LUTJA E PRANUAR DHE E REFUZUAR

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: Lutmëni mua, jua pranoj lutjen. Po ashtu ka thënë: Dhe nëse të pyesin robërit e mi për Mua, unë jam afër, i përgjigjem lutjes se lutësit kur më lutet. Sadakallahul Adhim

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: Lutmëni mua, jua pranoj lutjen.
Po ashtu ka thënë: Dhe nëse të pyesin robërit e mi për Mua, unë jam afër, i përgjigjem lutjes se lutësit kur më lutet.
Sadakallahul Adhim

Cila lutje është e pranueshme? Cilët janë faktorët e pranimi, dhe cila është e papranueshme dhe pse shumica e njerëzve e lutin Zotin e tyre ndërsa ai nuk ua pranon! A do të thotë kjo se ata nuk janë të sinqertë, apo nuk i kanë plotësuar kushtet e pranimit.

Imami i mirënjohur Shejhu Muhamed Muteveli Sharaviu na qetëson me përgjigje të bukur, na e freskon gjoksin, na i qetëson zemrat dhe na e çliron mendjen, duke thënë:

Disa njerëz i ngrenë duart lart në qiell e luten, por lutja nuk u pranohet, sepse Zoti i Lartmadhëruar i përgjigjet të mirës se robërve besimtarë. Ndonjëherë, ose thënë më mirë në shumicën e rasteve, lutemi dhe e kërkojmë atë që është e keqe dhe e dëmshme, edhe pse në shikim të parë, në pamjen e jashtme, mendojmë se do të na kishte shkatërruar, se do të na kishte larguar nga Allahu, se do të bëheshim arrogantë, ndërsa Allahu dëshiron të na ruajë, të na shpërblejë në botën tjetër dhe të na japë më të mirën. E këtu është përgjigjja e lutjes dhe përputhshmëria e mëshirës së Zotit të Lartmadhëruar ndaj nesh.

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Dhe, ndoshta e urreni ndonjë çështje (gjë), por faktikisht ajo është dobi për ju.”
EL-BEKARE 216
“Allahu e di, e ju nuk e dini”
EN-NUR 19

Ndonjëherë ne duam diçka në të cilën Allahu e ka vendosur të keqen dhe dëmin e madh. Shejh
Sharaviu tregon me rregull të retorikës dhe sqaron:

Duhet ta dini një çështje. Dashuria për një gjë, apo urrejtja për një gjë tjetër, nuk është e dobishme për ne. Ndoshta unë dua të kem shumë pasuri, por ajo pasuri më shpie në shkatërrim dhe në të keqe, ndërsa ajo e keqe nuk është vetëm për në botën tjetër, por edhe në këtë botë gjithashtu.

Këtë çështje Shejh Sharaviu e sqaron duke thënë:

Në çdo apartament të bukur dhe në çdo pallat nuk ka jetë te lumtur, përkundrazi ndoshta jeta më e palumtur është në ta.
Po cilit ia pranon Zoti lutjen?
Kjo është dhënë e qartë në Kuranin fisnik, në suretu “El-Enbija”, ku pas pranimit të lutjes së pejgamberëve Zoti i Lartmadhëruar thotë “Vërtet ata kanë shpejtuar (garuar) në punë të mira, na janë lutur me frikë e shpresë dhe kanë qenë tepër të dëgjueshëm ndaj nesh.

Kusht i pranimit të duasë (lutjes) është shpejtimi (garimi) në punë të mira, Zoti nuk ia pranon robit të keq, i cili angazhohet në punë të këqija e ofendim, sepse ai ashtu dëshiron ta çrregullojë sistemin e jetës.
Shpejtimi (të bërët gara) në punë të mira është pjesë e imanit dhe çështja më e rëndësishme. Pse? Sepse është imani (besimi) i shpërblimit në botën tjetër dhe me caktimin e me fuqinë e Zotit të Lartmadhëruar kush shpejton në punë të mira atij i pranohet lutja.

Muhamed Muteveli Sharavi (Shqipëroi: Musli Verbani)

Marrë nga: Libri "Fetfat e Sharavit", Editor: Fondacioni i Rinisë Islame

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top



Tribune Shkencore dhe islame e mbajtur me 19 Prill 2014 te Xhamia e Bardh ne Aaburg te Zvicres, Bashkim Aliu, Rufat Sherifi, Nehat Ismaili dhe Bashkim Bajraktari

Tribune Shkencore dhe islame te Xhamia e Bardh ne Aaburg te Zvicres

Tribune Shkencore dhe islame te Xhamia e Bardh ne Aaburg te Zvicres