Thirrja e ezanit nė veshin e tė sapolindurit

Pyetje: Cili është mendimi juaj në lidhje me thirrjen e ezanit në veshin e foshnjës?

Pyetje: Cili është mendimi juaj në lidhje me thirrjen e ezanit në veshin e foshnjës?

Përgjigjet Myftiu: Husamedin Afaneh

Përgjigjja: Me emrin e Allahut, falënderimi i takon Atij, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin për profetin Muhamed a.s.

Pjesa më e madhe e dijetarëve janë të mendimit se është e pëlqyeshme thirrja e ezanit në veshin e djathtë të foshnjës dhe thirrja e ikametit në veshin e majtë. Të këtij mendimi janë dijetarët e medh’hebeve Hanefi, Shafi’ij dhe Hanbeli. Kjo është përgjigjja që ka dhënë Doktor Husamedin ibnu Musa Afane (professor i Jurisprudencës Islame në universitetin e Kudsit në Palestinë):

Ubejdulla ibnu ebi Rafi’ij transmeton “[1]se babai i tij ka parë Profetin (a.s.) të thërrasë ezanin në veshin e Hasenit birit të Alijut, kur ai lindi.”

Imam Albani ka përmendur një hadith tjetër që është si përforcim i hadithit të parë se:“Profeti (a.s.) ka thirrur në veshin e Hasenit birit të Alijut ditën kur ai ka lindë, dhe ka thirrur ikametin në veshin e djathtë të tij.”[2]

Duke u mbështetur tek këto dy hadithe, pjesa më e madhe e dijetarëve janë të mendimit se është e pëlqyeshme thirrja e ezanit në veshin e majtë të foshnjës së lindur, dhe thirrja e ikametit në veshin e djathtë. Të këtij mendimi janë dijetarët e medh’hebeve Hanefi, Shafi’ij dhe Hanbeli.

Është transmetuar nga Hasen El Basri dhe Umer ibnu Abdulazizi se kur u lindën fëmijët e tyre, u thirrën ezanin në veshin e majtë dhe ikametin në veshin e djathtë.

Sekreti i thirrjes së ezanit në veshin e foshnjës së sapolindur:

Sekretin e kësaj e ka sqaruar dijetari i madh Ibnul Kajm, i cili ka thënë: “Sekreti i thirrjes së ezanit (Allahu e di më së miri) është se: gjëja e parë që njeriu dëgjon janë fjalët e ezanit. Fjalët e ezanit përmbajnë madhështinë e emrit të Allahut, dy dëshmitë me anë të të cilave njeriu pranohet në Islam. Kështu që, njeriu i cili ka hyrë në këtë botë gjëja e parë që dëgjon janë fjalët e ezanit, një rit i fesë, dhe kur del nga kjo botë i thuhet të thotë “La ilahe il la llah”. Gjithashtu, shejtani largohet nga fjalët e ezanit. Fjala e parë që duhet të dëgjojë i sapolinduri është dëgjimi i fjalës dhe ftesës së Allahut, përpara se të dëgjojë fjalën e shejtanit.”

Allahu e di më së miri.

--------------------------------------------------------------------------------

[1] Këtë hadith e kanë transmetuar imam Tirmidhiu, Ahmedi, Ebu Daudi, Hakim, El bejhaki dhe të tjerë. Imam Albani ka thënë: ky hadith është hasen.

[2] Këtë hadith e ka transmetuar imam El Bejhaki në librin “shu’bul iman”.

1 komente

  • Me falni per hadithin ne fjale a eshte ashtu ose eshte gabim shtypi se une me sa e di Ezani thirret ne veshin e djathte kurse ikameti ne te majten. Selam...

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top



    Ligjëratë nga hoxhë Halil Avdulli (27.09.2014 - Vushtrri)

    Mulla Idriz Gjilani - Halil Avdulli

    Ligjëratë nga hoxhë Halil Avdulli (27.09.2014 - Vushtrri)