"Shoqėrimi me vajza"

Tė shumtė janė ata tė rinj dhe tė reja tė cilėt dėshirojnė dhe kanė krijuar lidhjet e tyre me seksin e kundėrt

Shkruar nga: Amer Halid
(Faza paramartesore)

Tė shumtė janė ata tė rinj dhe tė reja tė cilėt dėshirojnė dhe kanė krijuar lidhjet e tyre me seksin e kundėrt.

Lidhjet qė synojmė nė trajtimin e kėsaj teme janė lidhjet dashurore mes njė djali dhe njė vajze. Janė ato lidhje ku si djali ashtu dhe vajza ndjejnė simpati dhe e shohin njėri-tjetrin si gjėnė mė tė shtrenjtė nė jetė. Janė ato lidhje ku si djali dhe vajza e konsiderojnė veten si tė fejuar dhe kanė vendosur qė nė njė kohė tė ardhme t’a kurorėzojnė kėtė lidhje me martesė.

Lidhje tė tilla janė pėrhapur shumė mes tė rinjve dhe tė rejave, saqė edhe ata tė rinj dhe tė reja qė nuk kanė lidhje tė tilla, tė paktėn e urojnė dhe i dėshirojnė.

Vendi ku lindin dhe krijohen lidhje tė tilla janė institucionet e arsimit si shkollat, universitetet etj...

Njė vend tjetėr ku krijohen kėto lidhje janė dhe vendet ku zakonisht familjet kalojnė pushimet verore. Ato krijohen dhe me anė tė telefonit. Kurse mėnyra mė e pėrhapur dhe e lehtė ėshtė ajo nėpėrmjet internetit dhe chatit.

Njė fenomen i tillė ka filluar tė pėrhapet sidomos kėto gjashtėdhjetė vitet e fundit.

Hallall apo haram?

Vallė si gjykohet nė islam lidhjet mes njė mashkulli dhe njė femre? Padyshim qė lidhje tė tilla nė islam konsiderohen haram, tė palejueshme. Dhe kjo sipas vetė Kuranit famėlartė. Nė Kuran kėto lidhje pėrmendet dy herė, njė herė pėr femrat dhe njė herė pėr meshkujt.

Po pėrse konsiderohet haram? Pėrse islami e konsideron tė papranueshme dhe haram kėtė ndjenjė kaq tė bukur? A nuk ėshtė vetė Zoti ai qė mė ka pajisur mua dhe kėdo tjetėr me kėto ndjenja? A nuk ėshtė diēka e bukur t’a duash dikė dhe tė tė dojė dikush?

Unė nuk dua t’a argumentoj qėndrimin e islamit vetėm me ajetet e Kuranit dhe thėniet e Profetit a.s. edhe pse kėto janė boshti i kėndvėshtrimit islam tė kėtyre lidhjeve.

Unė fillimisht dua tė trajtoj shkaqet dhe pasojat e kėtyre lidhjeve.

Shkaqet.

Vallė cilat janė shkaqet qė i shtyjnė tė rinjtė dhe tė rejat tė krijojnė lidhje dashurie mes tyre?

