A ėshtė haram pirja e duhanit?

Shumë musliman pirjen e duhanit e konsiderojnë Mekruh (të pa pëlqyeshme), por jo haram (të ndaluar). Sa herë që u jepet këshillë në këtë vlerësim ata zgjedhin mënyrën si me e injoruar atë.

Sadoqë njerëzit janë në dijeni për efektet e dëmshme të pirjes së duhanit, ju duket se shejtani dhe nefsi i tyre dëshiron që ata të vazhdojnë me harxhimin e pasurisë së tyre për t’ju shkaktuar dëm SHËNDETIT dhe trupit të tyre.
Natyrisht, duhani nuk ishte i pranishëm në kohën e Muhammedit a.s., megjithatë vendimet dhe orientimet me konsideratë të substancave të ngjashme janë prezente në dy burime: në Kur’an-in famëlartë dhe Sunnet-in e mirëfilltë (Hadithe). Si rregull, Kur’ani famëlartë ndalon çdo gjë që është e dëmshme për shëndetin dhe njeriun. T’i paraqesim argumentet nga Kur’ani famëlartë:

1. Pirja e duhanit është vrasëse; ajo shkakton sëmundje siç është kanceri i mushkërive, turbekuloza, sëmundjet e zemrës (vetëm disa i cekëm nga sëmundjet e ndryshme).”Dhe kush e bën këtë (që ndaloi Zoti xh.sh.) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, ne do ta hudhim atë në zjarr të fortë. Dhe kjo është shumë lehtë për Allahun”. (Sure En-Nisaë, 29,30).

Allahu xh.sh. gjithashtu thotë:”Dhe jepni për në rrugë të Allahut e mos hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë Allahu i do bëmirësit”. (El-Bekare, 195).

2. Pirja e duhanit e djeg (e shpenzon) pasurinë: Allahu xh.sh. thotë: ”Dhe jepni çdo të afërmi të drejtën që i takon edhe të varfërit edhe atij në gurbet, por mos shpenzo tepër e pa rrugë”. “Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij”. (El-Israë, 26,27).

3. A u shkakton dëm pirja e duhanit joduhanpirësve?

Shumë njerëz ndeshen me problemet e frymëmarjes kur ata rastësisht thithin tym duhani nga tuba (llulla) ose cigarja e ndonjërit, sidomos njerëzit të cilët vuajnë nga bronkiti astmatik. Poashtu, mjekësia bashkëkohore ka vërtetuar se joduhanpirësit dëmtohen kur gjenden në shoqëri të duhanpirësve dhe quhet: pirje pasive e duhanit. Tymi i prindëve lidhet me problemet e frymëmarrjes te fëmijët dhe shkakton vdekje të fëmijëve në shtrat apo djep.

4. Pirja e duhanit shkakton përhapjen e mëkateve dhe dëmeve: Muslimanët që pijnë duhan duhet kujtuar se ata japin shembull të keq para të tjerëve. Kur ata pijnë duhan haptazi, inkurajojnë fëmijët e rinj dhe të tjerët që t’a pijnë atë.

5. Pirja e duhanit si pasojë adhurimi: Shumë duhanpirës kanë antipati ndaj agjërimit dhe seancave në mjediset e studimeve Islamike, leksioneve, përshkak se atyre vazhdimisht u nevojitet tymi i cigareve. Duhanpirësi është i dhënë pas duhanit, si materialisht ashtu edhe psiqikisht.

6. Pirja e duhanit u shkakton erë të keqe duhanpirësve dhe ambientit ku jetojnë: Çdo gjë me të cilën duhanpirësi vjen në kontakt me erën e cigareve: vetura e tij, teshat e tij, shtëpia etj. Prandaj, kur duhanpirësi falet me xhemaat e prek shoqërinë me erën e tij, poashtu edhe melekët, siç thotë Pejgamberi a.s.:”Kushdo që ka ngrënë prej perimeve si hudhër, qepë ose presh duhet të largohen nga xhamia jonë. Me të vërtetë Melekët janë të njohur me dëmet të cilat i bëjnë pasardhësit (bijtë) e Ademit a.s.”

Pikat e lartpërmendura janë dëshmi e qartë se pirja e duhanit është mëkat, prandaj dijetarët bashkëkohor në bazë të analogjisë kanë rënë në përfundim se duhani është Haram (i ndaluar) në Islam. Në rast se një Musliman është nën ndonjë lloj stresi, atëherë ai medoemos duhet t’i kthehet Allahut xh.sh. për ndihmë. Madje, shkenca e mjekësisë ka hedhur plotësisht poshtë legjendën se pirja e duhanit qetëson nervat. Çfarë dijmë ne sigurt është se kujtesa e Allahut xh.sh. është shëruese, siç thotë Allahu xh.sh. “Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun, zemrat e tyre qetësohen; pra të dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen”. (Er Rra’d, 28).


