Jo me 15 por mė 27 dhe 29 Nėntor do tė jetė ditė feste !

Nė studimet e kulturave dhe traditave tė popujve i kushtohet rėndėsi tė madhe mėnyrės se si dhe sa njė popull i feston festat e tij. Qysh njė popull i feston festat e tij, merret si tregues konkretė pėr shkallėn e kulturės dhe qytetėrimit tė atij populli .

Populli ynë shqiptarë ka qenë i njohur me festim dinjitoz dhe të kulturuar për gjatë historisë së tij tej shekullore.

Në kohët e fundit për fetë te keq gjendja ka filluar të ndryshoj për mbrapsht. Në vend të masivizimit dhe modernizimit të metodës së festimit të tyre, ata kanë filluar ta braktisin festimin tradicional duke e zëvendësuar me rrugë të degjenerimit të cilat botërisht njihen si dukuri negative. Diku nga mesi ynë koncepti i festës sonë është zëvendësuar në disa pseudo-festa të paqena të panjohura më herët në traditën e popullit tonë por ende të pa njohura (origjina e këtyre festave dhe rëndësia e tyre) edhe për vetë festuesit e tyre .

Duke llogaritur në faktin që jo të gjithë mendojnë një lloj dhe mbi të gjitha logjika e njerëzve të dijës – intelektit dhe botës akademike kurrë nuk do ta pranojë një gjë të, atëherë mbetet shpresë për që ndjenja e festës për popullin tonë të kthehet në festat burimore te tyre – por me tepër se tradicionale, gjenetike dhe shpirtërore.

Absurditeti i tmerrshëm që artikulohet nga politikanët tanë është edhe ajo shija e dobët artistike kur ditën e zgjedhjeve e quajnë ditë të festës. Sigurisht pajtohem që ajo do të jetë dite feste por do të jetë vetëm për politikanët që do të fitojnë dhe militantët e hutuar që do të ngazëllehen kotë se koti .
Për ne të tjerët do të jetë ditë e zakonshme pune në përgatitjet për organizimin madhështorë të festimit të festave më të rëndësishme të popullit tonë: atë të Bajramit të Kurbanit (27 Nëntor 2009) dhe Ditës së Flamurit Kombëtarë (28 Nëntorit 2009).

Për më tepër këto dy festa (dhe Krishtlindjet për të Krishterët) përfaqësojnë vlerat më të rëndësishme dhe festat më të rëndësishme të popullit tonë. Flasë për festim e ngrohtë dhe vlerat shpirtërore dhe nuk flasë këtu për protokolle dhe hipokrizi politike. Të një rëndësie të madhe për popullin shqiptarë, veçantë për atë të Kosovës paraqesin edhe 17 shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës, pastaj edhe 12 Qershori Dita e Çlirimit të Kosovës dhe të ngjashme të historisë kombëtare dhe të ngjarjeve tona të mëdha.

Në mënyrë kategorike dhe absolute përjashtohen ato të tjera festa pavarësisht sa lexuesi i këtij artikulli mund të jetë emocionuar pas tyre por ato kurrë nuk do të shihen si festime normale nga populli unë gjithnjë shikuar nga prizmi i qasjes shkencore të vështrimit të këtij fenomeni. Festat në fjalë janë Viti i ri, Nata e Shtrigave, Karnavalet dhe të ngjashme, që kanë paraqitur mungesën e kulturave të këtyre popujve. Gjersa këta popuj përpiqen që ti largojnë nga kultura e tyre këto pseudo-festa, është për tu studiuar apetiti që disa njerëz nga populli ynë provojnë në mënyrë të një anshme të i fusin në raportuarin e festave tona. Një përpjekje e tillë është larg mendsh për popullin që ka mend.

Organet relevante si BIRK me të gjitha këshillat e tij dhe organizatat kulturore Islame duhet që tashmë te jenë në valën e fundit të përgatitjeve për festimin madhështorë të festës së Kurbanit. Kur them këtë nuk mendoj për çështjet teknike si ( përcaktimi i imamëve nëpër xhamia) me që përcaktimet teknik janë diç që realizohen me konkratë në fillim të viteve financiare.
Kur them për festim të Bajramit mendoj në organizime të shumta dhe të ndryshme që të mund të mbushnin hapësirën e Bajramit dhe në anën tjetër të kënaqnin bashkësinë e myslimanëve që Bajrami i mbledh dhe i gjallëron.
Në këto organizime mund të përfshiheshin aktivitete si :
- Programe kulturore ,
- Mbrëmje kuranore
- Mbrëmje humori ,
- Ilahija e vitit
- Shfaqje filmi me temë Bajrami ose diç fatere
- Orë letrare
- Panairi i ëmbëlsirave tradicionale të Bajramit
- Shpërndarje të ëmbëlsirave nga fëmijët
- Shpërndarje e dhuratave
- Aktivitete sportive
- & të ngjashme.

Kështu disi duhet të jenë edhe aktivitetet për festën e 28 Nëntorit dhe për këtë të fundit duhet që edhe një herë profesorët e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe Historisë të luajnë rolin e tyre, në edukimin dhe freskimin e vlerave kombëtare emocionale tek nxënësit e rinj. Një edukatë e tillë duhet të përfshijë edukimin kombëtarë të moderuar por para se gjithash një Shqiptarë pastaj një Evropian, Botërorë, I Rrugës së Qumshtit dhe çka do çoftë.
Për 28 Nëntor duhet të ketë edhe organizime institucionale edhe pse nuk është festë shtetërore. Asnjëherë nuk duhet të pranohet fakti i shkëputjes së këtij populli me të kaluarën e tij dhe këtë lidhje do ta ruaj më së miri festat.

Mbetët të shihet se sa ka ky popull ende kulturë dhe civilizim a po është mijë në laboratorin botë.

Gentian Jetishi


0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top

Dinari (€) mė i ēmueshėm i shpenzuar - Nėn hijen e hadithit

Prof. Husamedin Abazi.
Dinari (€) më i çmueshëm i shpenzuar - Nën hijen e hadithit