Poezi pėr prindėrit

Poezi Islame për nënën dhe babën

NËNËS SIME

Me shum mundime më rrite
në rrugë të drejtë më ke eduku,
më fal moj nëna ime dashur
nëse zemrën ta kam lëndu.

Ishim të ri moj nënë,
s,ti kuptonim vuajtjet tua,
tash kur t,i kujtoj ato
lotët më rrjedhin mua.

Këto vite sa jetove
një gjë kuptova o shokë,
si nëna që po t,djegëte zemrën
askush tjetër në botë.

Sa herë që shkoj në Atdhe
varrin e saj vizitoj,
lutem për shpirtin e saj
gjer në vdekje se harroj.

PĖR TY BABAI IM

Babai im i dashur
gėzim kurr s,ke pėrjetu,
unė biri yt Sabriu
kėto fjalė t,i kam kushtu.

Jetova pa shijuar gėzim
as pa mė tė voglėn pasur,
familjes sonė tokėn tė tėrėn
na kishte rrėmbyer shkjau i zi...

Nga tė gjitha ato brenga jete
vdice e ike nė atė botė,
e ne si gjashtė zog n,kuvli
mbetėm tė qajmė me lot.

Vetėm katėrmbėdhjet vjet isha
kur vdekja tė mori Ty.
tė gjitha obligimet e shtėpisė
mua tė njomin mė ranė mbi kry!

Sikur tė gj! itha kėto vuajtje
nuk mė mjaftoni nė jetė,
ja tani edhe gurbeti
mė ka humbė e mė ka tretė!

Sabri Vilanci

106 komente

  • Nuk mund ta tregoj e

    oOOOOOOOOOOOO Bravo sgom bukur ju lumteee mora 5

  • UUUUU ne e dua shum mamin e babin tim sepse kujdesen per mua

  • UUUUU ne e dua shum mamin e babin tim sepse kujdesen per mua

  • Une Babin e Mamin i dua shum se gjith nje kujdesen per muaAAA??? <3 <3 <3

  • kjo poezi eshte shkruar shume bukur.Menyra se si tregohet qe nje djale 14 vjeqare merr vuajtjen per vdekjen e babait bashke me te gjitha obligimetr e shtepise. edhe une kam diqka te vogel per ditelindjen e babait tim: babai im i dashur sot ti ke ditelindjen te 41-ten me radhe.SHpresoj qe gjdo vit te mberrish bukur dhe shendosh e deri sa keto vite te mberrijne numrin 200.

  • kjo poezi me pelqeu por kur vdekja vjen qdo dit por edhe djaj im vdiq por zot e ka ne dor por i lutem zotit qe ata qe ka nevoj per ty shko e dimoj.

  • kjo poezi me pelqeu por kur vdekja vjen qdo dit por edhe djaj im vdiq por zot e ka ne dor por i lutem zotit qe ata qe ka nevoj per ty shko e dimoj.

  • shum e mir poezija suksese ne te armedhen

  • kjo poezi ishte shum e mir per nene dhe babin

  • we,Selamun Alejkum,kjo Poezi me beri te qaje,ani se Elhamdylillah i kom Prindit,po ishte Poezit per Prindere shume te prekshme,Allahu ju shperblefte,vlla pore jom kurreshtare ta die pse ju moti nuk keni dergue Poezi ne kete/faqe/radioislame a,nuk po shkruani me apo nuk po i dergoni Poezit ne radione me te mire Islame si do qofte/ Allahu,ju shperblefte dhe shpresojme edhe se shpejti te kemi ndonji Poezi nga ju,per,Prinde apo,diqka te tille s.a/fllalla/R.K./ Prishtine. E XUMA/13.09.2012...s.a.Muslimane kudo jeni>

  • S.A/Allahu,ju shperbleften o vlla i nderuar Sabri i lexova Poezite e juaja dhe desha ta die,a je ti Poete apo jo S.A.Nga Berzati/Prishtine,ju uroje suksese ne te ardhmen i nderuari vlla Musliman Sabri,une ju degjoje juve edhe ne,shume Radio/Islame pore ju dini qa folni jeni i bute dhe nuk frigoheni ani se une personalishte nuk ju njohe,kush je ne fizonomi pore ne vepere ki kapacitet.Fetar,Islam/S.A/Vlla Berzati nga Prishtina/Kososove

  • Me lote ne sy i lexova kto Poezi o vlla,ju faleminderit tê lumte ata qê i kane Prindêrit sepse pa prindere qenka shumê,vêshtirre ani se jam e moshuare nuk kam femije,pore Prinderit i kame Rrespektue,ju beje te gjithe,Muslimanve,ti rrespektojne Prinderit,We-Selamun-Alejkum:Hida-Vushtrri

  • Aq Poezi prekese sa qava me ze . Ohhhh Shum faleminderit per ket Poezi

  • shum te mira ishin poezit

  • Shum te mira..Po a muj me jau dergu ni vjerrsh per prinderit osht shum e mir............................

  • shum te mira keto poezi

  • Ju faliminderit per poezit,vjershat e tj.

  • shum te mira te bukra prekse

  • shum bukur te lumt veq vazhdo,a ka me te veqant se mami dhe babi

  • shum te mira jan keto poezi

  • dy festat te bukura njera ne shkoll e tjetrea ne shtepi njera e mesueses tjetre e nenes te dyjat shkelqejn si drita e henes

  • NENA IME ASHT E BUKUR <3<3DHE BABI IM ASHT I BUKUR <3<3

  • NANA E BABA!! Gjaja ma e shtrenjt asht familja

  • Fisnik Mustaf .Kras

    Nje histori super e bukur... Një djalë i vogël ju ngjit nënës së tij në kuzhinë një natë ndërsa ajo po bënte gati darkën dhe i dorëzoi një copëz letre... Nëna pasi i thau duart me përparësen e saj filloi ta lexojë copëzën e letrës ku shkruante: Për kositjen e barit: 5 euro. Për pastrimin e dhomës sime këtë javë: 1 euro. Për atë që kam shkuar në dyqan për ty: 0.5 euro. Për ruajtjen e vëllait të vogël ndërsa ti ishe në pazar: 0.25 euro. Për hedhjen e mbeturinave: 1 euro. Për sjelljen e një dëftese të mirë: 5 euro. Për fshirjen e oborrit: 2 euro. Gjithsej më ke borxh: 14.75 euro. Hëm! Nëna filloi ta shikonte të birin ndërsa ai qëndronte pranë saj dhe sikur i lexonte kujtimet që i silleshin asaj në kokë. Ajo kapi lapsin, e ktheu së prapthi letrën që kishte shkruar i biri dhe shkroi: Për nëntë muaj që të kam mbajtur në bark ndërsa ti rriteshe: Falas. Për të gjithë netët që kam ndenjur pa gjumë, që jam kujdesur dhe jam lutur për ty: Falas. Për të gjithë kohët e zahmetshme dhe për të gjithë lotët që më ke shkaktuar ti përgjatë viteve: Falas. Për të gjithë netët e mbushura plot tmerr dhe shqetësimet që kam pasur: Falas. Për lodrat, ushqimin, teshat madje edhe fshirjen e hundëve të tua: Falas. Kur ti mbledhësh të gjitha këto, çmimi i dashurisë sime për ty është: Falas. Kur përfundoi së lexuari atë që kishte shkruar e ëma, sytë ju mbushën me lot dhe duke shikuar në sy të ëmën i tha: - Nënë, vërtet të dua shumë! Mori lapsin dhe me gërma të mëdha shkroi në letër: E PAGUAR!

