Gjuriç: Nëse do të ketë zgjidhje, atëherë Serbia do të kenë më shumë territor, para dhe të drejta

Marko Gjuriç konsideron se nëse nëse serbët do të kenë më shumë territor atëherë do të kenë më shumë para dhe të drejta.

Marko Gjuriç konsideron se nëse nëse serbët do të kenë më shumë territor atëherë do të kenë më shumë para dhe të drejta.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë, thotë se nuk do të pranojnë zgjidhje tjetër përveç asaj që serbët të jenë më mirë se sot, transmeton Indeksonline.

Ai thekson se kjo vlen për fushat e shëndetësisë, arsimit, zhvillimit ekonomik, të drejtat politike, dhe të gjitha fushat tjera të jetës mbi të cilat varet e ardhmja e popullit, si në veri dhe në jug të Ibrit.

“Nëse do të ketë zgjidhje të problemit të Kosovës, atëherë Serbia dhe serbët do të kenë më shumë territor, para dhe të drejta. Kjo do të përmirësojë pozitën e tyre aktuale”, thotë Gjuriq.

“Është e qartë se përderisa serbët dhe shqiptarët jetojnë në të njëjtën zonë dhe interesat kontradiktore, paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm nuk mund të jenë pa një kompromis historik. Vendi ynë është gati të kërkojë një zgjidhje të tillë”, ka thënë ai tutje për Politika./i.o

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote