Poezi Israja dhe Miraxhi

Poezi Islame

Dëgjo për natën e israsë dhe të miraxhit
për ngjarjen që me kuran e përjetshme mbeti
dhe dije që, ku piqet njohja e krijesave me të përtejmen,
këtë kufi kaloi, i vetmi në botë, Muhamedi

E mori zemërdëlirin
buraku vetëtimi
që hidhte të parat këmbë
sa i mbërrinte shikimi

Shumë libra janë shkruar
hollësira janë dhënë të asaj ngjarjeje
që nuk ishte e shtrirë shumë në kohë
veçse në një pjesë nate

Vendi s'do t'i ftohej
koha mbase nuk i vlejti
atë natë do t'i jepej dhe çdo mrekulli tjetër
që i ishte dhënë ndonjë pejgamberi

Shpejto burak hapat
ço resulin te mesxhidulaksaja
t'i falë dy rekate e të zgjedhë qumështin
të mbarojë plot kuptim israja

Aty do të manifestohet tradita
do të të lidh siç lidhnin para tij pejgamberia
aty do të vërtetohet e veçanta e tonit ymet
fitreja - natyrshmëria

Mbaro isra, nis miraxh,
po pret Ademi, Jahjaja dhe Isai,
Jusufi, Idrisi që u ngrit lart,
Haruni, Musai dhe Ibrahimi, alejhimusselam

Shtatë portat shtatë qiejve
iu hapën nga engjujt rojtarë
në to pa dhe u çmall rend me ata të dërguarit
pastaj bejtulmakdesin dhe sidretulmuntehanë

Kështu nganjëherë i ndodh robit
në tokë t'ia zënë diellin
ndonëse ka të hapshme
portat e qiellit

Në miraxh, siç dihet,
në fillim u bënë farz pesëdhjetë namazet,
pastaj u hoqët nëntë hise,
për aq sa edhe na u shumëfishuan sevapet

Ndjeje lehtësinë
që na u bë natën e miraxhit
dhe kujto fjalën e të dërguarit
që namazi është miraxhi i besimtarit

Ilmi Rexhepi

4 komente

  • ju pershendes me pershendetjen islame "eselamu alejkum" kjo poezi ishte mjafte e bukur dhe une ju deshiroj qe te vazhdoni me poezoi me te reja e me te mira ne kete poezi kam pelquer shume fjale te cilat ishin p.sh Ndjeje lehtësinë që na u bë natën e miraxhit dhe kujto fjalën e të dërguarit që namazi është miraxhi i besimtarit etj ju falnderit per nje poezi kaq te mire ALL-llahu ju shperblefte...

  • Ilmi kjo poezi me pelqeu shum dhe do ta vendos ne webfaqen tem Islame e Allahu Te Shperbleft.

  • Selam Ilmi Rexhepi aferim per kete poezi, inshaAllahu te frymezon dhe me shume per te shenuar kesi poezi si kjo e Isras dhe Miraxhit qe mua me pelqeu shum. selam nga Skenda Lipjan

  • shum tmira veq vazhdoni

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top

    Bashkim Aliu - Pozita e gruas nė Islam

    BASHKIM ALIU POZITA E GRUAS NË ISLAM ''TE JETOJME ME ISLAMIN''