Indeksi -> Islam -->

Kur bėn iftar agjėruesi?

Allahu i Lartësuar thotë: "pastaj plotësojeni agjërimin deri në mbrëmje" [El Bekare: 187].

Allahu i Lartësuar thotë: "pastaj plotësojeni agjërimin deri në mbrëmje" [El Bekare: 187].

Ndërsa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka komentuar këtë ajet me ardhjen e natës, ikjen e ditës dhe humbjen e rrumbullakut të diellit, siç e sqaruam më parë, në atë mënyrë që ia qetëson zemrën muslimanit pasues të Rrugës së Drejtë.

O rob i Allahut, këto janë fjalët e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) para duarve tua dhe ti i lexove ato. Veprat e tij nuk janë më të panjohura për ty dhe as veprat e shokëve të tij, të cilët pasuan atë që u solli i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), hap pas hapi.

Transmeton Abdurrezak në "el Musanaf" (7591) me zinxhir transmetuesish të cilin e ka vërtetuar el Hafidh në "el Fet'h" (4/199) dhe el Hejthemi në "Mexhama el Zevaid" (3/154); nga Amër ibën Mejmun el Advij, thotë: "Shokët e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishin më të shpejtët –më të parët në çeljen e iftarit dhe më të vonuarit në syfyr."

2. Shpejtimi i Iftarit:

O vëlla besimtar, nxito për iftar posa të perendojë dielli dhe mos i hidh sytë në të kuqërremtën e ndezur që duket në horizont, sepse ajo nuk është e konsideruar për kohën e iftarit. Në veprimin e kësaj ti je pasues i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe kundërshtues i çifutëve e të krishterëve, të cilët e vonojnë iftarin deri në një afat të caktuar, i cili është shfaqja e yllit.

Në pasimin e rrugës së Muhamedit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe në praktikimin e sunnetit të tij shfaqen virtytet e Fesë dhe krenaria me atë që kemi nga udhëzimi i drejtë në të cilin urojmë të bashkohen njerëzit dhe xhinët.

Këte e sqarojnë fare qartë hadithet e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në paragrafet në vijim:

a) Shpejtimi i Iftarit është mirësi:

Sehl ibën Sead (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Njerëzit do të vazhdojnë të jenë mirë përderisa e shpejtojnë Iftarin."[1]

b) Shpejtimi i Iftarit është Sunneti i të Dërguarit të Allahut:

Nëse umeti musliman e shpejton iftarin, ai vazhdon të jetë në rrugën dhe sunetin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe të Selefëve të sinqertë. Sigurisht që nëse ata vazhdojnë të kapur me dhëmballë në këtë rrugë dhe e refuzojnë çdo gjë që del nga bazat e saj, ata nuk kanë për të humbur kurrë, me Lejen e Allahut të Madhëruar.

Sehl ibën Sead (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Populli im do të vazhdojë të jetë mirë, përderisa nuk do të presin shfaqjen e yjeve për të bërë iftar."[2]

c) Shpejtimi i Iftarit është kundërshtim i atyre me të cilët Allahu u hidhërua dhe atyre të humburve:

Nëse njerëzit janë në të mirë, për atë se kanë ndjekur metodën dhe rrugën e Pejgamberit të tyre, duke ruajtur Sunnetin e tij, atëherë Islami mbetet i triumfator dhe i fortë, nuk e pengon atë ata që e kundërshtojnë atë. Vetëm atëherë ummeti musliman do të jetë kandil ndriçues në thellësinë e errësirës dhe shembull i mirë për t'u ndjekur. Ai nuk do të jetë bisht i popujve të lindjes apo perëndimit.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Feja do të vazhdojë të jetë triumfuese përderisa njerëzit e shpejtojnë Iftarin, për atë se çifutët dhe të krishterët e vonojnë atë."[3]

Themi: Në hadithet e mësipërme kemi dobi të shumta dhe gjëra të rëndësishme të sqaruara siç vijon:

1. Qëndresa e Fesë tonë triumfuese, me flamurin që valëvitet lart, ndryshe nga ata që kanë qenë para nesh prej atyre që u është dhënë Libri. Ky është qartësim për popullin musliman se ai i përfshin të gjitha të mirat e të gjitha pikëpamjeve, nëse ai qëndron popull i dalluar dhe fetar, as lindor e as perëndimor. Refuzues i sjelljes rreth boshtit të shterpëve apo i kullotjes në fushat e Shtëpisë së Bardhë –Allahu e nxiftë me të zezë!-, apo nga të kthyerit nga Londra –Allahu e shkatërroftë!-.

Vetëm nëse e bëjnë këtë, atëherë do të qëndrojnë si kandili në mes të të gjithë popujve të tjerë, nga i cili kandil hidhen të gjithë sytë dhe të cilin e dëshirojnë të gjitha zemrat. Por nuk ka për të qenë kështu, vetëm se me kthimin te Islami; me Kuranin dhe Sunetin, me Akiden dhe metodologjinë (menhexhin) e tyre.

2. Kapja për Islamin duhet të jetë e plotë; me bazat dhe me degët e tij, sepse Allahu i Lartësuar thotë: "O ju që keni besuar! Hyni në Islam plotësisht (përqafoni fenë Islame në tërësi)." [El Bekare: 208].

Prej këtu, ndarja e Islamit në bërthamë dhe lëvore është risi injorante bashkohore. Qëllimi i tyre me bërthamën është hutimi i mendjes së muslimanve dhe futja e tyre në vorbullën me rëndësi, e cila nuk ka asnjë bazë në Fenë e Allahut, por rrënjët e saj janë tek ata me të cilët Allahu është hidhëruar, të cilët besojnë në një pjesë të Librit dhe mohojnë pjesën tjetër. Ata, për të cilët jemi urdhëruar t'i kundërshtojmë në trung e në degë.

