te folur