Ndërprerja e pirjes së duhanit


Parimi i parë që mund të shfrytëzohet në vijim është mbështetja në Allahun xh.sh. duke kërkuar ndihmën e tij dhe parimi për të hequr qafe pirjen e duhanit. Ja disa prova:

1. Mundohu të mbash mend se ti don të fitosh kënaqësinë e Allahut xh.sh. Hudhi të gjitha cigaret e mbetura dhe kujto se ke bë një synim të fortë e të qëndrueshëm drejt mospirjes së duhanit.

2. Zvogëloi kontaktet me duhanpirësit (ky është një hap shumë i rëndësishëm).

3. Mundohu me e zvogëluar pijen, veçanërisht pijet që janë të lidhura ngushtë dhe ndikojnë psiqikisht në pirjen e duhanit siç janë: kafeja, çaji, pijet që përmbajnë kofeinë etj.

4. Kurdo që të paraqitet një dëshirë e madhe për të pirë duhan, mundohu që të angazhohesh me diçka tjetër, veçanërisht me aktivitete të cilat të mundësojnë që duart t’i kesh të zëna.

5. Mundohu që të mos pranosh cigare prej asnjërit.

6. Në rast se paraqitet nevoja, mundohu që të mos e përfundosh pirjen e duhanit, cigaren e tërë.

7. Pij shumë ujë kur e ndërpret pirjen e duhanit. Dehidrimi është shkaku kryesor i simptomeve të tërheqjes.


Pirja e duhanit është haram edhe për shkaqe shëndetësore


Pirja e duhanit është shembull shumë i përhapur i mvarësisë së drogës në SHBA, poashtu edhe në të gjitha shtetet e botës. Zyra e përgjithshme kirurgjike e SHBA-ve, pirjen e duhanit e konsideron si problem më i keq i dhënë pas drogës në Amerikë. Gjurmimet mjekësore tregojn se pirja e duhanit është faktori kryesor në zhvillimin e shumë rasteve të kancerit, çregullimeve të zemrës, sëmundjeve kronike të mushkërive dhe sëmundjeve të tjera. Pirja e duhanit shkakton më shumë sëmundje dhe vdekje se të gjitha drogat tjera.

Pirja e duhanit te gratë shtatzëne rezulton me pasoja të dëmshme në fëmijën e posalindur. Këto zbulime janë analoge me zbulimet në Kur’an-in famëlartë ku qartë ndalohet pirja e duhanit nga muslimanët.

Është shumë e njohur se pirja e duhanit është shembull shumë i pëhapur i mvarësisë së drogës në SHBA. Pamfleta e bërë nga Zyra e Përgjithshme e SHBA-ve e titulluar “Pse njerëzit pijnë cigare?” e quan pirjen e cigares si problem më i madh i dhënë pas drogës. Ajo përmban nikotinë dhe substanca të ndryshme të mundshme në duhan.

Një raport autoritativ Britanez bën të ditur se pirja e duhanit është një formë e varur e drogës, ndryshe nga drogat, por jo më pak e fortë se drogat e narkomanisë. Vullneti i madh i njeriut për pirje të duhanit, përgjithësisht, pothuajse pashmangshëm bëhet i varur dhe kalon në shprehi.

Një raport i qeverisë Australiane i vitit 1977 i quajtur “Problemet e drogës në Australi” - një Shoqatë e helmeve thotë: është me rëndësi me pranuar se pirja e duhanit është formë e varur e drogës, por një formë me karakteristika (veçori) të fshehta.

Më shumë se 56 milion amerikan dhe rezultatet e shumta të shumë miliona njerëzve në kombet tjera, përfshirë kombin Islam janë kapur në cigaret ngjashëm si të droguarit në kofeinë. Shkaku më i madh pse shitja vazhdon në shkallë të larta në kundërshtim me përhapjen publike, njohuri në lidhje me rrezikun shëndetësor jepen nga çdo lloj i cigareve.

Shumë njerëz fillojnë pirjen e duhanit si shkak i futjes në shoqëri dhe si shkak i barabarsisë me shokët ose shoqet. Ata fitojnë ndjenjë “i rritur”, ”i madh”.

Pirja e duhanit së pari gjendet si akt stimulus (nxitës), ndërsa më vonë shohim se ata kanë nevojë të pijnë duhan për t’u qetësuar. Këta duhanpirës zhvillojnë një shkallë tolerance dhe rregullimi trupor në nikotinë. Në rast se ky nivel i nikotinës nuk është ruajtur në gjakun e tyre, ata do të ndjenjë probleme jo të rehatshme të varura psiko-fizike. Këta ndjenja jo të rehatshme janë drogat e rëndomta me simptome tërhekëse.

Drogat e narkomanëve janë psiko-aktive të cilat krijojnë varësi të trurit dhe të sistemit nervor dhe çojnë në përdorim detyrues. Ndërprerja e menjëhershme shpie në vuajtje psiqike dhe fizike. Simptomet e varësisë janë: kokëdhembje, dhembje stomaku, nervozë, acarim, djersitje, ndryshim i punës së zemrës dhe shtypjes së gjakut si dhe sekrecione të dobëta të disa hormoneve me ndikim në sistemin nervor.