Siç e kuptove, frytet e kundërshtimit të çifutëve dhe të krishterëve janë qëndrim i Fesë tonë triumfuese dhe krenare.

3. Thirrja në Fenë e Allahut dhe përkujtimi i besimtarëve janë hallka që nuk ndahen nga njëra-tjetra. Ngjarjet e mëdha të cilat kanë rënë mbi umetin musliman nuk na bën ne që të bëjmë dallim në mesin e virtyteve të Fesë dhe as të paraprijmë disa prej tyre mbi disa të tjera, duke ua ulur vlerën atyre. Apo që të themi ashtu siç thonë shumë njerëz: Këto gjëra janë sipërfaqësore, dytësore, në to ka kundërshtim, apo ato janë në vend të fusnotave (shënimeve në fund të faqes së librit), kështu që duhet t'i lëmë ato mënjanë dhe duhet t'i përqendrojmë forcat në fatkeqësinë e madhe që ka përçarë mesin tonë dhe ka futur kundërshtimin mes nesh!

Dhe ja tani, ti o Musliman thirrës në Allahun, me vetëdije e njohuri, mësove nga hadithet e mëparshme se qëndrimi i Fesë triumfuese qëndron në shpejtimin e iftarit, i cili vërtetohet me të perënduarit e rrumbullakut të diellit.

Ndaj të kenë frikë Allahun ata njerëz të cilët mendojnë se bërja iftar në kohën e perëndimit të diellit është përçarje e fitne, dhe se thirrja në ringjallje të këtij sunneti është thirrje në diçka të kotë, në injorancë dhe në largim të muslimanve nga feja e tyre. Apo se ajo është thirrje e pa vlerë dhe sa që është e mundur që muslimanët të bashkohen në praktikimin e saj, pasi që ajo është prej çështjeve në të cilat ka kundërshtim, apo nga çështjet dytësore!!

Ve la havle ve la kuvete ila bilah (E nuk ka mundësi e as fuqi veçse me Allahun)

c) Bërja iftar para faljes së namazit të Akshamit:

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bënte iftar para se të falej[4], pasi që shpejtimi i Iftarit është nga morali i Pejgamberëve.

Transmetohet nga Ebi Derda (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: "Tri gjëra janë nga morali profetik; shpejtimi i iftarit, vonimi i syfyrit dhe vendosja e dorës së djathë mbi të majtën në namaz."[5]

3. Me çfarë çelet Iftari?

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nxiste gjithnjë që agjërimi të çelej me hurma (arabe), e nëse nuk gjen, atëherë me ujë, dhe e gjithë kjo nga kujdesi i madh për umetin e tij dhe këshillimin e tyre.

Zoti i botëve, i Cili e dërgoi Muhamedin mëshirë për mbarë njerzimin, thotë: "Juve ju ka ardhur një i Dërguar (Muhamedi) nga mesi juaj. Ai pikëllohet nëse juve ju bie ndonjë lëndim a vështirësi. Ai kujdeset dhe është lakmues i Rrugës së Drejtë për ju, është i ndjeshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët." [Teube: 128].

Kjo sepse kur trupit i jep diçka të ëmbël ndërkohë që stomaku është bosh, ai e pranon më lehtë atë dhe dobia e tij është më e madhe për gjymtyrët, veçanërisht trupit të shëndetshëm (të pasëmurë), sepse ai merr fuqi me të.

Ndërsa uji; pasi që trupi ka humbur lëngje gjatë ditës dhe kur atij i futet ujë, ai ka më shumë dobi nga ushqimi.

Dije, o ti rob i bindur Allahut, se hurma ka bereqet dhe veçori, gjithashtu edhe uji, veçori që lën gjurmë në zemër dhe në pastrimin e saj, gjë të cilën nuk e njohin veçse pasuesit e sunetit.

Transmetohet nga Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e çelte iftarin me disa rutab (hurmë e njomë), para se të falej, e nëse nuk gjente rutab, atëherë e çelte me temër (hurmë e thatë), e nëse nuk gjente temër, atëherë pinte disa gllënka ujë."[6]

4. Çfarë thuhet kur ha Iftar?

Dije, vëlla agjërues, Allahu na dhëntë sukses neve dhe juve në pasimin e Sunnetit të Muhamedit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), se ti ke në dispozicion lutje që të pranohet, kështu që shfrytëzoje rastin dhe lute Allahun me bindje të plotë për plotësimin e saj.

Dije gjithashtu, se Allahu nuk i përgjigjet duas-lutjes së zemrës së pavëmendshme e të shkujdesur.

Lutju Allahut me çdo lloj duaje të mirë që ti dëshiron, se ndoshta arrin të mirat e dunjasë dhe të ahiretit.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Tri lutje janë të pranuara : Lutja –duaja e agjëruesit, lutja-duaja e atij që i është bërë padrejtësi dhe lutja-duaja e udhëtarit."[7]

Kjo lutje-dua që nuk refuzohet është në kohën e iftarit, bazuar edhe në hadithin e Ebi Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Tre përsonave nuk u refuzohet lutja; agjëruesit kur bën iftar, udhëheqësit të drejtë dhe atij që i është bërë padrejtësi."[8]

Abdullah ibën Amër ibën Asi thotë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Me të vërtetë, për agjëruesin në kohën e iftarit ka dua që nuk refuzohet."[9]

Ndërsa duaja më e mirë është ajo që është përcjellë nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), i cili kur bënte iftar thoshte:

"ذهب الظَّمأُ و ابْتلَّتْ العُروقُ و ثَبَتَ الأجْرُ إنْ شاء اللهُ"

"Kaloi etja, u mbushën venat dhe u arrit shpërblimi inshallahu – në dashtë Allahu!"[10]

5. Të dhënurit iftar agjëruesit:

Mundohu vëlla, Allahu të shpërbleftë dhe të mundësoftë për punë të mira dhe të mbara, që të ushqesh agjëruesin, për shpërblimin e madh dhe të mirat e pafundme që të vinë nga kjo gjë.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Kush i bën iftar një agjëruesi, ai ka shpërblim sikur ai që ka agjëruar duke mos i mangësuar nga shpërblimi i agjëruesit asgjë."[11]

E nëse muslimani agjërues ftohet për iftar, ai e ka obligim t'i përgjigjet ftesës, ndërsa ai i cili nuk i përgjigjet ftesës, ai ka thyer urdhërin e Ebu el Kasim (Muhamedit) (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Agjëruesi duhet të jetë i bindur se bërja e iftarit tek dikush tjetër që e fton atë, nuk i pakëson atij asgjë nga shpërblimi dhe të mirat e tij.

Është e preferuar për të ftuarin që të bëjë dua për ftuesin e tij pas ngrënies së ushqimit, duke u bazuar në atë që është transmetuar nga i Dërguari (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), lutje e cila ka ardhur në disa forma dhe me disa shprehje, si p.sh:

"أكل طعامكم الأبرار، و صلت عليكم الملائكة، و أفطر عندكم الصائمون"

a) "Bukën tuaj e ngrënshin të pastërtit! Melekët bëfshin lutje për ju dhe bëfshin iftar tek ju agjëruesit!"[12]

"اللهم أطْعِم من أطعًمني، و اسقِ من سقاني"

b) "O Zoti im! Ushqeje atë që me ushqeu mua dhe jepi të pijë atij që më dha mua për të pirë."[13]

"اللهم اغفر لهم و ارحمهم و بارك لهم فيما رزقتهم"

c) "O Zoti im! Fali ata! Mëshiroji ata! Dhe jepu bereqet në atë që u ke furnizuar."[14]

[1] Transmeton Buhariu (4/173) dhe Muslimi (1093).

[2] E transmeton Ibën Hibani (891), me zinxhir të saktë. Origjina e tij gjendet në dy "Sahihat", siç e pamë më sipër.

Themi: Shiitët rafidij u janë përputhur çifutëve dhe të krishterëve në vonimin e Iftarit deri në shfaqjen e yjeve. Allahu na ruajt të gjithëve nga të humbja e tyre.

[3] Transmeton Ebu Davudi (2/305) dhe Ibën Hibani (224), me zinxhir të mirë.

[4] Transmeton Ahmedi (3/164) dhe Ebu Davudi (2356); nga Enesi, me zinxhir të mirë.

[5] Transmeton Tabarani në "el Kebir" dhe ka thënë: "…ky hadith është përcjellë edhe i ngritur tek i Dërguari alejhis selam, edhe si fjalë e Ebu Dardasë, por si fjalë e Ebu Dardasë është e saktë, ndërsa si i ngritur, në senedin e tij gjenden transmetues të cilëve nuk u kam gjetur biografi."

Themi: Megjithatë, edhe transmetimi i ngelur te Ebu Darda merr gjykimin e hadithit të ngritur te i Dërguari, në këtë rast.

[6] Transmeton Ahemdi (3/163), Ebu Davudi (2/306), Ibën Huzejme (3/277,278) dhe Tirmidhiu (3/70); nga dy rrugë transmetimi; nga Enesi.

Senedi i tij është i saktë.

[7] Transmeton el Ukajli në "ed Duafa" (1/72) dhe Ebu Muslim el Kexhi në "Xhuzin" e tij. Ndërsa nga transmetimi i këtij të fundit e ka përcjellë gjithashtu Ibën Masii në "Xhuz el Ensari" ( ق9/b). Zinxhiri i tij do të ishte i saktë sikur Jahja Ibën Ebi Kethir të mos e transmetonte me shprehjen "nga filani; nga filani" (port ë thoshte: kam dëgjuar filanin).

Megjithatë, hadithi ka një dëshmues i cili do të vijë fill pas këtij.

[8] Transmeton Tirmidhiu (2527), Ibën Maxhe (1752) dhe Ibën Hibani (2407), por në mesin e transmetuesëve të tij gjendet Ebu Mudile, i cili nuk është i njohur plotësisht.

[9] Transmeton Ibën Maxhe (1/557), el Hakim (1/442), Ibën Es Sini (128), dhe Et Tajalisi (299); nga dy rrugë transmetimi.

El Buvejsiri thotë (2/81): "Zinxhiri i këtij hadithi është i saktë dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm."

[10] Transmeton Ebu Davudi (2/306), el Bejhakiu (4/239), el Hakim (1/442), Ibën Es Sini (128), Nesai në "Amel el Jevm" (269), Darakutni (2/185), i cili thotë se zinxhiri i tij është i mirë. Themi: Ai është ashtu si ka thënë (d.m.th. i mirë-hasen).

[11] Transmeton Ahmedi (4/114-115-116, 5/192), Tirmidhiu (804), Ibën Maxhe (1746) dhe Ibën Hiban (895). Tirmidhiu e ka konsideruar të saktë dhe ai është ashtu siç ka thënë.

[12] Transmeton Ibën Ebi Shejbe (3/100), Ahmedi (3/118), Nisai në "Amel el Jevm" (268), Ibën Es Sini (129) dhe Abdurrezaku (311); me disa rrugë. Hadithi është i saktë.

Vërejtje: Ajo që shtojnë disa njerëz në këtë hadith, duke thënë: "Dhe ju përmendtë Allahu tek ata që janë tek Ai!", kjo shprehje nuk ka bazë në këtë, andaj kujdes!

[13] Transmeton Muslimi (2055); nga el Mikdad.

[14] Transmeton Muslimi (2042); nga Abdullah ibën Busr.