Nė njė anketim tė bėrė me tė rinj mbi shkaqet qė i shtyjnė tė rinjtė tė krijojnė lidhje dashurore me seksin tjetėr pėrgjigjet ishin nga mė tė ndryshmet. Kėshtu, njė vajzė u pėrgjigj se ishte nevoja pėr t’u ndjerė e dashur dhe e respektuar. Njė vajzė tjetėr mendonte se ishin zhvillimet dhe pėrparimi nė tė gjithė sferat e jetės, gjė e cila krijonte kushte mė tė pėrshtatshme pėr njohjen dhe lidhje mes dy sekseve. Njė i ri mendonte se janė pikėrisht problemet qė tė rinjtė kanė me familjet dhe paralelisht me kėtė dobėsimi i besimit. Njė vajzė e re mendonte se ndonjėherė kėto lidhje bėhen duke dashur tė imitojnė bashkėmoshatarėt e tyre perėndimorė. Njė tjetėr mendonte se kėto lidhje krijohen si pasojė e kohės sė lirė. Njė e re mendonte se disa e bėjnė pėr t’u dėfryer dhe argėtuar. Njė i ri mendonte se njė nga shkaqet ėshtė dhe vėshtirėsitė pėr t’u martuar. Njė e re mendonte se njė ndėr shkaqet qė e shtyjnė njė tė ri drejt krijimit tė lidhjeve me njė femėr ėshtė qė tė provojė burrėrinė e tij. E njėjta gjė ndodh dhe me femrėn. Njė e re mendonte se njė shkak i fuqishėm ėshtė dhe ndikimi qė ka kultura perėndimore qė pėrcillet tek me anė tė mediave tė lira. Programet, filmat, telenovelat etj... tė cilat i kushtojnė njė rėndėsi tė veēantė lidhjeve mes dy sekseve janė tė shumtė. Njė e re mendon se shumė tė rinj shtyhen dhe nga kureshtja dhe dėshira pėr tė provuar diēka tė re.

Nė njė anketim tjetėr i bėrė nė internet, votuan 4.054 djem dhe 4.600 vajza. Mbi 32 % e djemve mendonin se shkaku i krijimit tė lidhjeve mes dy sekseve ishte koha e lirė dhe argėtimi. 12 % prej tyre mendonin se ishte thjesht dėshira pėr t’u ndjerė tė dashuruar. 9 % mendonin martesėn, kurse dėshira pėr tė shfryrė epshin zinte 38 %, shkaqe tė tjera 8 %.

Mendoj se kėto pėrqindje janė njė goditje e fortė pėr ēdo vajzė qė shoqėrohet me njė djalė. Shumica e djemve, sipas anketimit, krijojnė lidhje thjesht pėr tė shfryrė epshet e tyre.

A e shikon o motėr se pėrse kėrkojnė tė krijojnė lidhje me ty shumica e djemve? Kurrė mos u mashtro nga fjalėt e bukura dhe premtimet pėr martesė.

Tani le tė shohim mendimet e vajzave mbi shkaqet dhe faktorėt qė i shtyjnė pėr t’u shoqėruar me djem. E habitshme ėshtė se 33 % e vajzave mendonin qė njė ndėr shkaqet qė ato shoqėrohen me djem ėshtė koha e lirė dhe argėtimi, kurse pėr martesėn votuan 22 % e vajzave. Dashuria zinte 19 % tė votave, shuarja e epsheve zinte 11 %, shkaqe tė tjera 12 %.

Para kėtij anketimi unė mendoja qė 90 % e vajzave do tė votonin pėr martesėn, por rezultatet mė befasuan. Edhe pse nė pamje tė parė duket sikur ka dallim mes faktorėve qė i shtyjnė djemtė dhe vajzat, pėrqindjet nuk janė shumė tė largėta. Duket qartė qė edhe vajzat tashmė tėrhiqen drejt lidhjeve me seksin mashkull thjesht pėr t’u argėtuar dhe kaluar kohėn.


Pėrse lidhjet mes dy gjinive janė haram?

Unė do tė flas mbi eksperiencėn time dhe rrėfimet qė kam dėgjuar nga tė rinj dhe tė reja gjatė shumė viteve. Unė kam bėrė njė sondazh nė disa universitete, nė atė Amerikan dhe nė universitetin e Ajnu Shems. Mbi 95 % e tė intervistuarve mendonin se vetėm njė pėrqind e lidhjeve paramartesore pėrfundojnė me martesė. Kėshtu, 99 % e lidhjeve paramartesore mes tė rinjve, nuk pėrfundojnė me martesė.

Ajo qė ndodh me vajzėn ėshtė se pas njė historie dashurie dhe plot romancė, i thyhet zemra nga kjo ndarje. Ajo ndihet e lėnduar, e rrėnuar shpirtėrisht dhe qan me dėnesė. Tė gjithė ėndrrat qė kishte thurrur gjer atėherė, i shikon tė rrėnohen kur i dashuri i saj i thotė qė e ka tė pamundur tė vazhdojė mė tej dhe kėrkon tė ndahet.

