PENDIMI - TEUVBEJA

Pyetje: Cila është urtësia e ligjërimit të TEVBES dhe pranimi i pendimit prej Pranuesit të pendimeve, Falësit të gabimeve. Përgjigjja: Imami i njohur thotë:

Pyetje: Cila është urtësia e ligjërimit të TEVBES dhe pranimi i pendimit prej Pranuesit të pendimeve, Falësit të gabimeve.

Përgjigjja: Imami i njohur thotë:

Ligjësimi i pendimit, pranimi i faljes prej Zotit të Lartmadhëruar ka ardhur me siguri për ta mbrojtur rrugën e udhëzimit në tokë, sepse po mos të ishte ligjësuar pendimi, atëherë nëse njeriu do të binte aksidentalisht në mëkate, atëherë ato do të kishin qenë pengesë që ai të kthehej në rrugë të drejtë, por do të kishte vazhduar me mëkate, ashtu që do të pasonin trazirat dhe shkatërrimet në tokë.

Sepse, vetëm prej një lëshimi, apo vetëm një mëkati, do të dëboheshin njerëzit prej mëshirës së Allahut dhe nuk do të shpresonin të ktheheshin në gjendjen e mëparshme të pastër nga gabimet. Pra, pse të ktheheshin në planprogramin e lirive dhe të epsheve të kufizuara, pasi që një mëkat do t’i dëbonte ata nga mëshira e Allahut.
Paramendojeni sikur ndonjëri të bënte mëkat dhe ta humbte shpresën për t’ia pranuar Zoti tevben.

Si do të vepronte ai?

Ai do të vazhdonte dhe të mëkatonte më shumë, do të bënte më shumë padrejtësi, do të bënte më shumë krime, e pastaj do t’i mashtronte edhe tjerët në rrugën e tij të keqe, kurse atëherë e tërë bota do të bëhej me të këqij, do të paralizohej jeta, sepse askush nuk do të mund t’u kundërvihej atyre. Pra, ligjësimi i tevbes prej Zotit është hapje e rrugës për t’u kthyer nga rruga e lakuar në rrugë të drejtë.

Për këtë arsye, Allahu e arsyeton njeriun që gabon për shkak të harresës, apo të pakujdesisë.

Arsyetimi është sepse njeriu ndonjëherë dobësohet kur të bëjë mëkat, por kjo nuk llogaritet prej çështjeve të mëkatimit dhe Allahut që gëzohet me tevben e robit mëkatar.

E gjithë kjo për ta mbrojtur dhe siguruar ekzistencën.

Muhamed Muteveli Sharavi

Marrë nga: Libri "Fetfat e Sharavit", Editor: Fondacioni i Rinisë Islame


0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top

Bashkim Aliu - Pozita e gruas nė Islam

BASHKIM ALIU POZITA E GRUAS NË ISLAM ''TE JETOJME ME ISLAMIN''