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top
Hyrje



Emri i Zotit El-Gafuru, në arabisht rrjedh nga folja “Gafere”, e cila nënkupton dikë që mbulon, fsheh dhe mbron. Shumë motra, përdorin një pëlhurë për të mbuluar balluket e flokëve dhe sipër saj vendosin shaminë. Pikërisht kjo pëlhurë në arabisht quhet “Gifara”, ngaqë mbulon dhe fsheh flokët e përparme. Kurse kur themi që Zoti është Gafur, nënkuptojmë se Ai t’i mbulon gjynahet në këtë botë dhe të ruan nga zjarri i Xhehenemit në botën tjetër.



Kështu, shohim se fjala “Es-stagfirull-llah!” nënkupton: ”O Zot, unë jam fajtor dhe kam vepruar gjynahe. Prandaj, të lutem m’i mbulo dhe më ruaj nga skandali.”



Kuptimi i emrit El-Gafur në terminologjinë islame



Emri i Zotit El-Gafuru ka tre kuptime në terminologjinë fetare:



Ai që të mbulon gjynahet në këtë botë, Ai që na i mbulon në botën tjetër dhe Ai që na mbron nga zjarri i Xhehenemit. Prandaj, ne kërkojmë prej Zotit të Madhërishëm t’i mbulojë gjynahet tona në këtë botë. Ne i lutemi Atij të na i mbulojë të metat tona dhe të familjeve tona dhe të na ruajë nga skandali. El-Gafuru nuk është vetëm për gjynahet. Ai është edhe për mbulimin e problemeve dhe vuajtjeve të tua. Ai është edhe për të ruajtur nderin dhe prestigjin tënd dhe të familjes.



Për këtë, fjalët “Es-stagfirull-llah!” janë fjalë që profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe profetët e mëparshëm, i përsërisnin shpesh. Vetë Nuhu [alejhis-selam] thoshte: ” Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë.” (Nuh: 10)



Vetë Ibrahimi [alejhis-selam], teksa lutej, thoshte: “Është Ai që më krijoi dhe është Ai që më udhëzon. Është Ai që më ushqen dhe më jep të pijë. Dhe kur sëmurem është Ai që më shëron. Që ma merr jetën dhe më ngjall. Është Ai tek i cili kam shpresë se do t’i m’i falë mëkatet e mia në Ditën e Gjykimit.” (Esh-Shuara: 78-82)



Ibrahimi [alejhis-selam] i kushton rëndësi faljes së gjynaheve, njëlloj si sigurimit të ushqimit dhe të ujit.



Kurse Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] çdo ditë thoshte 70 herë “Es-stagfirull-llah!”.



Tregojnë shokët e tij: ”Në një kuvend të vetëm, i numëronim Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mbi 70 istigfare dhe pendime” Teksa ulej dhe diskutonte me shokët e tij, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] herë fliste dhe herë heshte duke thënë: Es-stagfirull-llah. Herë të tjera, thoshte: Pendohem tek Ty, o Zot!”



Ne kemi nevojë për emrin e Zotit El-Gafuru, pasi jemi njerëz të dobët dhe kemi nevojë që Ai të na mbrojë dhe të na i mbulojë të metat.



Sureja El-Bekare përfundon me fjalët: ”Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar.” (El-Bekare: 286)



El-Gafuru të mbulon në këtë botë, të mbulon në botën tjetër dhe të mbron nga zjarri i Xhehenemit. Ai të mbulon në këtë botë, me qëllim që ta kuptosh se do të mbulojë edhe në botën tjetër. Nëse All-llahu i Madhërishëm do të premtonte mbulim në botën tjetër, ti do e besoje, por nuk ndjehesh i qetë. Po të kthehesh në vite dhe të kujtosh sa herë të ka mbuluar, do t’i gjeje të shumta. A i kujton gjynahet e shumta, të cilat i mbajti të fshehta dhe nuk të ekspozoi para skandalit?



Falja dhe mbulimi i gjynaheve është për ata që dëshiron vetë Zoti. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”Zoti nuk e fal t’i shoqërohen rivalë dhe përveç kësaj fal dhe mbulon kë të dojë.” (En-Nisa: 48); “Ai nuk pyetet për atë që vepron, kurse ata pyeten.” (El-Enbija: 23)



Emri i Zotit El-Gafur është përmendur 91 herë në Kur’an: “Ai tha: “Zoti im më fal mua.” Ai e fali, Ai është Falës (Gafur) dhe Mëshirëplotë.” (El-Kassas: 16) Kurse emri El-Gaffar është përmendur pesë herë. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”Dhe u thashë kërkoni Zotit falje, Ai është Falës (Gaffar).” (Nuh: 10); “Unë jam Falës (Gaffar) për atë që beson e udhëzohet...” (Ta Ha: 82) Kurse emri El-Gafir përmendet vetëm një herë. “Falës (El-Gafir) i gjynahut dhe Pranues i pendimit.” (El-Gafir: 3)



Dijetarët kanë dhënë shpjegimet e tyre në lidhje me ndryshimin mes tre emrave. Kështu për emrin El-Gafir, ata kanë thënë se është kur Zoti fal vetëm një gjynah të caktuar. Emri El-Gafur është kur gjynahet e tua janë të shumta, Ai t’i fal të gjitha me radhë. Kurse emrit El-Gaffar, është për gjynahet e mëdha dhe të rënda.



Me këtë, sikur All-llahu i Madhërishëm kërkon të na qetësojë se, sado të jenë gjynahet dhe të çfarëdo lloji, nëse kërkon falje, të falen dhe të mbulohen.



Që t’i mbulohen të metat dhe të mos i shfaqen para njerëzve është diçka themelore për cilindo prej nesh. Secili prej nesh, kërkon ta ruajë dinjitetin para njerëzve, para gruas së tij, para fëmijëve, prindërve... Secili prej nesh kërkon që Ditën e Kijametit t’i mbulohen të metat dhe të mbrohet nga zjarri i Xhehenemit.