Gjatė adoleshencės si djali ashtu dhe vajza nuk shohin tek njėri-tjetri veēse anėt pozitive. Secili e sheh tjetrin si mė tė mirin, jetojnė mė sė shumti nė imagjinatė dhe nuk i dallojnė dot tė metat e partnerit. Gjatė adoleshencės parteri shihet si diēka i shenjtė dhe i pa tė meta. Por me t’a kaluar kėtė fazė, me tė filluar tė piqen tė dy, fillojnė tė mendojnė ndryshe dhe tė zbulojnė tė metat e njėri-tjetrit.

Nėse nga njė ndarje e padėshiruar vuajnė dhe djemtė, vallė a mund tė pėrshkruhet vuajtja e vajzės?

Zoti i ka bėrė haram kėto lidhje, me qėllim qė tė mos thyhesh dhe mos lėndohesh o motėr. Kjo thyerje, zhgėnjim dhe braktisje ėshtė shumė e rėndė pėr vajzėsn. Zoti kėrkon qė tė mos e lėndojė anėn emocionale tėnde o motėr, prandaj duro sa tė martohesh. Ruaje veten nga zhgėnjimi dhe lėndimi.

Nėse i lexon kėto fjalė dhe sheh se 99 % e lidhjeve nuk pėrfundojnė me martesė, mos i prano kėto lidhje derisa tė martohesh. Mos bjer pre e epsheve dhe premtimeve mashtruese.

Pėrveē zhgėnjimit, lėndimit, lotėve, rrėnimit etj... qė pėrjeton vajza kur braktiset nga djali, ajo pėrballet dhe me njė problem tjetėr, por kėtė herė pas martese. Psikologėt pohojnė se 70 – 75 % e divorceve ndodhin pėr shkak tė lidhjeve para martesore. Kjo, pasi njė vajzė qė dikur ka pasur lidhje me njė djalė dhe tashmė ėshtė martuar, bėn krahasime mes djalit qė donte mė parė dhe tė shoqit. Njė krahasim i tillė ėshtė i pavend, pasi ajo krahason tė shoqin qė lodhet gjithė ditėn nė punė, vjen i raskapitur, ka angazhime tė shumta... me njė tė ri i cili nuk kishte asnjė angazhim, gjithmonė e shihje tė qeshur, tė hijshėm, tė zbukuruar, flokėt e lyer me xhel, etj...

Ēdo konflikt dhe mosmarrėveshje me tė shoqin, edhe pse ndoshta pa dashje, ajo e krahason me ēastet e bukura dhe tė lumtura qė kalonte me ish tė dashurin e saj.

Siē e thamė dhe mė sipėr, ky krahasim ėshtė i padrejtė, pasi krahasohet mes njė personi qė ka kushedi sa pėrgjegjėsi, me njė tjetėr pa asnjė pėrgjegjėsi. Gjithėsesi, lidhjet paramartesore ndikojnė negativisht dhe pas martese. Kėshtu fillon tė humbasė dhe dashuria mes kėtij ēifti tė martuar.

E njėjta gjė ndodh dhe me tė riun qė para martese ka njohur katėr pesė vajza, por tani ėshtė martuar me dikė tjetėr. Ai krahason mes gruas sė tij e cila gjithė ditėn i duhet tė gatuajė, pastrojė fėmijėt dhe shtėpinė... dhe vajzės qė njihte dikur, tė bukur, me flokė tė krehur dhe tė mbajtur mirė, e parfumosur, e qeshur... Padyshim qė ky krahasim ėshtė i padrejtė.

Mė e keqja ėshtė nėse kjo vajzė qė tashmė ėshtė martuar, akoma i ruan ndjenjat pėr djalin qė ka dashur para martese. Kjo ėshtė fatkeqėsia mė e madhe nė jetėn bashkėshortore, pasi ėshtė tradhėti me mendje.

