Zgjedhjet nė Tunizi, leksionet dhe sfidat

Befasia e zgjedhjeve parlamentare në Tunizi, nuk ka të bëjë vetëm me fitoren e madhe që korri lëvizja pro-islamike “En-nehda” (Rilindja), e cila fitoi 90 vende, trefishin e partisë së dytë pas saj. Por, befasia më e madhe ka të bëjë me humbjen e madhe që pësoi Partia Demokratike Përparimtare, e cila konsiderohej konkurrent i fortë i Lëvizjes “En-nehda” para daljes në zgjedhje. Kjo parti pretendonte se do të fitojë shumicën e vendeve në zgjedhjet e para demokratike, që po organizoheshin në Tunizi pas revolucionit të dhjetorit të vitit që shkoi.

Befasia e zgjedhjeve parlamentare në Tunizi, nuk ka të bëjë vetëm me fitoren e madhe që korri lëvizja pro-islamike “En-nehda” (Rilindja), e cila fitoi 90 vende, trefishin e partisë së dytë pas saj. Por, befasia më e madhe ka të bëjë me humbjen e madhe që pësoi Partia Demokratike Përparimtare, e cila konsiderohej konkurrent i fortë i Lëvizjes “En-nehda” para daljes në zgjedhje. Kjo parti pretendonte se do të fitojë shumicën e vendeve në zgjedhjet e para demokratike, që po organizoheshin në Tunizi pas revolucionit të dhjetorit të vitit që shkoi.

Edhe pse kjo parti nuk ishte pajtuar me regjimin e ish-presidentit, Zejnul Abidin bin Ali, bashkëpunimi i saj me regjimin në fjalë i kishte bërë tunizianët, që votat e tyre t’ia japin Lëvizjes “En-nehda”, e cila gjatë tërë kohës i ishte kundërvënë regjimit despotik, për ç’gjë edhe anëtarët e saj i ishin nënshtruar persekutimit sistematik.

Me fjalë tjera, tunizianët shprehën ndjeshmërinë e tyre të thellë kundër tiranisë prej së cilës kishin vuajtur për dekada të tëra. Ata ishin kundër tërë asaj që kishte lidhje me tiraninë. Ky është leksioni më i rëndësishëm, të cilin lëvizja “En-nehda” duhet ta mësojë nga zgjedhjet e para të Asamblesë Kombëtare të Tunizisë.

Është e vërtetë se në kuadër të kësaj Asambleje Kombëtare, do të jetë qeveria, të cilën do ta formojë lëvizja “En-nehda” në koalicion me partitë tjera, por sipas kryetarit të Lëvizjes, Rashid El-Ganush, ai ka në plan që në qeveri të marrë edhe disa ministra, të cilët kanë shërbyer në qeverinë transitore, por që e kanë kryer punën e tyre me nder dhe profesionalizëm.
Lëvizja “En-nehda” ka premtuar se këto ditë do të fillojë bisedimet për formimin e qeverisë, ku do të shprehë vizionin e saj për administrimin e periudhës kalimtare dhe si do t’i zbatojë qëndrimet e saj politike në Kushtetutën e Re, të cilat do të jenë shprehje për shpëtimin tunizianëve nga të gjitha format e tiranisë, cilatdo qofshin shkaqet e tyre, qofshin ato në emër të fesë, në emër të laicizmit, apo në emër të luftës kundër terrorizmit.

Lëvizja “En-nehda” është e njohur me maturinë dhe moderimin e saj. Kurse burimin e saj e ka te Lëvizja e “Vëllezërve Myslimanë”. Kjo do të thotë se ajo e ka burimin e përbashkët me dy përvoja islamike në dy vende arabo-afrikane. Përvoja e parë ka të bëjë me fitoren e Frontit të Shpëtimit Islamik në zgjedhjet komunale dhe ato parlamentare në vitin 1990 në Algjeri. Si shkak i përdorimit të dhunës, në atë kohë u detyrua të ndërhyjë ushtria për t’i anuluar zgjedhjet, rezultat i së cilës ishte përdorimi me dekada i dhunës dhe qindra mijrëa viktima.

Përvoja e dytë ishte në Sudan, në mesin e viteve të nëntëdhjeta të shekullit që lamë pas. Lëvizja islamike erdhi në pushtet me anë të grushtshtetit ushtarak. Themeloi një pushtet të dështuar në të gjitha aspektet, rezultat i të cilit ishte ndarja e Sudanit dhe themelimi i Sudanit Jugor, në korrik të këtij viti.

Andaj, pyetja që shtrohet para Lëvizjes “En-nehda” të Tunizisë, është se a do të përsëriten përvojat e dështuara të Algjerisë e të Sudanit, apo ajo do të ofrojë një model të ri të qeverisjes, të udhëhequr nga një lëvizje islamike?

Prijësi i lëvizjes “En-nehda”, Rashid el-Ganush, nuk e fsheh simpatinë e tij lidhur me pajtimin mes vlerave islame dhe vlerave të qeverisjes qytetare, pluralizmit politik dhe transferimit të pushtetit. Këtë simpati, ai e shprehu në vazhdimësi, si gjatë fushatës zgjedhore ashtu edhe pas fitores në zgjedhje.

Ai potencoi gatishmërinë e tij për t’iu përmbajtur të gjitha ligjeve civile që ka njohur Tunizia në të kaluarën, në veçanti gjatë sundimit të ish-presidentit Habib Burgiba, në mesin e tyre ligjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet familjare dhe emancipimin e gruas. Në këtë aspekt, ai po ashtu pohon se në mesin e 49 grave që u zgjodhën përfaqësuese të popullit në Asamblenë Kombëtare të Re, 42 janë nga radhët e Lëvizjes “En-nehda”.

Megjithatë, sfida më e madhe për Lëvizjen “En-nehda” do të paraqitet pas ardhjes së saj në pushtet. Sa do të mundet ajo t’u bëjë ballë rrymave radikale, qofshin ato brenda saj apo nga bota islame, në themelimin e shtetit qytetar të Tunizisë moderne, i cili përfundimisht e përjashton tiraninë me të gjitha format e saj, të cilën tunizianët e urren dhe u ngritën kundër saj, kjo mbetet të shihet në ditët dhe muajt që do të vijnë.

Qemajl Morina

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top



Agim Elezi - Mësime nga rrugëtimi i Haxhit

Agim Elezi - Mėsime nga rrugėtimi i Haxhit

Agim Elezi - Mësime nga rrugëtimi i Haxhit