  • shumë e mirë po per jetima koka

  • mami babi ju dua shum lot me pikoj ne sy kur ju sjeni gat meje nje vajz e patet e e me lanet u lutem per ju edhe pse ju sjeni gat meje qe te me ofron dashuri nena ime shum jam merzit ne megjes zgjohem me lot ne sy e ty nuk te sho a qa osht kjo vujtje kur se ki as njerin ngar une po ju kurkoj jam shum e re per te betur vet nje vet nani edhe babi ne megjes zgjona me fotot e juve me bremje bi me edrat e juve. ju dua shum mami edhe babi edhe pse jam ka e re kur me keni lan sod i busha 18 vjet e ju smund ta shkoni rrinin e qikes te juv te vetme ju dua edhe kur sdo tju haroj

  • pershendetje

  • I miss you Mom and Dad :((((

  • ju githnje duhet te besoni ne islam

  • mamin tim shum e dua se ajo u kujdes per mua ka dhene nje kontribut te madh per mua me fal mami nese te kam lenduar ndonjehere tedua mami te dua kurr mos e harro kete

  • nena ime sa fort qe te dua dhe kam deshir qe te kujdesesh per mua ♥

  • shum vertet shummm e mir..ska fjal

  • poezia per nenen eshte e mrekullueshme ju lumt

  • Poezi te bukura!

  • pa dashje hyra ketu dhe me pelqyey pa mase kjo poezi

  • S.A...AH, VLLA I NDERUARRE,AQË MIRE E PASKE SHKRUE KËTË POEZI,SA QË EDHE UNE, U PREKA SE / JETIME JAMË/ PORE KËSHTU, ËSHTE E SHKRUARRE NGA I LUMI ZOT NJË I KOFSHIM FALË/ HANA-MITROVIC,JUVË ZOTI JU SHPERBLEFTE PERE KETË,POEZI...S.A 4/08/212/ MITROVIC/R.K.S.

  • Babai dhe Nëna Me shum mundime më rritët ore prind e mi. Këtë poezi e shkruva per ju

  • nena je fjala me e bukuru qe kurr se kam gjet je drita e syve te mi qe jeton per jet te du te dua deri sa te vdes emrin tënd do ta mbaj gjithmon ne kujtes

  • shum mir por eshte keq per ata qe nuk e kan mamin me falni nese ee ofendoj ndonjerin nga ju

  • poezi te bukurat idua shum se pse i dua shomv

  • poezi te bukurat idua shum se pse i dua shomv

  • may family very love

  • un babin tim dhe mamin e rrespektoj shum edhe i dua i kom loqk llokum zemer gjitqka un i kom 8 veq un 8 vjet u rrita me babain dhe me mamin

  • Shume poezi prekese sidomes qajo e nenes urime veq vazhdoni keshtu suksese ne te ardhmen

  • shum te mira sidomos qajo poezi per nenen :$ mundem me ju than veq vazhdoni suksese

  • prindrit jan lule andaj i duam a ta ata ,na rrisin e mesojm si te sillemi ,dhe kur vjen festa e tyre mezi presim qe tia festojm . ne i duam dhe jan yll e drit ata per ne TUNG FEMIJ TE DASHUR KALOFSHI MIR JU PESHENDES

  • Nenes sime e moj nen e dashur sikur te ishe ketu do te thoja fjalet Qe te dua shum po ne doren e zotit un gjithmon do jem po wetem ty te dua qe je si mbreteresh po thoja gabimet qe larg i kam nga zoti po i thoja genjeshtrat dote me denonte zoti fjala pa barim te dua shpirti im te dua e me do zoti qoft me ty kado qe thot

  • mir mir i paski kushtu

  • Shume Poezi Prekse,ju Pêrgêzoje i nderuare dhe Komplimente..2-02-2012-Umeö

  • shume poezi e thurrurre dhe me domethanje.zoti e bofte mire se,sode prinderit spo i kqyrrin,pore qyshe e bojna venin ashtu edhe zoti na jap.selamun-alejkum-01.21.2012

  • S:A: JU Lumtë Dora edhe Pena se shume Poezi e Mire.Prindere nuk,bahete as,kushe.Allahu ishalla i Drejtone thmin tone ne rruge te Drejte......21 01 2012

  • Selamun Alejkum,ju përgezoje pere Poezin.Prinderit jane,gjeja ma e shtrejte ne Botë.Ju lumte se shume me pelqeu,poezija e juaj.12-01-2012-Tyrin

  • Hakif - Bardiqi-Kali

    O,ALL-LLAHU TË SHPERBLEFTE ME KËTO POEZI PERE PRINDRE.SELAMUN ALEJKYM.12-01-2012.

  • Ju Pêrgezoje pere Poezin i Nderuare.Paqi Shendetin We Selamun Alejkym...(9.01.2012)

  • Kote skane thene dhe thuhete se jeta êshte vetem me sprova.mirpo kushe kujdesete pere prinderit e vete e ka te garantuar edhe xhenneti-Orebro

  • N E X H M I J E-TR:

    Para sa Diteve,e gjeta kete Faqe Islame,ku gjdo Dite po gjêje Shkrime dhe Poezi shume me Vlera.Edhe kto dy Poezi pere,Prindere me ben,gje ti Lexoje shume here,po ashtu edhe ti Shperndaje kete Faqe Shoqeve-dhe Shokve,ne Mêrgate qê te Lexojne kto Poezi te Gjitha qe ishin ktu se me lane Pêrshtypje te mira.Zoti ju Shperblefte te gjithve qe Shkruani(5:01:2012-Londer.Selamun Alejkum

  • We-Selamun Alejkum,kjo Poezi me pelqeu pa mase dhe Vetem desha te pershêndese,Autorin si dhe Dêshira ime ishte qe ta Lexojne Shume tê rinje si ne Trojete Shqiptare edhe Muslimane,Dikushe qe din Gjuhe tjera Muslimane ta Perkthene kete Poezi se êshte njê Poezi me Vlera Fetare,se paku une ashtu Mendoje.Dhe ju la nên Mêshiren dhe ne Dore te Zotit njê-dhe Inshalla Drejtohemi ne Rruge te Drejte se sode ne Bote po Shifete se si Prinderit Vuajne neper Shtepit e Pleqve,po pse kjo te ndodhe edhe ne Mesin e Muslimanve nuk,e kome te Kjarte.Dhashte Zoti qe ti duame Prinderit dhe te Kujdesimi ashtu si na ka Hije si Muslimanê Amin

  • S.A...Unê ne emrin tim dhe te Familjese Sime ju Pêrgêzoje pere Poezin pere Prindere qe une si i ri te ju die Vleften Prindêrve,ashtu si Duhet.Selamun-Alejlym-Blero

  • S.Alejkum,kjo Poezi me la Pershtypje shume te mira Sidomose,pere ne qe nuk,i kemi Prinderit.All-llahu ju Shperblefte-Amin...2-´Janar-2O12-Lund-Suedi

  • All-llahu ju Shpêrblefte,pere Poezit pere Prinderit.Selamun Alejkum:2&01&2012

  • E,po ku ka mê Mirê se ti Shkruashê Genijeve me tê Shrrenjê nê Ketê Botê,Prindêrve Nênê & Babê.Ju Pêrgêzoj pêr Poezin i Nderuar.Zoti ju Takoftê,ne Xhenetin me Prindêrê si dhe mbarê Muslimanete,Selamun Alejkum...1.01.2012:

  • SHUME FLM,PERE POEZIN DHE JU UROJE SUKSESE NDESA NEVE TE I VLEROJME PRINDERIT TANE NE RRUGEN FETARE ATE ISLAME,SELAMUN ALEJKUM-DARDANI-FALKENBERG

  • Ju Lumte Dora i Nderuare pêr kete Poezi me Vlera.Sigurishte se do te ju Lexojme edhe Femijeve tane ktu ne Mêrgate etj:Zoti ju Shperblefte: 31.12.2011.Helsinborg-Suedi

  • Selamun Alejkum.Une edhe se i komê ende Prinderite gjallê ani se ne Moshe dhe qe 20 Vite Jetojê ne Mêrgate Gjithmone e kome ndie Mungesebn e tyrre,dhe do ta ndie Gjithmone.Prinderite jane gjeja me e shtrenjete ne Botê.Ju Lumte kti Zotri qe Mire i Paska Shkruare kto Vargje dhe Luse Zotin qê edhe Femijete Tane te mose ne Harrojne sidomose,ktu ne Perendime ku jemi Deshimtare se si nji Kafshe ka vlefte ma shume se sa Prinderit.Pra gjdo Respekte edhe Evropese po tek Muslimanete êshte nje Respekte i veqante ndaj Prinderve.Selamun Alejkum.