Pėr katėr apo pesė vite qė ndoshta do tė pėrjetosh lumturi dhe dashuri, ti o motėr do tė vuash pėr tridhjetė apo mė shumė vite.

Nw njw sondazh tw zhvilluar nw internet, shumw burra dhe gra tw martuar, pohonin se problemet mw tw rwnda me bashkwshortwt/tet e tyre buronin ngaqw para se tw martoheshin, kishin pasur lidhje jashtwmartesore.

Pėr gjithēka qė pėrmendėn, Zoti i porosit femrat qė tė mos pranojnė gjithėsesi tė krijojnė lidhje jashtėmartesore nė rini. Kėtė ai e ka pėrmendur nė suren Nisa (Grave). Thotė Zoti nė kėtė sure:”Jepuni dhuratat si ėshtė e zakonshme pėr gra tė ndershme e jo imorale tė hapura apo tė fshehta, e qė jetojnė me dashnorė.” (Nisa 25)

Kurrė mos ia lejo vetes tė jesh e dashura e dikujt. Kurrė mos ia lejo vetes tė shoqėrohesh me djem. Kurrė mos ia lejo vetes tė biesh pre e epsheve tė tyre tė shfrenuara. Kėtė ndalesė Zoti e pėrsėrit dy herė nė tė njėjtėn sure.

Problemi tjetėr qėndron nė faktin se ti o motėr dhe o vėlla ke tradhėtuar dhe prindėrit e tu.

Thotė Profeti a.s:”Ditėn e Kijametit, do tė ngrihen flamuj pėr tė gjithė tradhėtarėt dhe mashtruesit. Nė kėtė flamur, ėshtė shkruar:”Kjo ėshtė tradhėtia e filanit”

Nė kėtė flamur do tė jetė shkruar emri yt o motėr dhe o vėlla. Aty do tė jetė shkruar:”Kjo ėshtė filania qė tradhėtoi prindėrit nė rininė e saj.”

Mė ka ndodhur njė herė qė kur i pėrmenda njė vajze hadithin e mėsipėrm, ajo ma ktheu:”Jo, unė nuk po i tradhėtoj prindėrit pasi mamaja e din qė unė jam e lidhur me njė djalė. Madje ėshtė mamaja ajo qė mė ka nxitur tė lidhem dhe mė ka kėrkuar qė tė mos i tregoj babait.”

Nė kėtė mėnyrė kjo nėnė ia ka ulur vlerat vajzės sė vet. Njė vajzė e tillė shihet si diēka e lirė nė sytė e tė rinjve. Veē kėsaj, ti o nėnė ke pėrdhosur dhe respektin e burrit tėnd dhe babait tė vajzės. Nėse kjo lidhje e vajzės tėnde dėshton, nė sytė e saj ti do tė shihesh si shkaku i kėtij dėshtimi.

“Nuk ėshtė mirėsi tė hysh nė shtėpi nga dera e pasme (siē bėnin paganėt para Islamit), por mirėsia qėndron nė tė ruajturit nga tė kėqijat. Hyni nė shtėpi nga dyert e tyre dhe kijeni frikė Allahun, nė mėnyrė qė tė shpėtoni!” (Bekare 189)

Mos kėrko t’a arrish kėnaqėsinė nė rrugė haram. Mos hap sytė nė vebsitet me pėrmbajtje pornografike, mos kėrko lidhje haram nėpėrmjet chatit, jo nėpėrmjet mesazheve me celular... Nėse e don dikė, shko kėrko dorėn e saj dhe martohu.

Zanafilla e lidhjeve paramartesore.

Duke qenė se Zoti i madhėruar ėshtė Krijuesi i njeriut, Ai e din mė mirė si funksionon ky njeri dhe nevojat e tij. Vetė Zoti e ka pajisur njeriun me ndjenjėn e dashurisė, ku ēdo njeri ka njė masė tė caktuar. Kjo dashuri duhet tė derdhet diku. Kėshtu, islami ka caktuar martesėn e hershme me qėllim qė njė pjesė e dashurisė tė derdhet nė kėtė lidhje bashkėshortore. Veē kėsaj, islami ka caktuar dhe obliguar dashurinė pėr Zotin, pėr tė dėrguarin e tij, dashurinė pėr atdheun, pėr islamin, dashurinė pėr tė ftuar nė rrugė tė Zotit, pėr vėllazėrinė nė islam etj...

