Indeksi -> Islam -->

Dashuria pėr hir tė Allahut ....

Të duash për hir të Allahut do të thotë ta duash dikë, jo për interes të kësaj bote, por sepse ai/ajo është më i devotshëm ose është në shërbim të muslimanëve dhe Islamit…

Të duash për hir të Allahut do të thotë ta duash dikë, jo për interes të kësaj bote, por sepse ai/ajo është më i devotshëm ose është në shërbim të muslimanëve dhe Islamit…

Profeti (a.s) ka thënë: "Allahu do të pyesë në Ditën e Gjykimit: ku janë ata që janë dashur për hir të Madhërisë Sime? Sot kur nuk ka hije tjetër, do t'i strehoj ata në hijen time." (Muslimi)
Allahu (xh.sh) thotë në Kur'an: "S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër…" (49: 10)

Profeti Muhamed (a.s) ka thënë: "Janë tri gjëra, që secili që i arrin, do ta gjejë ëmbëlsinë e besimit: Nëse Allahu dhe i Dërguari i tij janë më të dashur për të se çdokush tjetër; nëse ai e donë dikë vetëm për hir të Allahut; dhe nëse ai e urren kthimin në mosbesim (kufër) pasi Allahu e shpëtoi atë prej tij, aq sa do ta urrente hudhjen e tij në zjarr."
Të kesh dashuri për besimtarët e Allahut dhe robërit e mirë është rezultat i njeriut që donë për Allahun, kështu që ai fiton shpërblime dhe merita si ata që i donë.

Profeti Muhamed (a.s) e patën pyetur: "Kur do të vie Dita e Gjykimit?" Profeti ynë e pyeti atë: "Çfarë ke përgatitur për atë Ditë?" Njeriu ka thënë: "Asgjë, por unë e dua Allahun dhe profetin e tij." Profeti (a.s) atëherë i ka thënë: "Ti do të jesh (atë Ditë) me ata që i do."
Hadithi i mësipërm është transmetuar nga Enesi (r.a). Ai ka thënë se këto fjalë të Muhamedit (a.s) na kënaqën si asgjë tjetër më parë. Ai ka shtuar: "Unë e dua shumë Profetin Muhamed (a.s) – qoftë i bekuar përgjithmonë – dhe Ebu Bekrin dhe Umerin, Allahu qoftë i kënaqur me ta, dhe për shkak të kësaj dashurie, unë do të jem në shoqërinë e tyre, edhe pse veprat e mia nuk janë të njëjta me të tyret." (Buhariu)

Allahu i ka urdhëruar muslimanët ta duan njëri-tjetrin, ta marrin njëri-tjetrin si shokë dhe si vëllezër dhe të kujdesen e ta ndihmojnë njëri-tjetrin.

Për këtë Allahu thotë në Kur'an: "Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur'anin) e Allahut, e mos u përçani! Përkujtoni nimetin e Allahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së Xhehenemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu Allahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur." (3:103)

Dashuria jonë për njëri-tjetrin për hir të Allahut nënkupton që t'i sakrifikojmë nevojat tona për hir të nevojave të vëllait musliman në mënyrë që të kalojmë tej sakrificës normale për hir të miqësisë.

Profeti Muhamed (a.s) ka thënë: "Marrëdhënia ndërmjet besimtarëve është si një mur, pjesët e të cilit i mbështesin pjesët e tjera." (Muslimi)

Koncepti i dashurisë për hir të Allahut nuk e pranon "miqësinë" midis burrit dhe gruas që janë jashtë martesës dhe lidhjes familjare. Sidoqoftë, burrat dhe gratë muslimane duhet ta duan njëri-tjetrin për hir të Allahut, fëmijët e tyre do t'i duan ata dhe do ta duan njëri-tjetrin për hir të Allahut. Kjo do të sigurojë rezultate në lidhje të forta familjare dhe umet të shëndoshë musliman. Muslimani nuk duhet ta lë ose ta braktisë vëllanë e tij.

Profeti (a.s) ka thënë: "Nuk duhet të ketë prishje të lidhjes, as të largoheni njëri prej tjetrit, as ta urreni njëri-tjetrin. Bëhuni vëllezër, siç u ka urdhëruar Allahu." (Muslimi)

Gjithashtu, Profeti (a.s) i këshilloi muslimanët që t'ia shfaqin njëri-tjetrit dashurinë duke thënë: "Nëse njeriu e donë vëllinë e tij në besim, ai duhet t'i tregojë atij se e donë." (Ebu Davudi)

Transmetohen shumë hadithe nga Profeti (a.s) në të cilat ka treguar se ta duash dikë për hir të Allahut është vepër fisnike, e cila ia mundëson dikujt të bëjë vepra të mira në këtë botë dhe të jetë në shoqërinë e lartë në botën tjetër.

Prandaj, t'i duam vëllezërit apo motrat tona për hir të Allahut me qëllim që ta bëjmë veten të mirë dhe ta fitojmë kënaqësinë e Allahut, dhe të jemi prej atyre njerëzve që personat e tjerë mos të mërziten nga fjalët tona, por të ngelin të kënaqur nga ne…

Autore: Rejhana Çerkezi

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top



Bashkim Bajraktari - Toleranca me jomuslimanet, vlera e jone

Bashkim Bajraktari - Toleranca me jomuslimanet, vlera e jone

Bashkim Bajraktari - Toleranca me jomuslimanet, vlera e jone