  • Ww Selamun Alejkum.Shume urime ne te Ardhmene,Poezi shume e Vlefshme,Sidomose pêre neve-Muslimanve.Zoti ju shperblefte i Nderuari Zotri.z.Sabri..Selamun Alejkum.( 29 ¤ 12 ¤ 2011 )Finland

  • We Selamun Alejkum.Qka ti Shtohet ketyre Fjalve êshte e Tepêrte pose All-llahu na Drejtofte ne Rrugen e Drejte e ti Dojme Prinderit ashtu si na ka Mêsuare Besimi yne Islame-Amin.....Ramadani-Falun

  • Ju flm pere kete poezi me shprese se ju do te takoheni me prinderit e juaje ne xhennetin firdeuze,po ashtu te gjithe muslimanet.selamun alejkym...28-12-2011

  • Kto Poezi Qenkanê,shumê-Shume Prekse.All-llahu na i Falte Gabimete tona Ndaje Prinderve.Amin.We -Selamun Alejkum

  • Selamun Alejkum.Une ju Pêrgezoje pere Poezin pere Prinderit,Suskse ne te Ardhmên.Selamun Alejkum

  • O, RASTSISHTE HYRA NE KETE FAQE DHE I LEXOVA,SHUME POEZI,PORE TE GJITHA ISHIN TE KËNDSHME PORE KURRE E LEXOVA KETE PERE NËNEN & DHE BABIN ME PREKEN SHUME JU FLM,ZOTRIUN QE VËRTET BUKURE E PASKA THURRURE ME KTO VARGJE.( 27#12#2011:HELSINBORG

  • Shume,Poezi Prekse.Ju Pershêndese,nga Bodeni.Shume ju Faleminderir se Vêrtet prekse ishine Poezit pere Prinderit:Zoti tê Shpêrblefte:24=12=2011> Boden-Sweden

  • Agje i Nderuarre,une jame e Vogele 13Vjeqare,pore kurre e Lexova kête Poezi Qava shume,Sepse une Nênên & dhe Babin tim shume i Dua:Dhe u Pêrmallova-Zoti tê Shperblefte Zgji.Sabri:Selamun Alejkum

  • Ju Pêrshêndese dhe ju Pergêzojê pêre Poezin pere Prinderit.Suksese nê te Ardhmen-21/12/2011

  • Selamun Alejkym,e Lexova Kête Poezi pêre Prinderit e Qmuare.Dhe unê shumê u preka,edhe une si kamê Prinderit,pore Vêrtet po e Nieje mungesen e tyre gjdo Ditê e ma shume.Allahu xh.h: Inshalla na Kane Bêrê Hallallê se.Hakute te Prinderit shtirre,êshte dikushe mi dale,pore All-llahu.xh:h:na i Falête Mêkatet-AMIN-Nexhmedini:16<12>2011-Belgjik

  • Selamun Alejkum.kjo poezi me,shtyri te qaje sepse shume,kohe si kom vizituare prinderit.te lumte ata qe i kane prinderit gjallë,dhe i kane prande....une e pashe,ktu në gyrbete se sikure kane thanë.....ma e mire qenka balta e atdheute se sa mjalta e gyrbetit...15 12 2011- Austri

  • Histori ka Tregue,se Gjdokush qê nuk i Nderone Prinderit e Vete,do te Pêsoje nga Fêmijete e Vete:We Selamun Alejkum:23-11-2011-Sweden

  • Zoti tê Shpêrblefte,me kto Poezi shumê Prekse:Shendete dhe ju flm:Duzeldorf

  • KERKOJE FALE DUKE U NGUTE E KOME DERGUE KOMENTIN PERE POEZIN E PROFETIT TONE...TYTBEJA LAMTUMIRESE E PROFETIT MUHAMMEDIT S.A.V.S....E KOME DERGUE NE KETE POEZI SE ISHTE I NJEJTI PERSON QE E KISHE SHKRUE DHE GABOVA ANI SE EDHE KJO POEZI PERE ...BABË DHE NANË/ ËSHTE SHUME E MIRRE KËRKOJE FALJE NGA STAFI JU FLM-ISMAILI-TIRAN

  • Mashalla dhe All-llahu te Shpêrblefte qê na i Pêrkujtove kto,thênje te Profetit tonê Muhammedit.s.a.v.s..Selamun Alejkum.15/11/2011/ Tiran

  • Eshte shume prekese edhe pse i kam dy prinderit me bejne te kujtoj dhimbjet qe ja kam ber atyre

  • Sadija- KÖPENHAGE

    jeta êshtê gjêja e vetme qê,sa ma shumê,ritet aqê mê shume bie-ju uroje gjdo te mbare ne jete.tê gjithe ata qe kane rrespekte pere prindere dhe ne pergjithsi sepse sipase parimeve islame duhete te jemi tolerante dhe zemer-bute.all-llahu na shpetofte nga mêkatet tona ndaj prinderve,qe kemi bere ku fatkesishte ende po ndodhin gjera te kqija.pore mos-harroni qa te mbjell ki me korê.we-selamun-alejkum-köpenhage:14:11:2011

  • JU LUMTE,I NDERUARE POEZI SHUME E MIRE DHE,DHIMBËSHME.O,ALL-LLAHU RUAJNA PRINDËRIT TË GJITHVE,NDËRSA ATA QË SI KANË ALL-LLAHU I RAKOFTË NË XHENNETIN-FIRDEUZË-SELAMUN-ALLEJKUM...13.11.2011 NGA- HOLANDA

  • Enver- Cyrih-Zvicer

    Ju Pêrgêzoje per kto Vargje me Vlera.Jeta êshtê,kêshtu dhe Duemi te Pajtohemi,ju flm:Selamu Alejkum:Enveri:Zvicer....9-11-2011

  • Masar:Frankfurt-Gjer

    We Selamun Alejkum.Poezi shume T,mira e Prekse Komlimente dhe,gjdo tê mire nê tê Ardhmên....8-11-2011-FRANKFURT-GJERMANI

  • Fatmire: Peje-Kosovź

    We-Selamun-Alejkum:...Pêre,Nanê-Babê-Pêrshkrimi i Qmuarrê me Vargje tê Arta,Janê tê Vlevshme per Prindêrit e Qmuare.Dhe nuk bane Kurr qê ti Harrojme Prinderit tane,se nuk Duhete Harruarre,Mundimin e Tyrre si na Kanê Riture neve.Pra ja tashe po na Afrohete edhe(KURBAN-BAJRAMI.6.11.2011) Tê Lumte ju qe i Keni Prinderite dhe ju Kisha Lute qe ti Rrespektoni ashtu si na ka Hije,si Besimtare Musliman,Ndesa juve i Nderuare z.Sabri-ju Pergêzoje pêr Poezin T,thurure dhe me Kuptimê te Plotê.Selamun-Alejkum-Mbare Muslimanve-nê Botê (

