Ja gjashtë ushqime të cilat ju ngopin dhe ju dobësojnë njëkohësisht!

Teksa dielli dhe vera kanë mbërritur tashmë, të jesh në formë është gjëja e vetme që shumë njerëz kanë në mendje.

Teksa dielli dhe vera kanë mbërritur tashmë, të jesh në formë është gjëja e vetme që shumë njerëz kanë në mendje.

Nëse po mendoni të ndryshoni dietën dhe të merrni vendime të zgjuara në lidhje me ushqimin sa më parë, “Health” ju paraqet listën e dietologes Sarah Duff që të frymëzoheni për të marrë vendime të zgjuara.

Peshku dhe mishi

Sipas Duff, ushqimet të cilat përmbajnë shumë proteina do t’ju ndihmojnë të mos keni uri për një kohë të gjatë. Ndaj ushqehuni me produkte të mishit dhe peshkut.

Kosi dhe gjiza

Kosi dhe gjiza janë zgjedhja e përkryer për në mëngjes. Kombinojini me fruta dhe arra për të shtuar sa më shumë fibra në ushqim.

Tërshëra

Tërshëra është një ndër zgjedhjet kryesore për të ngrënë në mëngjes dhe do t’ju mbajë për një kohë të gjatë larg ushqimit.

Perimet

Siguroni që të kombinoni perimet gjithmonë me pjatën kryesore. Jo vetëm që do të ushqeheni shëndetshëm, por nuk do të keni nevojë të konsumoni ushqim shumë shpesh.

Supa

Sipas Duff, një supë e ngrohtë do t’ju mbajë të ngopur gjatë gjithë ditës.

Patatet e ziera

Dhe në fund, patatet e ziera do të kenë një efekt ndryshe nëse nuk i shoqëroni me karbohidratet e tjera. Pra, Duff tregon nëse me një kruasan nuk do të keni uri për momentin, me një patate të zier nuk do të keni uri gjithë ditën./Kosova Post/

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote