Me 8 Prill 2012, dita e Diel, pas namazit të drekës, në Qendrën Kulturore të Wetzikonit u organizua tribunë e hapur rreth pozitës së familjes në Islam dhe sfidave të familjes islame në perëndim. Ligjërues në këtë tribunë ishte teologu nga Shqipëria, Bashkim ef. Bajraktari, ish myftiu i Shkodrës, i cili preki momente të rëndësishme të raporteve familjare dhe të përgjegjësisë që ka çdo një nga anëtarët e familjes, në veçanti prindërit, për mbarëvajtjen e punëve në familje dhe zhvillimin e shëndoshë dhe stabil të familjes.

Në tribunë pati prezencë të konsiderueshme njerëzish, në veçanti kur kihet parasyshë fakti se tribuna u organizua në kohën kur në perëndim është pushim i festës së pashkëve.
Qendrat islame në perëndim në veçanti u kushtojnë kohëve të pushimit dhe vikendeve për të realizuar aktivitete të këtilla fetare, ngase atëherë kanë mundësi të marrin pjesë një numër më i madh pjesmarrësish, në veçanti femrat, marrë parasyshë se koha e punës është e stërngarkuar në perëndim dhe kjo reflekton edhe në rrafshin e aktiviteteve fetare. Tribunën e moderoi Bashkim ef. Aliu.

0 komente
No Comments!