  • Selamun-Alejkum:....Une e Lexova kete Poezi e Cilla me Preku shume.Dhe Komlimente Zotriut qe e ka Shkrue dhe Paska Pasurre,dhe ende paska Rrespekte pêr Prinderitê e vete,Kjo êshte Shembullê Pozitive pere te Gjithê Njezit...24.10.2011-Skandinavi

  • Sumê Poezi t,mira dhe Shumê Prekse:Paqi Shêndetin e Nderuari z.Sabri,si dhe Harmoni Familjare dhe Suksese ne Poezit Tjara:...Sweden:

  • Vêrtet Poezi Shume Prekse,tê Lumtê ata qê i Kane Prinderit,dhe Kujdesen pêr Prinderit e Vete.Pore tê mos Harrojme si ne i Kqyrim Prinderit tanê,Ashtu edhe Fêmija e Jone do tê na ka Kujdesin Ndajê Neve ne te Ardhmen.16:10:2011-R-Kosovê

  • POESZI SHUMË PREKSE JU,FLM AUTORIN E POEZIVE DHE SUKSESE NE TË ARDHMEN,PAQA E BEKIMI I ALL-LLAHUT QOFTE MBI TË GJITHË MUSLIMANET E BOTËSE-FLM.

  • NAIME:10-10-2011-Gji

    Komlimente pêr Poezin e Inshalla All-llahu tê Takonê Nê Xhennete,juve dhe Neve tê Gjithê Muslimanve:Suksese edhe ne tê Ardhmên:10.10.2011-Gjilan

  • G Z I M E:( 9.10: 20

    Poezi tê Thurruara aqe Bukurê,dhe me Kuptim-Rrespektê dhe Suksese-Gzimja-R-Kosove

  • GALIP....6.10.2011-P

    Pêrshêndetje....Hyra Rastsishte dhe Lexova Shume ne Kete Dritare,tê Ksaj Radio-Fetare.Dhe Shume me janê Pêrshtypje te Bukura Poezit e Kti te Nderuari qe ju Paska Kushtuare me tê Dashurve Pra-Prinderêvê,Zoti na Drejtofte nê Rrugên e Drejte,dhe tê Gjithê Ata qê i Kanê Prinderit le te jau dinê Vlerên Sepse Prinde si Bahetê asê Kushê nê Jete.Ndesa Juve i Nderuare,Paqi Shêndetin dhe pêre mue êshte nji Poezi e Mire unê Nukê e Dij,se ju a,Jeni Poete apo Profesionin e Juajê,Porê Sipase Poezisê Disi me Dukete se Mereshê me Shkrime,Ju Pershêndese juve Radion,Degjuesit,Mirê Mbetshitê

  • Vlla i Nderuari i Lumi ti pêre Veti:Prindeve Gjdo Respekte-All-llahu te Shperblefte me Xhenetin-Firdeuzê.Paqê Gêzime si dhe Suksese edhe ne te Ardhmên-AMIN-AMIN-

  • Ramizi-Preshevź

    Me te Vêrtet nji Poezi shume Prekse,une te Pêrgêzojê i Nderuare,dhe pêre ne êshtê Mêsimê se si Duhete ti Rrespektojme Prinderit tanê ani se Fatkeqsishte sode Prinderit,pake Dikushê po i lenê Anashe:3.10.2011-PRESHEVË

  • Respekti Ndaj Prinderêrve Duhet te Respektohet sepse Xhenneti êshtê Nên,Kêmbete e Prindêrve,ju Pêrgêzoje pêr Poezin ndaj prinderve-Selamun-Alejkum-28.09.2011-Finland

  • O,sa Poezi Prekse,Vetem aje qê e Pêjeton e Dine si me Thure Poezin-Suksese-Ibrahimi-Danimarke-27.09.2011-DK

  • Komplimente Shum te mira Shume

  • Me pelqen me te vertet e mire

  • Poezia Eshte shume e mir dhe me pelqen shume suksese

  • shum e mir kjo poezi

  • Poezi shume e mire Suksese ne Jet

  • te lumte zotri sabri me te vertet nje vjerrsh shum e mir Zoti te ndihmoft dhe te meshirot

  • Eshte nje poezi prekse dhe shume e mir

  • Shumë Pozi e Prekshme,Jeta është Sfide,Provimë-Ju Përgëzojë-FLM.26.09.2011-Norvegji

  • Selamun-Alejkum: Vêrtet Poezi Shume Prekse,dhe tê Lumte ata Njerzê qê Nuk i Lajne Prinderit,e Tyre nê Mêshirên e Shtepijave tê Pleqve,Sepse Thuhete nji Fjali Qka te Mbjellêsh,ki me Kore etj:Edhe Pejgamberi Yne Muhammedi.s.a.v.s.Ka Thêne se Xhenneti i Gjdo Pêrsonit êshte Nêne Kêmben,e Prinderve e Sidomose Nanês,Sepse Nêna êshte,Nêne po ashtu edhe Baba pore,ka Thenê qe ata qe kane Kujdesin e Prinderve Zoti do ti Shperbleje.Prandaj Motra e Vllazêre mos i thuani Prindeve ase nji Fjali ma te Vogel,qe i Shqetsone,ata-Lusê All-llahun,xh.h.Tê na Bêje Preje Atyre qe ata qê i Kanê Prinderite ne Jete te Kene Kujdese Shume-Sepse-Babê-Nanê-Nuk i Bahete asê Kushe:Ju Pêrshêndese me Fjalen mê tê Ëmbelê Islame-Selamun-Alejkum-Rrespektonji Prinderit-Shume All-llahu do,tê ju Shpêrblejê-Amin:

  • shum e mir poezija suksese

  • ju deshiroj suksese

  • fatmirja nga gjermania poezija me pelqeu shume e i deshiroj jete te gjate ne te armen

  • Shumë Bukurëkjo poezi. Sukses.

  • poezija shumë e mirë... suksese të ARDHMÊN KYSMET pej Zoti.

  • A ka gje me te cmuar se te shkruash per Nene e Babe?!... Keto poezi me preken ne shpirt dhe me ben per nje cast te voglin e nenes. Me gjithe ato mundime qe pati nena shqiptare, kudo qe ajo ishte, ne cdo cep te botes. Ajo na lindi shqiptar, na rriti shqiptar dhe na mesoi te mendojme shqip. Autori i ketyre dy poezive i pershkruan ne vija te holla dhe sa here qe po e lexoj dicka te re po kuptoj nga ajo qe kam kuptuar me heret. Autori, duket sa ka nje kulture te larte kombetare. Meriten e dine se e kan prinderit. Nje njeri qe respekton prinderit, ai eshte njeri i afert me Allahun e madheruar. Sa bukur e pershkruan udhetimn ne atdhe. Sa me malle shkruan se e viziton varrin e nenes se saj... Keto poezi edukojne ne menyre perfekte rinine tone te shkaperderdhur ne te kater anet e botes. Prandaj, sinqerisht, keto poezi jane polidimenzionale. Jane shtylle e forte e kombit tone. E di se nuk kam arrit te them gjithe ate qe e meriton autori i ketyre poezive, por e inkurajoj qe ai mos te ndalet ketu, le te shkruaj per te gjitha, sepse kombi yne ka nevoje per vepra te tilla. Allahu e shperblefte.