Por ajo qė ka ndodhur, ėshtė se sot e gjithė dashuria ėshtė pėrqendruar dhe e kanė derdhur nė marrėdhėniet jashtėmartesore. Nuk ka as dashuri pėr Zotin, as pėr Profetin a.s, as pėr familjen, as pėr vėllazėrinė nė fe... Ideja e imitimit tė shoqėrive perėndomore sundon dhe dominon mendjen e ēdo tė riu dhe tė reje.

Sot shohim tė prodhohen me mijėra kėngė dhe videoklipe, tė cilat flasim vetėm pėr njė gjė tė vetme, dashurinė dhe lidhjet jashtėmartesore. Tė shumta janė kėngėt, filmat, telenovelat, historitė... mbi lidhjet e njė djali me njė vajzė. Sikur nė kėtė jetė nuk ka asgjė tjetėr pėr tė cilėn tė flitet, pėrveē dashurisė jashtėmartesore.

Padyshim qė ide tė tilla janė tė importuara nga perėndimi. Atje, me tė mbushur djali dhe vajza tetėmbėdhjetė vjeē, gėzojnė pavarėsi tė plotė nga familja. Nėse duan, atyre mund t’ju ofrohet dhe njė shtėpi ku tė bashkėjetojnė me njėri-tjetrin si tė dashur dhe partnerė. Mes tyre nuk ekziston anjė marrėveshje, thjesht kėnaqin njėri-tjetrin. Ata vazhdojnė kėshtu derisa tė mėrziten nga njėri-tjetri dhe tė ndahen pėr tė gjetur dikėnd tjetėr. Vetėm njė pėrqindje e vogėl ka shansin dhe fatin tė martohen pas njė bashkėjetese kushedi sa vjeēare.

Gjatė bashkėjetesės, atyre mund t’ju lindin dhe fėmijė dhe kėto fėmijė i mbeten nėnės, nėse babai i fėmijės i braktis. Kėto nėna nė perėndim quhen single mother (nėna beqare). Me t’u ndarė nga i dashuri i saj, kjo nėnė fillon tė kėrkojė njė tjetėr qė tė kujdeset pėr tė dhe fėmijėn e saj. Njė pėrqindje e madhe e perėndimorėve bėjnė njė jetesė tė tillė.

Nėse do tė imitosh perėndimin dhe nuk dėshiron tė dėgjosh porositė e Zotit nė Kuran, patjetėr qė do tė vuash o motėr dhe o vėlla. Zoti tė ka urdhėruar ty o motėr tė jesh e:” ndershme, e jo imorale tė hapura apo tė fshehta, qė jetojnė me dashnorė.” (Nisa 25)

Tė ka kėshilluar dhe urdhėruar dhe ty o vėlla me fjalėt:”Nuk ėshtė mirėsi tė hysh nė shtėpi nga dera e pasme (siē bėnin paganėt para Islamit), por mirėsia qėndron nė tė ruajturit nga tė kėqijat. Hyni nė shtėpi nga dyert e tyre dhe kijeni frikė Allahun, nė mėnyrė qė tė shpėtoni!” (Bekare 189)

Lidhjet jashtė martesore e largojnė bereqetin, harmoninė, mirėshkuarjen, dashurinė... bashkėshortore dhe familjare. Dhe e kundėrta ėshtė e vėrtetė.