Tregon Ebu Dherri [radijall-llahu anhu]: ”Dola një natë me Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në shkretëtirë. Pasi ecëm për disa çaste, ai më tha: ”Më prit këtu, derisa të kthehem!” Pasi u vonua pak, ai u kthye. Teksa kthehej, dëgjoja zërin e tij të thotë: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Më pas heshti dhe përsëri tha: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Përsëri heshti pak dhe përsëri pyeti: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet dhe konsumon alkool?!” Pasi u kthye i thashë: ”U vonove, o i Dërguar i Zotit dhe, teksa ktheheshe, të dëgjova të pyesje: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: ”Më erdhi Xhibrili [alejhis-selam] dhe më tha: ”Përgozoje umetin tënd se Zoti do t’ua falë të gjithë gjynahet.” Unë e pyeta: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Xhibrili [alejhis-selam] më tha: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet.” Unë e pyeta përsëri: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Dhe për të dytën herë edhe ai më tha: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet.” Edhe për të tretën herë kur e pyeta, më tha: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet dhe konsumon alkool. Kush del para Zotit pa i shoqëruar shok Atij, i falen të gjitha gjynahet.”



Në një hadith Kudsij, All-llahu i Madhërishëm thotë: “O biri i Ademit, përderisa më lutesh dhe shpreson tek Unë, do t’i fal gjithçka që ke bërë pa problem. O biri Ademit, nëse gjynahet e tua arrijnë deri në kulmin e qiellit, dhe ti më kërkon falje, Unë do të t’i fal. O biri i Ademit, nëse gjynahet e tua do të jenë sa vetë toka, do të sjell sa vetë toka mëshirë, nëse nuk më ke vënë shok.”



Në një hadith tjetër, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Një njeri bëri një gjynah dhe tha: “O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj ma fal mua atë.” Zoti i thotë: “E kuptoi robi Im që ka një Zot, i Cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për to, ia kam falur robit Tim.” Më pas bëri një gjynah tjetër dhe tha: “O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj më fal.” Zoti i thotë përsëri: “E kuptoi robi Im që ka një Zot, i Cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për to, ia kam falur robit Tim.” Më pas bëri një gjynah tjetër dhe tha: “O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj më fal.” Zoti përseri tha: “E kuptoi robi Im që ka një Zot, i Cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për to, ia kam falur robit Tim, le të veprojë ç’të dojë robi Im, përderisa më kërkon falje dhe pendohet.”



Ne kemi nevojë që All-llahu i Madhërishëm të na i mbulojë gjynahet dhe të na falë mëkatet. Nëse nuk do na mbuloheshin gjynahet dhe të metat tona, do të ishte skandal për secilin prej nesh.



Falja dhe mëshira e Zotit është edhe për jobesimtarët. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”Thuaju atyre që nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do t’u falet e kaluara.” (El-Enfal: 38) Kur e dëgjuan shokët e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] këtë ajet, u gëzuan shumë. Kjo, pasi nëse Zoti i Madhërishëm këtë thirrje ua bën jobesimtarëve, për besimtarët do të jetë më e lehtë që ta fitojnë faljen e All-llahut të Madhërishëm.



Madje, jo vetëm për jobesimarët, por edhe për ata që kanë luftuar kundër Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe muslimanëve dhe kanë rënë robër në duart e tyre. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”O profet! Thuaju robërve që keni marrë, nëse Zoti konstaton ndonjë të mirë në zemrat tuaja, do t’u japë më të mira se ato që u janë marrë dhe do t’u falë.” (El-Enfal: 70)



Po të shohësh me vëmendje në Kur’an, do të gjejmë se sa herë që përmendet falja e Zotit të Madhërishëm, përmenden edhe gjynahet e mëdha. Një e veçantë tjerër, është se vetë Zoti na bën thirrje për të na falur. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”Thanë të dërguarit e tyre: A ka dyshim në Zotin që është Krijuesi i qiejve dhe i tokës. Ai u fton që t’ju falë gjynahet tuaja.” (Ibrahim: 10)



Ajeti: ”Falës i gjynahit, Pranues i pendimit, me ndëshkim të ashpër.” (El-Gafir: 3) në pamje të parë sikur të frikëson, pasi përmend ndëshkimin e All-llahut të Madhërishëm. Por në fakt është e kundërta. Ti mund t’i thuash dikujt: Të kam falur, ngaqë nuk kam ç’të të bëj se jam i dobët. Kurse All-llahu i Madhërishëm në ajetin e mësipërm është i aftë të hakmerret dhe të ndëshkojë, megjithatë Ai të fal dhe të mëshiron.



Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u tha banorëve të Mekes, të cilët e kishin keqtrajtuar, fyer, sharë...: ”Shkoni se jeni të lirë!” - dhe këtë ua tha në çastet kur i kishte në dorë dhe kishte mundësi të hakmerrej.



Nëse ti, o vëlla dhe o motër, i kërkon falje El-Gafurit, jo vetëm që të fal dhe t’i mbulon të metat në këtë botë dhe në tjetrën duke të ruajtur nga zjarri i Xhehenemit, por edhe të shpërblen dhe të nderon.



Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në një hadith: ”Kush i lutet Zotit që ta falë (bën istigfar) në mënyrë të vazhdueshme, Zoti do t’i japë zgjidhje për çdo hall, do t’ia largojë gjërat që e preokupojnë dhe do ta furnizojë nga nuk e pret.”