  • T'pergezoj per poezit e thurura aq bukur dhe me kuptim...

  • Poezi shume prekese, por ja qe smund te ikim nga caktimet e Allahut. Ai i cili na ka kriju, ai edhe na merr edhe me te dashurit tone per me na sprovu. ALlahu na meshiroft. Ndersa ty vella i dashur te pergezoj per keto poezi kaq te mira.

  • Shum t'mira e prekse poezit.. komplimente.

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top
    Hyrje



    Emri i Zotit El-Gafuru, në arabisht rrjedh nga folja “Gafere”, e cila nënkupton dikë që mbulon, fsheh dhe mbron. Shumë motra, përdorin një pëlhurë për të mbuluar balluket e flokëve dhe sipër saj vendosin shaminë. Pikërisht kjo pëlhurë në arabisht quhet “Gifara”, ngaqë mbulon dhe fsheh flokët e përparme. Kurse kur themi që Zoti është Gafur, nënkuptojmë se Ai t’i mbulon gjynahet në këtë botë dhe të ruan nga zjarri i Xhehenemit në botën tjetër.



    Kështu, shohim se fjala “Es-stagfirull-llah!” nënkupton: ”O Zot, unë jam fajtor dhe kam vepruar gjynahe. Prandaj, të lutem m’i mbulo dhe më ruaj nga skandali.”



    Kuptimi i emrit El-Gafur në terminologjinë islame



    Emri i Zotit El-Gafuru ka tre kuptime në terminologjinë fetare:



    Ai që të mbulon gjynahet në këtë botë, Ai që na i mbulon në botën tjetër dhe Ai që na mbron nga zjarri i Xhehenemit. Prandaj, ne kërkojmë prej Zotit të Madhërishëm t’i mbulojë gjynahet tona në këtë botë. Ne i lutemi Atij të na i mbulojë të metat tona dhe të familjeve tona dhe të na ruajë nga skandali. El-Gafuru nuk është vetëm për gjynahet. Ai është edhe për mbulimin e problemeve dhe vuajtjeve të tua. Ai është edhe për të ruajtur nderin dhe prestigjin tënd dhe të familjes.



    Për këtë, fjalët “Es-stagfirull-llah!” janë fjalë që profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe profetët e mëparshëm, i përsërisnin shpesh. Vetë Nuhu [alejhis-selam] thoshte: ” Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë.” (Nuh: 10)



    Vetë Ibrahimi [alejhis-selam], teksa lutej, thoshte: “Është Ai që më krijoi dhe është Ai që më udhëzon. Është Ai që më ushqen dhe më jep të pijë. Dhe kur sëmurem është Ai që më shëron. Që ma merr jetën dhe më ngjall. Është Ai tek i cili kam shpresë se do t’i m’i falë mëkatet e mia në Ditën e Gjykimit.” (Esh-Shuara: 78-82)



    Ibrahimi [alejhis-selam] i kushton rëndësi faljes së gjynaheve, njëlloj si sigurimit të ushqimit dhe të ujit.



    Kurse Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] çdo ditë thoshte 70 herë “Es-stagfirull-llah!”.



    Tregojnë shokët e tij: ”Në një kuvend të vetëm, i numëronim Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mbi 70 istigfare dhe pendime” Teksa ulej dhe diskutonte me shokët e tij, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] herë fliste dhe herë heshte duke thënë: Es-stagfirull-llah. Herë të tjera, thoshte: Pendohem tek Ty, o Zot!”



    Ne kemi nevojë për emrin e Zotit El-Gafuru, pasi jemi njerëz të dobët dhe kemi nevojë që Ai të na mbrojë dhe të na i mbulojë të metat.



    Sureja El-Bekare përfundon me fjalët: ”Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar.” (El-Bekare: 286)



    El-Gafuru të mbulon në këtë botë, të mbulon në botën tjetër dhe të mbron nga zjarri i Xhehenemit. Ai të mbulon në këtë botë, me qëllim që ta kuptosh se do të mbulojë edhe në botën tjetër. Nëse All-llahu i Madhërishëm do të premtonte mbulim në botën tjetër, ti do e besoje, por nuk ndjehesh i qetë. Po të kthehesh në vite dhe të kujtosh sa herë të ka mbuluar, do t’i gjeje të shumta. A i kujton gjynahet e shumta, të cilat i mbajti të fshehta dhe nuk të ekspozoi para skandalit?



    Falja dhe mbulimi i gjynaheve është për ata që dëshiron vetë Zoti. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”Zoti nuk e fal t’i shoqërohen rivalë dhe përveç kësaj fal dhe mbulon kë të dojë.” (En-Nisa: 48); “Ai nuk pyetet për atë që vepron, kurse ata pyeten.” (El-Enbija: 23)



    Emri i Zotit El-Gafur është përmendur 91 herë në Kur’an: “Ai tha: “Zoti im më fal mua.” Ai e fali, Ai është Falës (Gafur) dhe Mëshirëplotë.” (El-Kassas: 16) Kurse emri El-Gaffar është përmendur pesë herë. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”Dhe u thashë kërkoni Zotit falje, Ai është Falës (Gaffar).” (Nuh: 10); “Unë jam Falës (Gaffar) për atë që beson e udhëzohet...” (Ta Ha: 82) Kurse emri El-Gafir përmendet vetëm një herë. “Falës (El-Gafir) i gjynahut dhe Pranues i pendimit.” (El-Gafir: 3)



    Dijetarët kanë dhënë shpjegimet e tyre në lidhje me ndryshimin mes tre emrave. Kështu për emrin El-Gafir, ata kanë thënë se është kur Zoti fal vetëm një gjynah të caktuar. Emri El-Gafur është kur gjynahet e tua janë të shumta, Ai t’i fal të gjitha me radhë. Kurse emrit El-Gaffar, është për gjynahet e mëdha dhe të rënda.



    Me këtë, sikur All-llahu i Madhërishëm kërkon të na qetësojë se, sado të jenë gjynahet dhe të çfarëdo lloji, nëse kërkon falje, të falen dhe të mbulohen.



    Që t’i mbulohen të metat dhe të mos i shfaqen para njerëzve është diçka themelore për cilindo prej nesh. Secili prej nesh, kërkon ta ruajë dinjitetin para njerëzve, para gruas së tij, para fëmijëve, prindërve... Secili prej nesh kërkon që Ditën e Kijametit t’i mbulohen të metat dhe të mbrohet nga zjarri i Xhehenemit.



    Tregon Ebu Dherri [radijall-llahu anhu]: ”Dola një natë me Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në shkretëtirë. Pasi ecëm për disa çaste, ai më tha: ”Më prit këtu, derisa të kthehem!” Pasi u vonua pak, ai u kthye. Teksa kthehej, dëgjoja zërin e tij të thotë: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Më pas heshti dhe përsëri tha: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Përsëri heshti pak dhe përsëri pyeti: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet dhe konsumon alkool?!” Pasi u kthye i thashë: ”U vonove, o i Dërguar i Zotit dhe, teksa ktheheshe, të dëgjova të pyesje: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: ”Më erdhi Xhibrili [alejhis-selam] dhe më tha: ”Përgozoje umetin tënd se Zoti do t’ua falë të gjithë gjynahet.” Unë e pyeta: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Xhibrili [alejhis-selam] më tha: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet.” Unë e pyeta përsëri: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Dhe për të dytën herë edhe ai më tha: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet.” Edhe për të tretën herë kur e pyeta, më tha: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet dhe konsumon alkool. Kush del para Zotit pa i shoqëruar shok Atij, i falen të gjitha gjynahet.”



