Indeksi -> Islam -->

Thėnie tė ēmuara tė dijetarėve

Thënie të çmuara të dijetarëve, mos e leni pa i lexuar vllëzër dhe motra



Muhamed Hassan

Një prej Profesorëve tanë në Universitetin e Mensures e ka sprovuar Allahu xh.sh me një sëmundje në zemër, lusim Allahun xh.sh që ta shërojë së bashku me të gjithë të sëmurët e myslimanëve, kishte udhëtuar në Londër për shërim dhe atje mjekët vendosën që ta operonin sa më parë.

Më tregonte mua se si kishte vendosur që të kthehej në vendlindje për tu përshëndetur me familjarët dhe të afërmit, si dhe për të lënë disa porosi. Por, më tha, para se të udhëtoja isha duke qëndruar në zyrën e një shokut time dhe përballë saj e shikoja një njëri i cili po shiste mish, ndërsa aty pran më kapi syri një plakë të moshuar e cila po mblidhte copat e rëna nga dhjami dhe kockat.

Dola menjëherë, me tha, dhe po e thërrisja gruan'' Oj, nënë eja këtu, çfarë jeni duke bërë?, dhe a e dini se çka i tha ??

Ajo i tha se kishte gjashtë vajza dhe se po mblidhte nga copat e rëna në tokë pasi që ato kishin më shumë se gjashtë muaj që nuk kishin ndier erën e mishit.

Fillova të qaja sa gati zemra mu ndal, mu kujtua se si ne thuajse çdo ditë hedhim mish dhe ushqime, sa që jemi stërngopur dhe sëmurë nga ushqimet e tepruara.

Pastaj iu drejtova shitësit dhe i thashë, jepi sa të dojë nga mishi. Ndërsa atë e pyeta se sa i nevojiteshin. Mu përgjigj se nuk më duhen më shumë se një kilogram.

Nuk pranova assesi, vetëm se të merrte së paku dy kilogram, pastaj pagova për një vit të plotë në mënyrë që të mund të vinte gruaja çdo javë dhe të merrte nga mishi aq sa i nevojitej.

Ajo ra në gjunjë, ngriti kokën dhe duart kah qielli, filloje të i lutej Allahut xh.sh duke qarë.

Allahu xh.sh ia pranoje lutjet kësaj gruaje të gjorë, kësaj gruaje të devotshme.

Shejh Muhamed Hassan tregon se, i është betuar në Allahun xh.sh që ende pa kaluar një jave është ndier më ndryshe, është ndier më mire, dhe vendosi të mos udhëtonte.

Por insistimet për të udhëtuar në mënyre që të siguroheshin për shëndetin e tij, dhe që të ishin më të qete ishin të mëdha.

Atje dëgjova çudinë e çudirave, dëgjova mjekun i cili ishte përgjegjës për shëndetin tim duke shikuar në analizat e mia e pastaj kthente shikimin nga unë, shikonte analizat dhe përsëri më shikonte mua duke më pyetur i habitur '' A këto janë analizat tua'??.

Po, iu përgjigja. Ndërsa ai vazhdonte të shikonte herë analizat dhe herë mua, derisa më nuk mundi ta përmbante veten, filloi të bërtiste, '' Çka ke bërë?, Çka të ka ndodhur kështu?''. ''Unë nuk po shoh asnjë shenjë të sëmundjes tënde, çfarë ke bërë''??!!.

Kam bërë tregti me Allahun xh.sh dhe ja më ka shëruar.

Thotë Muhamed Hassani, assesi mos e injoroni lëmoshën, assesi mos përqeshni mirësinë, assesi mos e nënçmoni mirësinë sado e vogël të jetë ajo. Dhe assesi mos e harroni fjalën e Pejgamberit a.s '' Shëroni të sëmurët tuaj me lëmoshë''.

Vëlla... Një grua ka hyrë ne zjarr për shkak të një mace, ndërsa lavirja hyri në xhenet për shkak të një qeni! Ajo i dha ujë një qeni që ishte tepër i etur, e Allahu xh.sh për këtë ia fali mëkatet e saj!



Muhamed El-Iwadi

'' Në historinë e Islamit nuk ka pasur më shumë se gjashtë komentues të ëndrrave, ndërsa sot në secilën lagje kemi me dhjetëra. Në kohën tona janë shtuar ëndrrat sepse ne jemi popull i fjetur''.