Ish “Zyra e Përgjithshme Kirurgjike C.Everett Coop”, thotë se pirja e cigares është identifikuar si shkaku kryesor që shkakton vdekje (340.000 vdekje çdo vit në SHBA). Në shoqërinë tonë është një nga faktorët kryesor në zhvillimin e shumë rasteve të kancerit, çregullimeve të zemrës, sëmundjet kronike të mushkërive dhe organeve të frymëmarjes dhe sëmundjeve tjera. Pra, pirja e duhanit shkakton më shumë sëmundje dhe vdekje se të gjitha drogat tjera ngase ajo është më e përhapur.

Pirja e duhanit dhe Islami

Në Islam pastërtia dhe higjiena janë theksuar në një shkallë të madhe se konsiderohen një pjesë e rëndësishme e Islamit (fesë) dhe besimit.

Është shumë mirë e njohur se goja e duhanpirësve është jo e pastër dhe kundërmon erë të keqe “si një taketuke cigaresh”. Në Kur’an Allahu xh.sh. thotë:

“Dhe ndaloi ata nga çdo e keqe” (Al -A’rafë, 157).

“Ata që besuan dhe bënë punë të mira, nuk kanë mëkat për atë që u ushqyen (më herët) derisa ata ruhen (prej haramit), besojnë dhe bëjnë vepra të mira, mandej ruhen (nga ajo që ka qenë e lejuar e është ndaluar) dhe besojnë dhe pastaj ruhen (nga çdo mëkat) dhe bëjnë mirë. Allahu i do ata që bëjnë mirë”.

Fjala helme ka tre domethënie:

(1) Me nxit veçanërisht efektin e gëlltitjes së alkoholit.

(2) Me stimuluar ose emocionuar.

(3) Me helmuar.

Dy domethëniet e fundit janë të vlefshme dhe zbatohen për nikotinën.

Pirja e duhanit nuk është asgjë tjetër por një formë e shkatërrimit të plotë (vetëvrasjes) , e Ku’ran-i thotë:

“Dhe mos mbytni njeriun që Allahu ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me drejtësi”. (El-Israë, 33).

“Dhe jepni për në rrugë të Allahut e mos hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë Allahu i do bëmirësit” (El-Bekare, 195).

“…dhe mos mbytni veten tuaj. Vërtet Allahu është i mëshirshëm për ju.” (En Nisaë, 29).

Pejgamberi Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: ”Mos i mbytni ose lëndoni të tjerët”. Thamë se është vërtetuar shkencëtarisht se pirja e duhanit nga ana e duhanpirësit është rrezik për personat që gjenden përreth tij.

Shuma e të hollave që duhanpirësi i harxhon në cigare (sipas disa të dhënave amerikane) në një periudhë prej 30 viteve është llogaritur me qenë 200.000$ dhe më tepër. Të gjitha këta të holla thjeshtë janë shpenzuar (duke mos i llogaritur shpenzimet në kujdesin e shëndetit të duhanpirësit) .

Allahu xh.sh. thotë:”…po mos shpenzo tepër e pa rrugë. Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij”. (El-Israë, 26,27).

Nuk ka dyshim se trupi dhe shëndeti është dhuratë nga Krijuesi dhe si i tillë meriton të rruhet. Madje edhe Kur’an-i thotë:

“E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t’i jape atij shpirtin që është krijesë Imja, atëherë ju bini atij në sexhde”. (El Hixhr, 29).

Kështu trupi fizik nuk do të ndotet, lëndohet ose shkatërohet në një mënyrë me anë të pirjes së cigares ose konsumim të alkoholit ose në ndonjë lloj të formave të zakonshme të drogave (ilaçeve).

Përfundim

Nga shkaqet e lartpërmendura dhe nga shkaqet e konsideruara gjetiu, pirja e duhanit është Haram ose e ndaluar në Islam, kështu pirja e duhanit duhet me qenë e dekurajuar (d.m.th. me hequr dorë dhe përfundimisht e ndaluar) në të gjitha shtetet Islame.

Të gjithë Muslimanët duhanpirës duhet me hequr dorë nga ky aktivitet (veprim) jo i shëndetshëm dhe jo-Islamik. Mënyra më e mire me hequr dorë nga ky veprim është ndalimi i pirjes së duhanit plotësisht dhe ligjësisht.



Duhet mbajtur mend se ...



Për Muslimanët të cilët e praktikojnë Islamin sinqerisht dhe të cilët i nënshtrohen urdhërit të Allahut xh.sh., kjo nuk do të ishte një detyrë (punë) aspak e vështirë, por bindja e thellë dhe besimi i tyre duhet me qenë lehtësues i çdo vështirësie, praktikim i vullnetshëm i urdhërave dhe largim i menjëhershëm nga ndalesat e Krijuesit të Madhëruar, të vetmit të cilit i nënshtrohemi.



Falënderimi i takon vetëm Allahut xh.sh., Fuqiplotit, Mëshiruesit, Mëshirbërësit.





Përktheu nga gjuha angleze

Prof. Shaban Sallmani


0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top




Manifestimi i Kurban Bajramit 2014

Manifestimi i Kurban Bajramit 2014

Manifestimi i Kurban Bajramit 2014