Shkoi një njeri tek Hasan el Basriu dhe i tha: ”O imam i nderuar, gruaja ime është sterile dhe nuk lind. Çfarë duhet të bëj që Zoti të më dhurojë një fëmijë?” Hasani i tha: ”Shtoji istigfaret!” Pasi u largua ky, një tjetër i tha: ”O imam, shi nuk po bie dhe toka është tharë, çfarë duhet të bëjmë?” Hasani edhe atij iu përgjigj: ”Shtoji istigfaret!” Më pas i erdhi një i tretë dhe i tha: ”O imam, burimet e jetesës më janë pakësuar, çfarë duhet të bëj?” Hasani i tha edhe këtij: ”Shtoji istigfaret!” Një nga të pranishmit i tha: ”O imam i nderuar! A një përgjigje për të gjithë?!” Imam Hasani ia ktheu: ”Jo, për Zotin. Por a nuk e ke dëgjuar ajetin: ”Kërkoni falje Zotit tuaj (thoni “Es-stagfirull-llah!”) , se Ai vërtet fal shumë. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët. Ju bën që të keni kopshte me lumenj.” (Nuh: 10)



Nëse do e ndjesh siç duhet emrin El-Gafur, marrëdhëniet dhe lidhjet e tua me Zotin e Madhërishëm do të ishin shumë të forta. Kjo, pasi secili prej nesh ka të meta dhe gjynahe, të cilat kërkon të mbahen të fshehta mes tij dhe Zotit. Ka dashur vetë All-llahu i Madhërishëm që shumë nga gjynahet tona të mos merren vesh. Ai i mbulon ato dhe i ruan të fshehta mes Tij dhe njeriut. Nëse do të dëshironte Zoti të kundërtën, që gjynahet të kuptoheshin nga të gjithë, mund të caktonte një aromë të keqe për çdo gjynah. Për Zotin, nëse gjynahet tona do të kishin erë, nuk do të mund t’i afroheshim njëri-tjetrit.



Për shkak se mes çifutëve u përhapën gjynahe nga më të rëndat, All-llahu i Madhërishëm i ndëshkoi. Çdo kush që vepronte një gjynah, të nesërmen e gjente të shkruar në derën e shtëpisë së tij: ”Filani ka vepruar këtë gjynah.”



A e kupton sa e rëndë është që i gjithë pallati ku jeton, të lexojë mbi derën tënde çfarë gjynahu ke vepruar një natë më parë?! Vallë, sa vite ke vazhduar me gjynahe dhe Zoti i Madhërishëm t’i ka mbuluar?



El-Gafuru nuk është vetëm për gjynahet, por edhe për të mirat. Ai e ka fshehur Natën e Kadrit, me qëllim që besimtarët ta kërkojnë me adhurim dhe përkushtim në dhjetë ditët e fundit. Ai e ka mbajtur të fshehtë orën në të cilën pranohen lutjet në ditën e xhuma. Ai e ka mbajtur të fshehtë emrin e Tij më të madh, me të cilin po të lutesh t’i pranon lutjet. Kjo, me qëllim që ta lusim me të gjithë emrat. Ai i ka bërë të fshehtë dhe të padukshëm mikrobet dhe viruset. Nëse do të ishin të dukshëm, nuk do të mund të pinim as edhe një gotë ujë. Ai e ka mbajtur të fshehtë çastin kur do të vdesim, me qëllim që të jemi të përgatitur gjatë gjithë jetës.



Dita e Kijametit do të jetë e vështirë, pasi në këtë ditë të gjithë sekretet tona do të tregohen para të gjithë njerëzve. Ato do t’i dëgjojnë prindërit e tu, gruaja dhe fëmijët e tu, komshinjtë dhe vetë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Ne e kopjonim atë që vepronit.” (El-Xhathije: 29) Ashtu siç i kemi vepruar këto gjynahe, ashtu do të paraqiten para Zotit, me foto dhe me zë. Ato do të shihen nga të gjithë, jo thjesht të tregohen. Problemi dhe halli këtë ditë, nuk është se do të hysh në zjarr, por është skandali që gjynahet e tua do të tregohen para profetit Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe para të gjithë njerëzve. Do të ketë njerëz që do t’u bjerë mishi i fytyrës përtokë nga turpi. Ata do të kërkojnë të dërgohen në zjarr direkt dhe të mos u tregohen gjynahet para njerëzve.



Por nëse emrin El-Gaffar e ke përjetuar në këtë botë, do të ketë lehtësira për ty. All-llahu i Madhërishëm do të thotë: “Robi Im, afrohu! Dhe lëshon një perde (që mos të dëgjojnë njerëzit e tjerë). Më pas i thotë: “A e mban mend filan gjynah? Po atë tjetrin?” Derisa të mendojë njeriu se është i humbur. Atëherë, All-llahu i Madhërishëm do t’i thotë: “O Robi im, Unë t’i mbulova këto gjynahe në dynja dhe Unë t’i fal ato tani. Shko, o robi Im, pasi nuk do të poshtëroj para krijesave.”



El-Gaffari i mbulon gjynahet tona dhe nuk na poshtëron as në këtë botë dhe as në botën tjetër. Ai i mbulon gjithmonë gjynahet e para. Këtë e dinte mirë Umer ibnul Hattabi [radijall-llahu anhu]. Kur i dërguan një të ri që kishte vjedhur, ai filloi t’i betohej se ishte hera e pare që vidhte. Umeri [radijall-llahu anhu] iu përgjigj: ”Gënjen! Pasi Zoti nuk e poshtëron robin e Tij që në herën e parë.” Pasi e hetuan, panë se ishte hera e tetë që ai vidhte.







Të gjithëve u falen dhe u mbulohen të metat, përveç atyre që i veprojnë haptazi



Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Të gjithë umetit tim do t’u falen gjynahet, përveç atyre që i veprojnë haptazi.” Shokët e tij e pyetën: ”Si është kjo, o i Dërguari i Zotit?” Ai u tha: ”Ka njerëz që veprojnë gjynahe natën dhe Zoti ua mbulon. Me t’u gdhirë të nesërmen, u tregojnë të tjerëve se ç’kanë vepruar një natë më parë.”



Për shkak se Zoti i Madhërishëm e pëlqen t’i mbulojë të metat e njerëzve, Ai ka caktuar katër dëshmitarë për dikë që duhet të ndëshkohet për imoralitet. Që të akuzosh dikë për imoralitet, duhet të kesh katër dëshmitarë që ta kenë parë duke vepruar këtë vepër. Diçka e tillë është e pamundur, veçse nëse imoraliteti do të kryehej haptazi. Me këtë, sikur ndëshkimi që Islami jep për imoralët nuk është vetëm për veprën që kryejnë, por për atë që e veprojnë haptazi në publik, saqë e shohin katër veta.



