A KONSIDEROHET MOSFALĖSI JOBESIMTAR

Namazi është bazë e fesë dhe shtyllë kryesore e tij. Namazi është i obliguar me argument të qartë, ku Zoti i Lartmadhëruar thotë: “... dhe faleni namazin dhe jepeni zekatin”. Mirëpo, disa e kundërshtojnë dhe nuk e përmbushin këtë detyrë obliguese. Pyetja jonë është: Lënësi i namazit a konsiderohet jobesimtar?

Namazi është bazë e fesë dhe shtyllë kryesore e tij. Namazi është i obliguar me argument të qartë, ku Zoti i Lartmadhëruar thotë: “... dhe faleni namazin dhe jepeni zekatin”. Mirëpo, disa e kundërshtojnë dhe nuk e përmbushin këtë detyrë obliguese. Pyetja jonë është: Lënësi i namazit a konsiderohet jobesimtar?

Imami i nderuar Shejh Sharaviu thotë:

Namazi është shtylla kryesore për çdo besimtar, që nuk bën të lihet pa marrë parasysh kushtet, rrethanat dhe situatën. Nëse nuk mund të falet në këmbë, falet ulur, nëse jo ulur atëherë shtrirë, nëse nuk mund të falet shtrirë me lëvizje trupore, atëherë vetëm me shenja dhe lëvizje të syve, nëse nuk mund të falet me lëvizje të syve atëherë vetëm me mendje, por duke i menduar pjesët e namazit në kokën e tij.

Pra, namazi është çështje e domosdoshme, prej së cilës besimtari asnjëherë nuk bën të shkëputet. Ndaj, për këtë arsye namazi edhe është shtyllë e islamit.

Lënësi i namazit është dy llojesh:

Lloji i parë: ai që nuk e pranon namazin si obligim prej Zotit dhe e kundërshton Allahun; ai person është jobesimtar.

Lloji i dytë: shmanget prej namazit për shkak të përtacisë, por beson se namazi është shtyllë kryesore dhe obligim i tij para Allahut. Të tillët i urdhërojmë për t’u falur, ashtu që t’i falin ato namaze që nuk i kanë falur më parë.

Muhamed Muteveli Sharavi (Shqipëroi: Musli Verbani)

Marrë nga: Libri "Fetfat e Sharavit", Editor: Fondacioni i Rinisë Islame

1 komente

  • Vella i dashur dhe i nderuar vzhdoni me tema te ketilla ne lidhje me Islamin dhe obligimet qe All-llahu xh.sh. najka dhene ndaj Tij. All-llahu te shperbleft

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top

    Dinari (€) mė i ēmueshėm i shpenzuar - Nėn hijen e hadithit

    Prof. Husamedin Abazi.
    Dinari (€) më i çmueshëm i shpenzuar - Nën hijen e hadithit