    Në një hadith Kudsij, All-llahu i Madhërishëm thotë: “O biri i Ademit, përderisa më lutesh dhe shpreson tek Unë, do t’i fal gjithçka që ke bërë pa problem. O biri Ademit, nëse gjynahet e tua arrijnë deri në kulmin e qiellit, dhe ti më kërkon falje, Unë do të t’i fal. O biri i Ademit, nëse gjynahet e tua do të jenë sa vetë toka, do të sjell sa vetë toka mëshirë, nëse nuk më ke vënë shok.”



    Në një hadith tjetër, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Një njeri bëri një gjynah dhe tha: “O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj ma fal mua atë.” Zoti i thotë: “E kuptoi robi Im që ka një Zot, i Cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për to, ia kam falur robit Tim.” Më pas bëri një gjynah tjetër dhe tha: “O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj më fal.” Zoti i thotë përsëri: “E kuptoi robi Im që ka një Zot, i Cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për to, ia kam falur robit Tim.” Më pas bëri një gjynah tjetër dhe tha: “O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj më fal.” Zoti përseri tha: “E kuptoi robi Im që ka një Zot, i Cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për to, ia kam falur robit Tim, le të veprojë ç’të dojë robi Im, përderisa më kërkon falje dhe pendohet.”



    Ne kemi nevojë që All-llahu i Madhërishëm të na i mbulojë gjynahet dhe të na falë mëkatet. Nëse nuk do na mbuloheshin gjynahet dhe të metat tona, do të ishte skandal për secilin prej nesh.



    Falja dhe mëshira e Zotit është edhe për jobesimtarët. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”Thuaju atyre që nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do t’u falet e kaluara.” (El-Enfal: 38) Kur e dëgjuan shokët e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] këtë ajet, u gëzuan shumë. Kjo, pasi nëse Zoti i Madhërishëm këtë thirrje ua bën jobesimtarëve, për besimtarët do të jetë më e lehtë që ta fitojnë faljen e All-llahut të Madhërishëm.



    Madje, jo vetëm për jobesimarët, por edhe për ata që kanë luftuar kundër Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe muslimanëve dhe kanë rënë robër në duart e tyre. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”O profet! Thuaju robërve që keni marrë, nëse Zoti konstaton ndonjë të mirë në zemrat tuaja, do t’u japë më të mira se ato që u janë marrë dhe do t’u falë.” (El-Enfal: 70)



    Po të shohësh me vëmendje në Kur’an, do të gjejmë se sa herë që përmendet falja e Zotit të Madhërishëm, përmenden edhe gjynahet e mëdha. Një e veçantë tjerër, është se vetë Zoti na bën thirrje për të na falur. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”Thanë të dërguarit e tyre: A ka dyshim në Zotin që është Krijuesi i qiejve dhe i tokës. Ai u fton që t’ju falë gjynahet tuaja.” (Ibrahim: 10)



    Ajeti: ”Falës i gjynahit, Pranues i pendimit, me ndëshkim të ashpër.” (El-Gafir: 3) në pamje të parë sikur të frikëson, pasi përmend ndëshkimin e All-llahut të Madhërishëm. Por në fakt është e kundërta. Ti mund t’i thuash dikujt: Të kam falur, ngaqë nuk kam ç’të të bëj se jam i dobët. Kurse All-llahu i Madhërishëm në ajetin e mësipërm është i aftë të hakmerret dhe të ndëshkojë, megjithatë Ai të fal dhe të mëshiron.



    Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u tha banorëve të Mekes, të cilët e kishin keqtrajtuar, fyer, sharë...: ”Shkoni se jeni të lirë!” - dhe këtë ua tha në çastet kur i kishte në dorë dhe kishte mundësi të hakmerrej.



    Nëse ti, o vëlla dhe o motër, i kërkon falje El-Gafurit, jo vetëm që të fal dhe t’i mbulon të metat në këtë botë dhe në tjetrën duke të ruajtur nga zjarri i Xhehenemit, por edhe të shpërblen dhe të nderon.



    Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në një hadith: ”Kush i lutet Zotit që ta falë (bën istigfar) në mënyrë të vazhdueshme, Zoti do t’i japë zgjidhje për çdo hall, do t’ia largojë gjërat që e preokupojnë dhe do ta furnizojë nga nuk e pret.”



    Shkoi një njeri tek Hasan el Basriu dhe i tha: ”O imam i nderuar, gruaja ime është sterile dhe nuk lind. Çfarë duhet të bëj që Zoti të më dhurojë një fëmijë?” Hasani i tha: ”Shtoji istigfaret!” Pasi u largua ky, një tjetër i tha: ”O imam, shi nuk po bie dhe toka është tharë, çfarë duhet të bëjmë?” Hasani edhe atij iu përgjigj: ”Shtoji istigfaret!” Më pas i erdhi një i tretë dhe i tha: ”O imam, burimet e jetesës më janë pakësuar, çfarë duhet të bëj?” Hasani i tha edhe këtij: ”Shtoji istigfaret!” Një nga të pranishmit i tha: ”O imam i nderuar! A një përgjigje për të gjithë?!” Imam Hasani ia ktheu: ”Jo, për Zotin. Por a nuk e ke dëgjuar ajetin: ”Kërkoni falje Zotit tuaj (thoni “Es-stagfirull-llah!”) , se Ai vërtet fal shumë. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët. Ju bën që të keni kopshte me lumenj.” (Nuh: 10)



    Nëse do e ndjesh siç duhet emrin El-Gafur, marrëdhëniet dhe lidhjet e tua me Zotin e Madhërishëm do të ishin shumë të forta. Kjo, pasi secili prej nesh ka të meta dhe gjynahe, të cilat kërkon të mbahen të fshehta mes tij dhe Zotit. Ka dashur vetë All-llahu i Madhërishëm që shumë nga gjynahet tona të mos merren vesh. Ai i mbulon ato dhe i ruan të fshehta mes Tij dhe njeriut. Nëse do të dëshironte Zoti të kundërtën, që gjynahet të kuptoheshin nga të gjithë, mund të caktonte një aromë të keqe për çdo gjynah. Për Zotin, nëse gjynahet tona do të kishin erë, nuk do të mund t’i afroheshim njëri-tjetrit.



    Për shkak se mes çifutëve u përhapën gjynahe nga më të rëndat, All-llahu i Madhërishëm i ndëshkoi. Çdo kush që vepronte një gjynah, të nesërmen e gjente të shkruar në derën e shtëpisë së tij: ”Filani ka vepruar këtë gjynah.”



    A e kupton sa e rëndë është që i gjithë pallati ku jeton, të lexojë mbi derën tënde çfarë gjynahu ke vepruar një natë më parë?! Vallë, sa vite ke vazhduar me gjynahe dhe Zoti i Madhërishëm t’i ka mbuluar?



    El-Gafuru nuk është vetëm për gjynahet, por edhe për të mirat. Ai e ka fshehur Natën e Kadrit, me qëllim që besimtarët ta kërkojnë me adhurim dhe përkushtim në dhjetë ditët e fundit. Ai e ka mbajtur të fshehtë orën në të cilën pranohen lutjet në ditën e xhuma. Ai e ka mbajtur të fshehtë emrin e Tij më të madh, me të cilin po të lutesh t’i pranon lutjet. Kjo, me qëllim që ta lusim me të gjithë emrat. Ai i ka bërë të fshehtë dhe të padukshëm mikrobet dhe viruset. Nëse do të ishin të dukshëm, nuk do të mund të pinim as edhe një gotë ujë. Ai e ka mbajtur të fshehtë çastin kur do të vdesim, me qëllim që të jemi të përgatitur gjatë gjithë jetës.