Një herë tjetër, vajtën katër dëshmitarë dhe, pasi dëshmuan për dikë që e kishin parë në imoralitet, njëri prej tyre tha që m’u duk si burri i saj. Atëherë Umeri [radijall-llahu anhu] i ndëshkoi tre të tjerët me 80 goditje me kamxhik.



Islami e dënon përhapjen e sekreteve dhe ndërhyrjen në jetën private të njerëzve. Islami e dënon atë që mediat veprojnë duke përhapur skandale dhe jetën private të personave të ndryshëm:



“Ata që duan të përhapet e keqja mes atyre që besuan, do të kenë ndëshkim të dhimbshën në këtë botë dhe në ahiret. Zoti di dhe ju nuk dini.” (En-Nur: 19)



Kurse një herë tjetër, vetë Umeri [radijall-llahu anhu] i pa dy veta në imoralitet. Menjëherë i mblodhi njerëzit dhe u tha: ”O njerëz, i pashë me sytë e mi dhe i dëgjova me veshët e mi.” Ali ibnu Ebi Talibi [radijall-llahu anhu] e pyeti: ”O Prijësi i besimtarëve, a ke katër dëshmitarë?” Umeri i tha: ”O Ali, i pashë me sytë e mi dhe i dëgjova me veshët e mi.” Por Aliu i tha përsëri: ”O Prijësi i besimtarëve, nëse do t’ua shqiptosh emrat, do të ndëshkohesh me 80 goditje me kamxhik.”



Thotë profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Zotit i vjen turp dhe e pëlqen të mbuluarit. Nëse dikush prej jush lahet, le të mbulohet.”



Në një hadith tjetër, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: ”Dy lloj njerëzish nga umeti im, nuk do të hyjnë në Xhennet dhe nuk do e shijojnë aromën e tij, megjithëse ajo ndihet 500 vite larg.” Të pranishmit e pyetën: ”Kush janë këta, o i Dërguari i Zotit?” Ai u përgjigj: ”Janë gra të veshura lakuriq, kanë devijuar vetë dhe devijojnë edhe të tjerët, me kokat si gunga e devesë.”



Kjo, pasi këto bëhen haptazi dhe çojnë në shthurrjen e të gjithë shoqërisë. Nëse nuk ke veshur hixhabin, të paktën mos u vish me të shkurtra, të ngushta dhe të tejdukshme. Mos shko në plazh, o motër, se kështu e zemëron All-llahun e Madhërishëm !







Çfarë duhet të bëj që të siguroj faljen dhe mbulimin e gjynaheve në këtë botë dhe në botën tjetër?



Nëse dëshiron të ruhesh nga skandali në këtë botë e në botën tjetër dhe të mbrohesh nga zjarri i Xhehenemit, shkoji All-llahut të Madhërishëm me shumë vepra të mira dhe të mëdha.



Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vendosi ta marrë Meken pa luftë dhe lajmin e hyrjes në Meke e mbajti të fshehtë. Por një nga shokët e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Hatib ibnu Ebi Beltea, u dërgoi fjalë Kurejshëve mbi atë që kërkonte të bëjë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].



Hatib ibnu Ebi Beltea u dërgoi një letër Kurejshëve, ku u tregonte se Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe muslimanët po nisen për të sulmuar Meken. Në letër shkruante: “Nga Hatib ibnu Ebi Beltea, drejtuar Ebu Sufjanit, të parit të Kurejshëve. I Dërguari i Zotit, po përgatit ushtrinë për t’ju sulmuar.”



Letrën ia jep një gruaje, të cilën e këshillon ta fshehë mirë dhe t’ia dërgojë Ebu Sufjanit.



Në këto çaste zbret Xhibrili [alejhis-selam] dhe i tregon Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për atë që kishte bërë Hatib ibnu Ebi Beltea. Xhibrili [alejhis-selam] nuk zbriste vetëm kur Mesazhi Hyjnor ose Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishin në rrezik. Në këtë rast, nëse Kurejshët do e merrnin vesh, do të përgatiteshin për luftë. Kurse Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] përpiqej që në Meke të hynte paqësisht dhe jo me luftë.



Menjëherë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dërgon Aliun dhe Zubejrin të vihen pas gruas dhe t’i marrin letrën. Pasi e arrijnë, ia marrin letrën dhe ia dërgojnë Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Aliu [radijall-llahu anhu] e hapi letrën dhe e lexoi. Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e mori letrën në dorë dhe iu drejtua Hatibit: ”Çfarë është kjo, o Hatib?”



Umeri [radijall-llahu anhu] nxori shpatën dhe i tha Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”O i Dërguari i Zotit, më lejo t’ia këpus kokën këtij hipokriti!” Por Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ia ktheu: ”Lëre, o Umer, pasi All-llahu i Madhërishëm u ka thënë atyre që morën pjesë në betejën e Bedrit: Veproni ç’të doni se ua kam falur!” Hatib ibnu Ebi Beltea [radijall-llahu anhu] kishte një llogari veprash të mira, të cilat ndërmjetësuan në këtë moment të vështirë për të dhe iu fal gabimi.



Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e kuptoi se një veprim i tillë prej Hatibit, ishte si rezultat i dobësimit të besimit dhe me qëllim që të sigurojë një farë mbrojtjeje për gruan dhe fëmijët e tij në Meke.



Në shumë vende, të përhapësh sekretet konsiderohet tradhëti e madhe dhe personi ndëshkohet me vdekje. Por profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e pa këtë çështje nga një këndvështrim tjetër. Ai e dinte se një nga cilësitë e All-llahut të Madhërishëm është falja dhe mbulimi i të metave. Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e vlerësoi pjesëmarrjen e Hatib ibn Ebi Beltea në Bedr.



