PYETJA: Unë kam një internet kafe, dhe normalisht aty kam disa kompjuter. Pyetja ime është se a obligohem me zekat për këto kompjutera?
Pyetje dhe përgjigje të ndryshme, përgjigjet Mr. Bashkim Aliu
PYETJA: Unë kam një internet kafe, dhe normalisht aty kam disa kompjuter. Pyetja ime është se a obligohem me zekat për këto kompjutera?
PËRGJIGJA:
Kompjuterat të cilët ti i posedon, në bazë të pyetjes, kuptoj se nuk janë për shitje, por për përdorim të internetit.Kjo do të thotë se nuk janë mall tregtie.Së këndejmi, ti nuk obligohesh me zekat për këto kompjuter, sepse ato e kanë statusin e makinave në një fabricë, që zekati jepet për profitin apo vetë prodhimin e makinave, por jo edhe për makinat.Pra, ti do të japish zekat për profitin që ta sjellin kompjuterët, por jo edhe për kompjuterët.Mirëpo, nëse ti edhe shet kompjuter, atëherë do të japish zekat për ato kompjuter, sepse konsiderohen mall tregtie.
Allahu e di më së miri.
PYETJA: Çfarë tretmani ka nëna e femrës me të cilën jam i fejuar?
PËRGJIGJA:
Fejesa sipas parimeve Islame, është vetëm premtim për martesë në të ardhmen, dhe si e këtillë, nuk ka fuqi ligjore në kuptim të shndërrimit të nënës apo ndonjë të femre tjetër nga familja e të fejuarës, në femër të ndaluar për martesë, për të fejuarin.
Do të thotë, ajo është si çdo grua tjetër, dhe nuk duhet që tia jep dorën, të qëndron pa mbulesë, të mvetësohet etj.
Nëna e vajzës bëhet e ndaluar për një person, vetëm pasi të lidh kunorë me vajzën e saj, konform rregullave islame.
Kjo vlen edhe për vetë femrën me të cilën një person është i fejuar.Gjegjësisht, pos në rastin kur do të fejohet, pastaj nuk i lejohet që të kërkojë prej saj ta nxjerr shaminë.Poashtu, nuk i lejohet të mvetësohet apo të bënë ndonji aventur tjetër.Pra, këto mund të bëhen vetëm pas lidhjes së kunorës-niqahit.
Me këtë rast, të rinjtë dhe të rejat muslimane të devotshëm, duhet të jenë të kujdesshëm në këtë drejtim.Ose le të venë niqah prej fillimit të fejesës, që ta kenë të lejuar të shihen, të shëtisin, etj, ose le të mbrohen nga veprimet të cilat i bëjnë të fejuarit e kësaj kohe, e të cilat veprime janë jashta normave islame.
Allahu e di më së miri.
PYETJA:Kemi dëgjuar disa herë nga hoxhallarët se në ditën e xhuma, kur imami është në hutbe, nuk duhet humbur mendjen, as të folet dhe as të bëhen lëvizje.Por, nëse njeriu është i sëmurë nga gripi, dhe ka nevojë kohë pas kohe të përdor mindil, a bën mëkat, sepse kjo ta tërhek vëmendjen prej bisedës së imamit?
PËRGJIGJA:
Po, është e vërtetë se ditën e xhuma, derisa imami është në minber, pra mban hutbe-ligjeratë, kërkohet discipline dhe qetësi e plotë.Kështu na ka mësuar Pejgamberi s.a.v.s. duke thënë:Kush i thotë shokut të vet: Shuaj, derisa imami mban ligjëratë, ka bërë gabim.
Në këtë hadith, gabimi është për atë që i thotë tjetrit shuaj, nëse ai flet, e mos të flasim më për atë që flet.
Kjo, ngase dita e xhuma e ka vlerën e madhe dhe duhet njeriu të jetë i vëmendshëm kur është në xhami dhe kur ligjëron imami, e jo të preokupohet me gjëra tjera dhe ta humb mendjen.
Mirëpo, nëse njeriu është i sëmurë, dhe është i detyruar të bëjë një veprim, si që ishte rasti juaj, atëherë kjo nuk është mëkat dhe nuk bën pjesë në gjërat që janë mëkat.

2 komente
hoxh kisha pas njer lutje tem tregoni se jam shum e merzitur un e kam dasht nje djel 4 vjet kemi jetuar bashk kemi pas mardhenje te mira me at por un desha ta shof me kuran a osht nijeti jem aj dajli un e bona me kuran dhe rash te flej mdoli se so nijeti jem po un jam shum e merzitur dhe sdi si te veproj se un kom jetuar 4 vjet me at dhe mjen shum keq te dahem prej tij si mendoni ju hoxh kisha dasht tm jepni pergjigje sa me shpejt ::SS::S
selamu alejkum kisha nje pyetje deri tek ju ku ka te bej me thenjen e dovave gjat nates,a duhet te thuhen shtrit a po duhet ulur?ALLAHU ju shperbleft me xhenet qe po na mundsoni te kemi sa me shum dituri reth fes islame ju flm.