Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, ka dalë hapur në mbështetje të kandidaturë së Muamer Zukorlicit për President të Serbisë.
Ne do të votojmë për Muamer Zukorlic si kandidat për President të Serbisë, meqë duket një personalitet interesant dhe kandidat më serioz i cili ka qenë i interesuar gjithnjë për zgjidhje e problemeve - jo vetëm në Sanxhak, por edhe në Luginën e Preshevës. Angazhim ky i cili dëshmohet edhe në programin e tij. Ne jemi të vetëdijshëm se Zukorlic e ka vështirë të fitojë, por ne me votën tonë po të dëshmojmë se përkrahim, mbështesim ato forca progresiste, përkrahim atë personalitet i cili mendon mirë për Luginën e Preshevës, përkrahje kjo e cila deri tash na ka munguar dhe do të jetë mësim dhe shembull për liderët tjerë serbë të cilët vazhdimisht kanë injoruar kërkesat tona apo avancimin e proceseve demokratike, politike dhe ekonomike në Luginën e Preshevës, ka deklaruar Halimi, në një intervistë për agjencinë Presheva Jonë.

2 komente
All-llahu e ruajt Muftin,i cili don qe me kete kandidatur,ti tregoj popullit serb qe boshnjaket si Rasim lajiqi e Sulejman uglanini ,jan vetem marioneta te pushtetit serbpo ashtu ti tregoj keti populli,i cili eshte i dehur me raki e pa raki,qe Islami eshte fe madhshtore dhe sistem i vlerave absolute qe te udheheq edhe me shtetin ah ta kishim ne nje kesi muftie trim.
sa ma shum te dhana reth fese