Nëse ke gjynahe dhe shumë të meta, o vëlla dhe o motër, bëj diçka të madhe për Islamin, fenë e Zotit. Ditën e Kifont-size: 12pt; font-family: (El-Bekare: 286)quot;serif lang=/pjametit, kur të dalësh para Zotit, thuaji: “Këtë e kam bërë për fenë Tënde, o Zot.”



Nëse ke një llogari bankare prej miliona dollarëve, nuk e ke problem nëse humbet në tregëti disa mijëra dollarë. Kurse një tjetër që humbet në tregëti mijëra dollarë dhe nuk ka llogari bankare të hapur, ky me të vërtetë që është i falimentuar.



Veprat e mira ndërmjetësojnë tek All-llahu i Madhërishëm për të metat e njeriut. Shkoji Zotit me të mira të shumta, shkoji me lexim Kur’ani, rrjedhje lotësh nga dashuria për Të, folu të tjerëve rreth Zotit... shtoje llogarinë e punëve të mira.



Ibnu Tejmije thotë se Musai [alejhis-selam] gaboi në disa raste. Ai vrau një njeri, hodhi përdhe fletët të cilat ia kishte shkruar All-llahu i Madhërishëm dhe përmbanin udhëzim, kapi vëllanë e tij profet për mjekre dhe e tërhiqte me inat... Megjithatë All-llahu i Madhërishëm e donte, e nderonte dhe i fliste pa ndërmjetës, si asnjë profeti tjetër. Kjo, pasi ai kishte qëndruar para Faraonit dhe i kishte folur për Zotin e Madhërishëm. Kështu, të metat dhe gabimet ishin si një qime e zezë në kurrizin e një demi të bardhë. Kurse Junus ibn Metta [alejhis-selam] e zermëroi All-llahun e Madhërishëm një herë dhe Ai e ndëshkoi në barkun e balenës. Kjo, pasi Junusi [alejhis-selam] nuk kishte të njëjtën llogari të mirash, si Musai [alejhis-selam]. Dhe ajo që e nxori Junusin [alejhis-selam] nga barku i balenës, ishin ato pak të mira që kishte vepruar më parë.



Kur Uthman ibnu Affani [radijall-llahu anhu] mori përsipër të përgatisë një ushtri me mjetet që i nevojiteshin, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ”Asgjë nuk e dëmton Uthmanin pas kësaj dite!” Sido që të jenë gjynahet e Uthmani [radijall-llahu anhu], do t’i falen për shkak të këtij qëndrimi burrëror.



Nëse kërkon të falë dhe të t’i mbulojë të metat, vepro diçka të madhe për hatër të Zotit të Madhërishëm. Një vepër e tillë mund të jetë hixhabi për ty, o motër. Mund të jetë kontributi për hapjen e një strehe jetimësh. Mund të jetë një edukim i mirë për fëmijët e tu. Mund të jetë udhëzimi i njerëzve në rrugën e All-llahut të Madhërishëm.







Si ta përjetojmë emrin El-Gaffar në jetën tonë?



Si fillim duhet të bësh disa gjëra: 1- Vepro vepra të mëdha dhe të mira. 2- Kërko falje sa më shumë, duke thënë:”Es-stagfirull-llah!” 3- Mbuloji të metat e njerëzve të tjerë, me qëllim që All-llahu i Madhërishëm të mbulojë ato të tuat. Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Kush ia mbulon të metat një muslimani, Zoti i Madhërishëm do t’ia mbulojë atij Ditën e Kijametit.”; “Kush ia mbulon të metat një muslimani, Zoti ia mbulon atij në dynja dhe në ahiret.”



Nëse dikush gabon në punë, mos shko ta ankosh tek drejtori. Nëse ke kërkuar dorën e një vajze, u fejove dhe më pas e prishe fejesën, mos ua trego njerëzve të tjerë shkakun e prishjes së fejesës. Mos ia trego të metat që gjete tek ajo vajzë, mos e përball me skandalin. Nëse të pyesin njerëzit mbi shkakun, thuaj se nuk ishte fati yt.



Shohim sot se mediat dhe gazetarët kërkojnë lajme tërheqëse, duke bërë publike gjëra private dhe intime të njerëzve.



Thotë profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Mos i lëndoni robërit e Zotit, mos i përqeshni dhe mos i kërkoni të metat e tyre. Kush kërkon të metat e vëllait të tij musliman, Zoti i Madhërishëm do të kërkojë të metat e tij, derisa ta poshtërojë qoftë edhe në mesin e shtëpisë.”



Shkoi një njeri tek Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha: ”O i Dërguari i Zotit, kam parë filanin duke bërë imoralitet.” Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ia ktheu: ”A nuk e mbulove qoftë edhe me rrobën tënde?”



Islami është fe që e mbron privacinë e të tjerëve dhe nxit që jeta e tyre private dhe të metat e tyre të mbeten sekret. Kjo, pasi nëse do të përhapen në gjithë shoqërinë bisedat rreth imoralëve, drogës, skandaleve... ajo që do të ndodhë është se shoqëria mësohet me fenomene të tilla dhe do të fillojnë t’i veprojnë.

El-Gafuru (Gjithėfalėsi)

Ky është një nga emrat që njerëzit dhe besimtarët e përmendin më shpesh, pasi me këtë emër, ata i kërkojnë falje Zotit të tyre. Në këtë temë do të flasim rreth këtyre çështjeve kryesore:

1. Hyrje.

2. Kuptimi i emrit El-Gafur në terminologjinë islame.

3. Të gjithëve u falen dhe u mbulohen të metat, përveç atyre që i veprojnë haptazi.

4. Çfarë duhet të bëj që të siguroj faljen dhe mbulimin e gjynaheve në këtë botë dhe në botën tjetër?

5. Si ta përjetojmë emrin El-Gaffar në jetën tonë?