Muhamed El-Arifi

'' Sikur të mos ishin sprovat, Jusufi a.s do të mbetej i përkëdhelur në prehrin e të atit, por për shkak të sprovave ai u bë ministër''.



Muhamed bin Uthejmin

'' Jetojmë në këtë botë duke i bërë mëkate Allahut xh.sh ditë e natë, thuajse ne e kemi siguruar hyrjen në xhenet. Por po harrojmë se Ademit a.s ju ndalua të qëndruarit në xhenet për një mëkat të vetëm''.



Rashid El-Ganushi

'' Nëse fjala ushqehet nga zemra që është shitur në rrugë të Allahut xh,sh merr forcë që është e pamundur ta thyesh''.



Muhamed El-Gazali

'' I poshtëruari, bukurin e sheh si sfidë. Torollaku, mençurinë e ka armik. Dështaku, suksesin e sheh si torturë ndaj tij,... e kështu me radhë''.



Sylejman bin Fehd El-Aude

'' A të ka ndodhur ndonjëherë që te të përzihen e qara dhe e qeshura?? Mua më ka ndodhur dje kur po i përqafoja fëmijët pas mungesës time për një kohë, ndërsa një lexues i Kuranit po lexonte fjalën e Allahut xh. Sh '' Atë ditë kur do të ikë njeriu nga vëllai, nga nëna dhe babai, nga shoqëria dhe fëmija''.



Seid Kutub

'' Robër janë ata të cilët ikin nga liria, e nëse zotëria i tyre i ndjekë ata kërkojnë zotëri tjetër. Kjo për arsye se ata kanë tej mase nevojë për robëri, ata e kanë edhe shqisën e gjashtë apo të shtatë, shqisën e përuljes, e që patjetër duhet ta ngopin. E nëse askush nuk i skllavëron ata në shpirtrat e tyre do të ndihen të nënçmuar, bien në pragje duke u zvarritur dhe as që presin ndonjë shenjë me gisht nga zotëria i tyre për të rënë në sexhde''.



Hasan El-Bena

'' Bëhuni si pema të cilën njerëzit e gjuajnë me gurë ndërsa ajo ju lëshon frute''.



Ali Tantavi

'' Umeti i mbyllur është një grumbull zerosh, e çfarë vlere kanë zerot? Por nëse Allahu xh,sh ua dërgon një që besimtar të sinqertë, një thirrës në rrugën e Allahut xh,sh, njohës i miri i metodave të thirrjes, atëherë ky grumbull zerosh do të bëhet si njëqind milion kur një njësh ia shton. E historia është e mbushur përplot me shembuj për këtë që po them''.



Omer Abdulkafi

'' Qetësia e besimtarit fillon me vdekjen e tij, ndërsa për pa besimtarët fillon lodhja me vdekjen e tyre''.



Muhamed Salih El-Munxhid

'' Nuk është frikë nga Allahu xh.sh të qarit derisa sytë të nxihen, por frikë nga Allahu xh.sh është të larguarit nga mëkati duke pasur mundësi ta bëni, thotë Allahu xh.sh'' E për atë që i frikohet Allahut xh,sh do të ketë dy xhenete''.



Muhamed Muteveli Esh-Sharavi

'' Me të vërtetë pasuria është një rob i sinqertë, por ajo di të jetë edhe zotëri i keq. Është rob i yti nëse e shpenzon, por nëse e grumbullon dhe mërzitësh për të, atëherë do të ankohet për ty, do te të sëmurë sepse ti je bërë rob i saj''.



Mustafa Mahmud

'' Sikur te hynte secili prej nesh në zemrën e tjetrit do të te vinte keq për të''.



Abdelhamid Keshk

'' Kush mbështetet në pasurin e tij, do ti pakësohet.

Kush mbështetet në pushtetin e tij, do të nënçmohet.

Kush mbështetet në mendjen e tij, do të humbet.

Kush mbështetet në diturin e tij, do të devijojë.

Kush mbështetet në njerëz, do të lodhët.

E ndërsa kush mbështetet në Allahun xh.sh as nuk do të pakësohet, e as të nënçmohet, as nuk do të humbet e as të devijohet, e as nuk do të lodhët''.

Shqipëroi: Artan Musliu

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top

Bashkim Aliu - Pozita e gruas nė Islam

BASHKIM ALIU POZITA E GRUAS NË ISLAM ''TE JETOJME ME ISLAMIN''