Jakup Asipi (rahimehullah) - Dita e Xhumma dhe pėrgaditja pėr tė

Shprehe me gjuhë, tani, dërgo salavat mbi Pejgamberi Salallahu alejhi ue selem | Paqeja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të |



Disa nga dobitë e dërgimit të salavateve mbi Muhammedin s.a.v.s.:

1. Përfitimi i dhjetë salavateve nga Allahu xh.sh.
Thotë Muhammedi a.s.: "Kush më dërgon një salavat, Allahu atij i dërgon dhjetë salavate" (Buhariu)

2. Kthimi i salavatit prej Pejgamberit a.s.
Thotë Muhammedi a.s.: "Nuk ka asnjë musliman që më përshëndetë me selam e që All-llahu të ma kthen shpirtin për t'ia kthyer selamin". (Imam Ahmed,Ebu Davud).

3. Afërsia me Pejgamberin a.s.:
Thotë Muhammedi a.s.:"Vërtetë njeriu më i afërt me mua në Ditën e gjykimit është personi që më së shumti më ka dërguar salavat".

4. Kushtëzohet pranimi i lutjes pas salavatit:
Transmeton Aliu r.a. se Muhammedi a.s. ka thënë: "Nuk ka asnjë lutje që në mes saj e qiellit nuk ka hixhab (pengesë) përderisa nuk dërgohet salavat mbi mua dhe vetëm pasi të dërgohet salavati ngrihet ajo pengesë". (Tirmidhiu).

5. Melaiket luten për ata që dërgojnë salavat
Thotë Muhammedi a.s.: "Allahu ka krijuar një grup melaikesh të cilët i urdhëron të kërkojnë vendtubime aty ku përmendet Allahu. Nëse gjejnë vende të tilla, ndalen pranë tyre, ku bëjnë amin në lutjet e besimtarëve të pranishëm, nëse ata dërgojnë salavat, melaiket së bashku me ta dërgojnë salavat, derisa besimtarët të shpërndahen, pastaj melaiket i thonë njëri tjetrit, lum për këta që po kthehen të falur prej Allahut".

6. Të fituarit e shefa'atit (ndërmjetësimit) të Muhamedit a.s.
Thotë Muhammedi a.s.:"Kur të dëgjoni muezinin përsëritni ato që i thotë ai gjatë ezanit, pastaj dërgoni salavat në mua, pastaj prej Allahut kërkoni Vesilen për mua, pozitë që i jepet vetëm robit të Allahut, shpresoj jam unë, prandaj kush kërkon vesilen për mua, më është lejuar t'i bëj shefa'at atij".

7. Përkujtimi për Pejgamberin a.s.
Thotë Muhammedi a.s.:"Prej ditëve më të mira tuajat është dita e Xhumasë, në të cilën ditë u krijua Ademi a.s., në atë ditë edhe vdiq, atë ditë fryhet në sur dhe atë ditë bëhet kiameti, prandaj shumë dërgoni salavate atë ditë, sepse vërtet salavatet tuaja arrijnë tek une". Sahabet e pyetën: "O i Dërguar si të vijnë salavatet nëse atëherë nuk do të jesh më?" Pejgamberi a.s. iu pergjijg: "All-llahu ia ka ndaluar Tokës t'i gëlltisë trupat e Pejgambereve". (Ebu Davud, Ibni Maxhe, Nesaiu, Ahmedi).

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top

Dinari (€) mė i ēmueshėm i shpenzuar - Nėn hijen e hadithit

Prof. Husamedin Abazi.
Dinari (€) më i çmueshëm i shpenzuar - Nën hijen e hadithit