    Dita e Kijametit do të jetë e vështirë, pasi në këtë ditë të gjithë sekretet tona do të tregohen para të gjithë njerëzve. Ato do t’i dëgjojnë prindërit e tu, gruaja dhe fëmijët e tu, komshinjtë dhe vetë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Ne e kopjonim atë që vepronit.” (El-Xhathije: 29) Ashtu siç i kemi vepruar këto gjynahe, ashtu do të paraqiten para Zotit, me foto dhe me zë. Ato do të shihen nga të gjithë, jo thjesht të tregohen. Problemi dhe halli këtë ditë, nuk është se do të hysh në zjarr, por është skandali që gjynahet e tua do të tregohen para profetit Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe para të gjithë njerëzve. Do të ketë njerëz që do t’u bjerë mishi i fytyrës përtokë nga turpi. Ata do të kërkojnë të dërgohen në zjarr direkt dhe të mos u tregohen gjynahet para njerëzve.



    Por nëse emrin El-Gaffar e ke përjetuar në këtë botë, do të ketë lehtësira për ty. All-llahu i Madhërishëm do të thotë: “Robi Im, afrohu! Dhe lëshon një perde (që mos të dëgjojnë njerëzit e tjerë). Më pas i thotë: “A e mban mend filan gjynah? Po atë tjetrin?” Derisa të mendojë njeriu se është i humbur. Atëherë, All-llahu i Madhërishëm do t’i thotë: “O Robi im, Unë t’i mbulova këto gjynahe në dynja dhe Unë t’i fal ato tani. Shko, o robi Im, pasi nuk do të poshtëroj para krijesave.”



    El-Gaffari i mbulon gjynahet tona dhe nuk na poshtëron as në këtë botë dhe as në botën tjetër. Ai i mbulon gjithmonë gjynahet e para. Këtë e dinte mirë Umer ibnul Hattabi [radijall-llahu anhu]. Kur i dërguan një të ri që kishte vjedhur, ai filloi t’i betohej se ishte hera e pare që vidhte. Umeri [radijall-llahu anhu] iu përgjigj: ”Gënjen! Pasi Zoti nuk e poshtëron robin e Tij që në herën e parë.” Pasi e hetuan, panë se ishte hera e tetë që ai vidhte.







    Të gjithëve u falen dhe u mbulohen të metat, përveç atyre që i veprojnë haptazi



    Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Të gjithë umetit tim do t’u falen gjynahet, përveç atyre që i veprojnë haptazi.” Shokët e tij e pyetën: ”Si është kjo, o i Dërguari i Zotit?” Ai u tha: ”Ka njerëz që veprojnë gjynahe natën dhe Zoti ua mbulon. Me t’u gdhirë të nesërmen, u tregojnë të tjerëve se ç’kanë vepruar një natë më parë.”



    Për shkak se Zoti i Madhërishëm e pëlqen t’i mbulojë të metat e njerëzve, Ai ka caktuar katër dëshmitarë për dikë që duhet të ndëshkohet për imoralitet. Që të akuzosh dikë për imoralitet, duhet të kesh katër dëshmitarë që ta kenë parë duke vepruar këtë vepër. Diçka e tillë është e pamundur, veçse nëse imoraliteti do të kryehej haptazi. Me këtë, sikur ndëshkimi që Islami jep për imoralët nuk është vetëm për veprën që kryejnë, por për atë që e veprojnë haptazi në publik, saqë e shohin katër veta.



    Një herë tjetër, vajtën katër dëshmitarë dhe, pasi dëshmuan për dikë që e kishin parë në imoralitet, njëri prej tyre tha që m’u duk si burri i saj. Atëherë Umeri [radijall-llahu anhu] i ndëshkoi tre të tjerët me 80 goditje me kamxhik.



    Islami e dënon përhapjen e sekreteve dhe ndërhyrjen në jetën private të njerëzve. Islami e dënon atë që mediat veprojnë duke përhapur skandale dhe jetën private të personave të ndryshëm:



    “Ata që duan të përhapet e keqja mes atyre që besuan, do të kenë ndëshkim të dhimbshën në këtë botë dhe në ahiret. Zoti di dhe ju nuk dini.” (En-Nur: 19)



    Kurse një herë tjetër, vetë Umeri [radijall-llahu anhu] i pa dy veta në imoralitet. Menjëherë i mblodhi njerëzit dhe u tha: ”O njerëz, i pashë me sytë e mi dhe i dëgjova me veshët e mi.” Ali ibnu Ebi Talibi [radijall-llahu anhu] e pyeti: ”O Prijësi i besimtarëve, a ke katër dëshmitarë?” Umeri i tha: ”O Ali, i pashë me sytë e mi dhe i dëgjova me veshët e mi.” Por Aliu i tha përsëri: ”O Prijësi i besimtarëve, nëse do t’ua shqiptosh emrat, do të ndëshkohesh me 80 goditje me kamxhik.”



    Thotë profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Zotit i vjen turp dhe e pëlqen të mbuluarit. Nëse dikush prej jush lahet, le të mbulohet.”



    Në një hadith tjetër, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: ”Dy lloj njerëzish nga umeti im, nuk do të hyjnë në Xhennet dhe nuk do e shijojnë aromën e tij, megjithëse ajo ndihet 500 vite larg.” Të pranishmit e pyetën: ”Kush janë këta, o i Dërguari i Zotit?” Ai u përgjigj: ”Janë gra të veshura lakuriq, kanë devijuar vetë dhe devijojnë edhe të tjerët, me kokat si gunga e devesë.”



    Kjo, pasi këto bëhen haptazi dhe çojnë në shthurrjen e të gjithë shoqërisë. Nëse nuk ke veshur hixhabin, të paktën mos u vish me të shkurtra, të ngushta dhe të tejdukshme. Mos shko në plazh, o motër, se kështu e zemëron All-llahun e Madhërishëm !







    Çfarë duhet të bëj që të siguroj faljen dhe mbulimin e gjynaheve në këtë botë dhe në botën tjetër?



    Nëse dëshiron të ruhesh nga skandali në këtë botë e në botën tjetër dhe të mbrohesh nga zjarri i Xhehenemit, shkoji All-llahut të Madhërishëm me shumë vepra të mira dhe të mëdha.



    Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vendosi ta marrë Meken pa luftë dhe lajmin e hyrjes në Meke e mbajti të fshehtë. Por një nga shokët e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Hatib ibnu Ebi Beltea, u dërgoi fjalë Kurejshëve mbi atë që kërkonte të bëjë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].



    Hatib ibnu Ebi Beltea u dërgoi një letër Kurejshëve, ku u tregonte se Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe muslimanët po nisen për të sulmuar Meken. Në letër shkruante: “Nga Hatib ibnu Ebi Beltea, drejtuar Ebu Sufjanit, të parit të Kurejshëve. I Dërguari i Zotit, po përgatit ushtrinë për t’ju sulmuar.”



    Letrën ia jep një gruaje, të cilën e këshillon ta fshehë mirë dhe t’ia dërgojë Ebu Sufjanit.



    Në këto çaste zbret Xhibrili [alejhis-selam] dhe i tregon Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për atë që kishte bërë Hatib ibnu Ebi Beltea. Xhibrili [alejhis-selam] nuk zbriste vetëm kur Mesazhi Hyjnor ose Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishin në rrezik. Në këtë rast, nëse Kurejshët do e merrnin vesh, do të përgatiteshin për luftë. Kurse Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] përpiqej që në Meke të hynte paqësisht dhe jo me luftë.



