Në kuadrin e ceremonive përkujtimore me rastin e 97-vjetorit të Luftës Tokësore të Çanakalasë, në Gjirin Anzak të Galipolit u organizua "Ceremonia e Agimit", e cila njihet ndryshme edhe si "Mesha e Agimit".

Gjatë natës së djeshme me mijëra australianë dhe neozelandezë shkuan nga Çanakalaja në Galipoli dhe u vunë në pritje të fillimit të ceremonisë. Ndërkohë nëpër ekrane gjigande u shfaqën dokumentarë dhe intervista të ndryshme lidhur me Luftën e Çanakalasë. Pas koncertit muzikor toga ceremoniale zuri vendin e caktuar dhe ceremonia mori start.
E pranishme në Ceremoninë e Agimit ishte edhe Kryeministrja e Australisë, Xhulia Gilard, e cila mbajti një fjalim drejtuar të pranishmëve. "Turqit nderuan edhe viktimat tona, u dolën atyre për zot si të ishin bijtë e Turqisë. Ndërsa më pas bënë diçka, që rrallë herë shikohet në faqet e historisë. Për nder të palës së humbur ata e quajtën këtë vend 'Gjiri Anzak'.
Prandaj ne i kemi Republikës së Turqisë një detyrim të madh moral. Asnjë vend dhe komb tjetër në botë nuk mund t'i mbrojë vendet tona të shenjta më mirë dhe nuk mund të ofrojë një mikpritje më bujare për vizitat tona të shenjta se sa turqit dhe Turqia", u shpreh znj. Gilard. /trtshqip/

0 komente
No Comments!