Njė i ri qė studionte nė vitin e tretė nė fakultetin e inxhinierisė, ishte lidhur me njė vajzė dhe tė dy duheshin shumė. Kohėt e fundit ai filloi tė ndjejė simpati pėr fenė dhe islamin, gjė e cila i shtohej ēdo ditė. Njė ditė, ai u takua me vajzėn qė e donte shumė dhe i tha:”Unė tė dua shumė dhe pėr tė mbaruar fakultetin mė mbeten dhe tre vite tė tjera. Gjatė kėtyre viteve unė dua qė t’i ndėrpresim lidhjet me njėri-tjetrin. Me qėllim qė t’i ruajmė lidhjet derisa tė martohemi, unė do tė caktoj motrėn e cila do tė kontaktojė me ty gjatė kėsaj kohe. Me tė pėrfunduar universitetin, do tė vij tė kėrkoj dorėn tėnde nė shtėpi.”

Dhe ashtu ndodhi, pėr tre vite ai nuk e takoi fare. Shumė e vėshtirė, por ai e arriti. Tashmė ai ėshtė martuar me atė vajzė qė donte dhe Zoti u ka falur pesė fėmijė. Tregon ai vetė:”E dua gruan time, siē e kam pas dashur kur ishim nė universitet, ndoshta dhe mė shumė. As lindja e pesė fėmijėve dhe as vitet qė kanė kaluar, nuk e kanė shuar apo dobėsuar kėtė dashuri.”

Kush i frikėsohet Zotit nė rini, ia kompenson dhe i jep bereqet nė jetėn familjare dhe bashkėshortore. Nėse dėshiron njė jetė bashkėshortore dhe familjare tė lumtur, atėherė mos prano asnjė lidhje jashtėmartesore.

Nėse diēka e tillė ka ndodhur, unė tė kėshilloj t’a ndėrpresėsh atė menjėherė. Nėse dėshiron diēka qė tė tė ndihmojė tė ndahesh nga ai djalė, dėgjo kėtė kėshillė. Njė ditė, teksa je nė shoqėrinė e kėtij djali qė e don, papritur i thuaj:”Pashė motrėn tėnde nė njė makinė me njė djalė tjetėr. Tani sapo kaluan!”

Ai do tė bėjė njėrėn nga dy gjėra: Ose do tė braktisė ty dhe do tė vrapojė drejt motrės sė tij, gjė e cila tregon se ti nuk ke ndonjė vlerė pėr tė. Ose do tė tė thotė:”Nuk ka problem, ajo ka jetėn e saj” dhe kjo ėshtė tregues qė je e pavlefshme pėr tė. Njė njeri qė nuk don t’ia dijė pėr motrėn, si mund tė tregojė kujdes dhe tė tė dojė ty?!

Ajo qė tė ndihmon qė t’u ruhesh ndjenjave tė forta pėr t’u lidhur me dikė, ėshtė qė ndjenjėn e dashurisė t’a kompensosh me diēka tjetėr, p.sh me dashurinė pėr prindėrit. Nėse kjo nuk tė mjafton, atėherė mbushe me dashurinė pėr Zotin, tė dėrguarin e Tij dhe islamin. Njihu me motravėllezėr muslimaneė dhe duaji ato fort. Kurseje dashurinė dhe rezervoje atė derisa tė martohesh dhe t’a duash bashkėshortin tėnd.

Nėse ti o motėr dhe o vėlla keni lidhje me dikė dhe keni mundėsi tė martoheni, bėjeni kėtė menjėherė. Thotė i dėrguari i Zotit a.s:”Pėr dy tė dashuruar, nuk ka gjė mė tė mirė se martesa.”

Islami nuk e ndrydh dhe as nuk e shtyp ndjenjėn e dashurisė, ai kėrkon qė ajo tė disiplinohet dhe tė kanalizohet nė drejtimin e duhur. Ndjenjėn e dashurisė e ka vendosur nė zemrat tona vetė Zoti i madhėruar dhe ajo konsiderohet si mirėsi. Pėr t’a rezervuar kėtė ndjenjė qė tė pėrdoret nė kohėn dhe vendin e duhur, islami e kėshillon njeriun qė tė mos e ekspozojė veten ndaj faktorėve nxitės dhe stimulues. Ai e kėshillon njeriun qė tė zgjedhė shoqėrinė e mirė, tė punojė, tė aftėsohet, tė arsimohet .... me qėllim qė tė mos ketė kohė tė lirė.

