Nuk gabova, pasi e kisha falë namazin e istihares!

Një djalosh i cili kishte moshën për martesë, filloi si çdo i ri të kërkonte fatin e jetës dhe me cilësitë morale dhe familjare që kishte, filluan t’i vinin oferta te ndryshme për martesë.

Nuk gabova, pasi e kisha falë namazin e istihares!



Një djalosh i cili kishte moshën për martesë, filloi si çdo i ri të kërkonte fatin e jetës dhe me cilësitë morale dhe familjare që kishte, filluan t’i vinin oferta te ndryshme për martesë.



Në momentin kur vendosi qe t’i jepte përgjigje ofertave, kishte 3 oferta (3 vajza) për martesë, secila prej këtyre vajzave karakterizoheshin me bukuri dhe moral, dhe si një musliman i mirë dhe i edukuar mirë, pasi që kishte dilema se për cilën të vendoste për ta zgjedhur, vendosi që të falë namazin e ihstiharës me qellim që të përcaktohej në zgjedhjen e hajrit.



Fali namazin e ihstiharës dhe iu mbush mendja që ta zgjedhte njërën vajzë prej tri vajzave që kishte si oferta.



Mirëpo njeriu për nga natyra është nën ndikimin të madh të nefsit dhe duke llogaritur në cytjet e shejtanit, akoma e mundonin dilemat, kësaj radhe duke e munduar mendimi në vete se vallë a e kishte marrë vendimin e duhur të jetës duke zgjedhur vajzën që tashmë e kishte grua. Filloi në vete të parashtronte pyetje, se çfarë do ndodhte nëse do zgjedhte ndonjërën prej atyre dy vajzave e jo këtë që tashmë e kishte grua! Edhe pse ishte i lumtur, filluan t’i shpeshtoheshin mendimet me qellim që të vërtetonte se a e kishte marr vendimin e qëlluar në jetë!



Kaluan disa vite martesë dhe kishte krijuar familje, poashtu me fëmijë, mirëpo akoma disi e mundonte ajo dilema, rreth atyre dy vajzave, dhe ndërkohë, një ditë informohet për njërën prej atyre dy vajzave, pasi ishte martuar, kishte rezultuar sterile e cila nuk mund të lindte fëmijë! Në atë moment habitet dhe thotë subhanallah (Allah-u i Lartësuar) dhe po e falënderon Allahun për gruan dhe fëmijët e tij.

Dhe tash edhe pse filloi të bindej se kishte marr vendimin më të mirë kur kishte zgjedhur gruan e tij, mirëpo tash filloj ta preokuponte çështja e vajzës tjetër, se çfarë ishte puna e saj, dhe për habi pas një kohe dëgjon edhe për këtë vajzën tjetër një lajm të dhimbshëm se kjo vajza tjetër nuk kishte jetuar më shumë se 36 vjet dhe kishte vdekur!!



Kishte ndjenja të përziera, gëzohej për fatin e tij dhe merakosej për fatin e atyre vajzave. Mirëpo ajo çfarë e karakterizoj habinë e tij, ishte Lutja e Namazit të ihstiharës, e cila i kishte ndihmuar në ato momente jete që ishte në dilemë dhe falënderon Allahun për këtë dhuratë (Namazin e ihstiharës) që i bekon të gjithë ata besimtar që dëshirojnë të marrin vendime të duhura në jetë.

komente

Scroll To Top


Medreseja Alaudin shtëpi e Zotit dhe e Kombit



Medreseja Alaudin shtëpi e Zotit dhe e Kombit

Medreseja Alaudin shtëpi e Zotit dhe e Kombit