    Menjëherë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dërgon Aliun dhe Zubejrin të vihen pas gruas dhe t’i marrin letrën. Pasi e arrijnë, ia marrin letrën dhe ia dërgojnë Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Aliu [radijall-llahu anhu] e hapi letrën dhe e lexoi. Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e mori letrën në dorë dhe iu drejtua Hatibit: ”Çfarë është kjo, o Hatib?”



    Umeri [radijall-llahu anhu] nxori shpatën dhe i tha Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”O i Dërguari i Zotit, më lejo t’ia këpus kokën këtij hipokriti!” Por Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ia ktheu: ”Lëre, o Umer, pasi All-llahu i Madhërishëm u ka thënë atyre që morën pjesë në betejën e Bedrit: Veproni ç’të doni se ua kam falur!” Hatib ibnu Ebi Beltea [radijall-llahu anhu] kishte një llogari veprash të mira, të cilat ndërmjetësuan në këtë moment të vështirë për të dhe iu fal gabimi.



    Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e kuptoi se një veprim i tillë prej Hatibit, ishte si rezultat i dobësimit të besimit dhe me qëllim që të sigurojë një farë mbrojtjeje për gruan dhe fëmijët e tij në Meke.



    Në shumë vende, të përhapësh sekretet konsiderohet tradhëti e madhe dhe personi ndëshkohet me vdekje. Por profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e pa këtë çështje nga një këndvështrim tjetër. Ai e dinte se një nga cilësitë e All-llahut të Madhërishëm është falja dhe mbulimi i të metave. Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e vlerësoi pjesëmarrjen e Hatib ibn Ebi Beltea në Bedr.



    Nëse ke gjynahe dhe shumë të meta, o vëlla dhe o motër, bëj diçka të madhe për Islamin, fenë e Zotit. Ditën e Kifont-size: 12pt; font-family: (El-Bekare: 286)quot;serif lang=/pjametit, kur të dalësh para Zotit, thuaji: “Këtë e kam bërë për fenë Tënde, o Zot.”



    Nëse ke një llogari bankare prej miliona dollarëve, nuk e ke problem nëse humbet në tregëti disa mijëra dollarë. Kurse një tjetër që humbet në tregëti mijëra dollarë dhe nuk ka llogari bankare të hapur, ky me të vërtetë që është i falimentuar.



    Veprat e mira ndërmjetësojnë tek All-llahu i Madhërishëm për të metat e njeriut. Shkoji Zotit me të mira të shumta, shkoji me lexim Kur’ani, rrjedhje lotësh nga dashuria për Të, folu të tjerëve rreth Zotit... shtoje llogarinë e punëve të mira.



    Ibnu Tejmije thotë se Musai [alejhis-selam] gaboi në disa raste. Ai vrau një njeri, hodhi përdhe fletët të cilat ia kishte shkruar All-llahu i Madhërishëm dhe përmbanin udhëzim, kapi vëllanë e tij profet për mjekre dhe e tërhiqte me inat... Megjithatë All-llahu i Madhërishëm e donte, e nderonte dhe i fliste pa ndërmjetës, si asnjë profeti tjetër. Kjo, pasi ai kishte qëndruar para Faraonit dhe i kishte folur për Zotin e Madhërishëm. Kështu, të metat dhe gabimet ishin si një qime e zezë në kurrizin e një demi të bardhë. Kurse Junus ibn Metta [alejhis-selam] e zermëroi All-llahun e Madhërishëm një herë dhe Ai e ndëshkoi në barkun e balenës. Kjo, pasi Junusi [alejhis-selam] nuk kishte të njëjtën llogari të mirash, si Musai [alejhis-selam]. Dhe ajo që e nxori Junusin [alejhis-selam] nga barku i balenës, ishin ato pak të mira që kishte vepruar më parë.



    Kur Uthman ibnu Affani [radijall-llahu anhu] mori përsipër të përgatisë një ushtri me mjetet që i nevojiteshin, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ”Asgjë nuk e dëmton Uthmanin pas kësaj dite!” Sido që të jenë gjynahet e Uthmani [radijall-llahu anhu], do t’i falen për shkak të këtij qëndrimi burrëror.



    Nëse kërkon të falë dhe të t’i mbulojë të metat, vepro diçka të madhe për hatër të Zotit të Madhërishëm. Një vepër e tillë mund të jetë hixhabi për ty, o motër. Mund të jetë kontributi për hapjen e një strehe jetimësh. Mund të jetë një edukim i mirë për fëmijët e tu. Mund të jetë udhëzimi i njerëzve në rrugën e All-llahut të Madhërishëm.







    Si ta përjetojmë emrin El-Gaffar në jetën tonë?



    Si fillim duhet të bësh disa gjëra: 1- Vepro vepra të mëdha dhe të mira. 2- Kërko falje sa më shumë, duke thënë:”Es-stagfirull-llah!” 3- Mbuloji të metat e njerëzve të tjerë, me qëllim që All-llahu i Madhërishëm të mbulojë ato të tuat. Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Kush ia mbulon të metat një muslimani, Zoti i Madhërishëm do t’ia mbulojë atij Ditën e Kijametit.”; “Kush ia mbulon të metat një muslimani, Zoti ia mbulon atij në dynja dhe në ahiret.”



    Nëse dikush gabon në punë, mos shko ta ankosh tek drejtori. Nëse ke kërkuar dorën e një vajze, u fejove dhe më pas e prishe fejesën, mos ua trego njerëzve të tjerë shkakun e prishjes së fejesës. Mos ia trego të metat që gjete tek ajo vajzë, mos e përball me skandalin. Nëse të pyesin njerëzit mbi shkakun, thuaj se nuk ishte fati yt.



    Shohim sot se mediat dhe gazetarët kërkojnë lajme tërheqëse, duke bërë publike gjëra private dhe intime të njerëzve.



    Thotë profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Mos i lëndoni robërit e Zotit, mos i përqeshni dhe mos i kërkoni të metat e tyre. Kush kërkon të metat e vëllait të tij musliman, Zoti i Madhërishëm do të kërkojë të metat e tij, derisa ta poshtërojë qoftë edhe në mesin e shtëpisë.”



    Shkoi një njeri tek Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha: ”O i Dërguari i Zotit, kam parë filanin duke bërë imoralitet.” Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ia ktheu: ”A nuk e mbulove qoftë edhe me rrobën tënde?”



    Islami është fe që e mbron privacinë e të tjerëve dhe nxit që jeta e tyre private dhe të metat e tyre të mbeten sekret. Kjo, pasi nëse do të përhapen në gjithë shoqërinë bisedat rreth imoralëve, drogës, skandaleve... ajo që do të ndodhë është se shoqëria mësohet me fenomene të tilla dhe do të fillojnë t’i veprojnë.

    El-Gafuru (Gjithėfalėsi)

    Ky është një nga emrat që njerëzit dhe besimtarët e përmendin më shpesh, pasi me këtë emër, ata i kërkojnë falje Zotit të tyre. Në këtë temë do të flasim rreth këtyre çështjeve kryesore:

    1. Hyrje.

    2. Kuptimi i emrit El-Gafur në terminologjinë islame.

    3. Të gjithëve u falen dhe u mbulohen të metat, përveç atyre që i veprojnë haptazi.

    4. Çfarë duhet të bëj që të siguroj faljen dhe mbulimin e gjynaheve në këtë botë dhe në botën tjetër?

    5. Si ta përjetojmë emrin El-Gaffar në jetën tonë?