Por edhe nėse nuk e mban dot veten dhe bie nė dashuri, ilaēi ėshtė durimi. Mos e pėrdor kėtė lidhje dashurore pėr tė kaluar nė lidhje pėr shfryerjen e epsheve. Jo. Prit derisa tė martohesh. Islami nuk ėshtė kundėr ndjenjės sė dashurisė dhe nuk kėrkon t’a ndrydhėsh atė. Islami ėshtė kundėr shpėrdorimit tė kėsaj ndjenje, ėshtė kundėr lidhjeve, takimeve, bisedave... tė cilat i shpien tė rinjtė drejt haramit.

Nėse ti o vėlla dhe o motėr do ia lejoni vetes hedhjen e hapit tė parė, hapat do tė ndjekin njėri-tjetrin.

Sot ka shumė vajza qė u drejtohen djemve me fjalėt mė tė ulėta dhe banale. Vallė si do tė ndiheshin kėto vajza nėse prindėrit e tyre i dėgjojnė? Si nuk u shkon mendja qė Zoti qė i ka krijuar, i dėgjon dhe vėzhgon nė ēdo ēast?

Si nuk u vjen zor dhe turp nga Zoti atyre tė rinjve qė nė bisedat nė chatt shkruajnė fjalė shumė banale? Si nuk i ruhen zemėrimit dhe ndėshkimit tė Zotit?

E keqja pason tė keqen dhe harami haramin. Thotė Zoti nė Kuran:”dhe mos i ndiqni hapat e shejtanit”

Nėse e ke ruajtur veten deri tani o vėlla dhe o motėr, vazhdo nė kėtė rrugė derisa tė martohesh. Nė tė kundėrt, ndėrpriti kėto lidhje dhe pendohu pėr gjithēka ke vepruar mė parė. Nėse e bėn kėtė, dije se tė gjithė gabimet dhe gjynahet tė fshihen sikur tė mos i kesh vepruar mė parė. Ndėrpriti kėto lidhje dhe kėtė shoqėroje me pendesė tė sinqertė. Kushtet e pendesės janė tre:

1 – Tė pendohesh pėr gjithēka qė ka ndodhur.

2 – Tė largohesh pėrfundimisht nga ajo vepėr.

3 – Tė jesh i vendosur qė nuk do i kthehesh sėrish.

Nėse i plotėson kėto tre kushte, dije se gjynahet sado tė mėdha qofshin tė fshihen.

Teksa flasim dhe pėrqendrohemi tek domosdoshmėria dhe rėndėsia e dashurisė nė familje, padyshim qė tė shkon mendja tek problemet familjare dhe bashkėshortore qė ndodhin ēdo orė dhe ēast nė mbarė botėn. Tė shkon mendja tek konfliktet, sharjet, ofendimet, urrejtjen, pėrbuzjen etj… qė ka filluar tė lindė mes bashkėshortėve. Tė shkon mendja tek fjala divorc, fjalė e cila ka filluar tė pėrdoret vend dhe pa vend nė marrėdhėniet bashkėshortore. Tė shumtė janė divorcet qė ndodhin pėr shkak tė njė fjale tė vetme. Tė shumtė janė divorcet qė ndodhin pėr shkak tė mendjemadhėsisė, egos dhe kapriēios.

Tė gjithė kėto probleme, konflikte, halle dhe telashė tė bėjnė tė mendosh:”Vallė ku ėshtė dashuria pėr tė cilėn flitet? Ku ėshtė dhembshuria mes bashkėshortėve? Ku ėshtė respekti mes tyre?”

Vallė si mund tė ekzistojė dhe tė ruhet dashuria me gjithė kėto probleme, zėnka dhe konflikte


2 komente

  • pa koment allhi jju rujt

  • Tem shumm e mire po ne qofte se nje cift jan vertet te dashuruar bbesoj nuk ka asnji penges dhe asnje mekat

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top

    Bashkim Aliu - Pozita e gruas nė Islam

    BASHKIM ALIU POZITA E GRUAS NË ISLAM ''TE JETOJME ME ISLAMIN''