Vendime te sesionit të tetë të Akademisë së Fikhut Islam pranë Ligës së Botës Islame - Meke

VENDIMI I GJASHTË
DËNIMI I KËSHILLIT AKTIN E PIKTURIMIT TË PEJGAMBERIT TË FUNDIT S.A.V.S. DHE PEJGAMBERËVE TJERË, PAQA DHE MËSHIRA E ALLAHUT QOFTË MBI TË GJITHË
Falënderimi plotë i takon vetëm Allahut Nji, bekimi dhe paqa e Tij qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka pejgamber tjetër, zotëriun dhe të dërguarin tone Muhammedin.
Këshilli i Akademisë së Fikhut Islam, në sesionin e tetë të mbajtur prej 27 Rebiu-l-ahir 1405h deri më 8 Xhumade-l-Ula 1405h, e shqyrtoi letrën me nr. 1205 të datës 25 Rebiu-l-Evvel 1405h, drejtuar kryetarit të përgjithshëm të drejtorive të gjurmimeve shkencore, fetvasë, thirrjes dhe udhëzimit, të nderuarit shejh Abdu-l-Aziz ibn Abdullah ibn Baz, nga zyra e kryesisë në Katar. Kësaj letre i ishin bashkangjitur disa fletushka ku kishte portrete të pikturuara e që autori pretendonte se janë portret i të Dërguarit të Allahut, Muhamedit s.a.v.s., si dhe një portret tjetër të pikturuar, e që autori pretendonte se është portret i Ali ibn Ebi Talibit r.a. Muftiu i nderuar, këtë letër, me urdhëresën nr. 2/813 të datës 30 Rebiu-l-Ahir 1405h, ia paraqiti Këshillit të Akademisë së Fikhut Islam që të merr vendimin e duhur përkitazi me çështjen në fjalë.
Këshilli, pasi i shpalosi të dy portretet e pikturuara, në sesionin e tij të tetë, të mbajtur në Meken e ndershme, në selinë e Ligës së Botës Islame, vendosi si vijon:
Pozita e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. është madhore te Allahu i Lartmadhërishëm dhe te muslimanët, dhe se pozita e tij e ngritur dhe autoriteti i tij i lartë, janë çështje të njohura domosdoshmërisht në fe. Allahu i Madhërishëm e dërgoi Muhamedin s.a.v.s. mëshirë për botërat, e dërgoi përgëzues dhe qortues te krijesat e Veta, dhe thirrës në rrugë të Allahut me lejen e Tij, si dhe pishtar ndriçues. Allahu e ngriti emrin e tij, e lartësoi pozitën e tij, e bekoi, e për të u lutën për bekim edhe melekët. Allahu i Madhërishëm i urdhëroi besimtarët që të çojnë përshëndetje dhe të luten për bekim dhe paqë për të Dërguarin e fundit të Tij, Muhamedin s.a.v.s., ngase ai është i pari i bijve të Ademit, dhe pronar i pozitës së lavdëruar-el-mekamu-l-mahmud, paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.
Muslimanët e kanë obligim që:ta respektojnë, vlerësojnë dhe ta madhërojnë Muhamedin s.a.v.s. ashtu si i ka hije pozitës dhe autoritetit të tij.
Çdo nënçmim apo zhvleftësim i pozitës së të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., konisderohet mosbesim dhe dalje prej Islami, Allahu na ruajt nga kjo.
Poashtu, paraqitja e personalitetit të tij të ndershëm me pamje, qofshin këto pamje fotografi të lëvizshme apo statike; qofshin trup apo vetëm foto a pikturë, të gjitha janë haram-të ndaluara, nuk lejohen fetarisht. Së këtejmi, nuk lejohet që këto pamje të bëhen dhe të miratohen për çfardo qëllimi, objektivi apo synimi qoftë. E nëse me këtë është për qëllim nënçmimi i personalitetit të Muhamedit s.a.v.s., atëherë ky veprim është kufër-mosbesim.
Ky konstatim bazohet në faktin se pamjet e këtilla përmbajnë shumë gjëra që janë mjaftë të dëmshme dhe komprometuese. Udhëheqësit e vendeve islame, përgjegjësit në ministritë e informimit dhe pronarët e mediumeve, e kanë obligim që ta ndalojnë personifikimin e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. në piktura apo foto lëvizëse në seriale, drama, libra për fëmijë, filme, televizor, kino, si dhe në media tjera. Materialet e këtilla duhet të ndalohen, të dënohet punimi i tyre dhe të asgjësohen nëse gjinden.
Kjo vlen edhe për shokët e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë, ngase ata e kanë patur nderin e të qenit shokë të të Dërguarit të Allahut, të luftimit krah përkrahë me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., të mbrojtjes së fesë, këshillimit për në rrugë të Allahut, të Dërguarit të Tij dhe të fesë, të bartjes së kësaj feje dhe të diturisë deri te ne. Të gjitha këto e detyrojnë madhërimin e pozitës së tyre, respektimit dhe lavdërimit të tyre.
Kjo që u tha për Muhamedin s.a.v.s., vlenë edhe për të dërguarit tjerë të Allahut, paqa dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ta. Edhe për ta është e ndaluar ajo që është e ndaluar për Muhamedin s.a.v.s.
Nisur nga kjo, Këshilli miraton që:personifikimi apo pikturimi i çdo njërit nga të zënit në gojë, është haram-i ndaluar, nuk lejohet fetarisht dhe obligohet të ndalohet.
Paqë mbi pejgamberët e Allahut, dhe i tërë falënderimi i sinqertë i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve.
Nënshkruar nga:
KRYETARI I KËSHILLIT TË AKADEMISË SË FIKHUT
Abdu-l-Aziz Abdullah ibën Baz
ZAVENDËSKRYETARI
Dr.Abdullah Omer Nesif.
Pasojnë nënshkrimet e anëtarëve tjerë:
Muhammed ibën Xhubejr, Abdullah Abdurrahman El-Bessam, Salih ibën Feuzan ibën Abdullah El-Feuzan, Muhammed ibën Abdullah ibën Sebil, Mustafa Ahmed Ez-Zerka, Muhammed Mahmud Es-Savaf, Salih ibën Uthejmin, Muhammed Kabbani, Muhammed Esh-Shadhli En-Nejfer, Ebu Bekër Mahmud Xhumi, Dr.Ahmed Fehmij Ebu Sunne, Muhammed El-Habib ibën El-Huxha, Dr.Bekër Ebu Zejd, Mebruk El-Avadi, Muhammed ibën Salim ibën Abdu-l-Vedud.
Sekretari i Këshillit:Dr.Talal Omer BaFekih.
Prej arabishtes:Mr.Bashkim Aliu

0 komente
No Comments!