Indeksi -> Islam -->

PROJEKTI I MADH I XHAMISË NË BUKURESHT U BRAKTIS PËR SHKAK TË MUNGESËS SË PARAVE!

Komuniteti musliman në Rumani braktisi projektin e saj për të ndërtuar një xhami të madhe në Bukuresht, në një tokë që u dhurua nga shteti rumun.

Komuniteti musliman në Rumani braktisi projektin e saj për të ndërtuar një xhami të madhe në Bukuresht, në një tokë që u dhurua nga shteti rumun.

Nuk është e qartë pse projekti u braktis, por muftiu Iusuf Murat tha se komuniteti nuk mund të përballonte kostot e përgjithshme për këtë investim.

“Ne nuk mund të vazhdojmë projektin e xhamisë, jo mega-xhami, por kjo nuk po ndodhë për shkak të disa zërave që u shfaqën në vend ku kundërshtonin këtë projekt”, tha Murati.

Projekti u njoftua për herë të parë në 2015 dhe duhet të ketë filluar në tre vitet e ardhshme, por ndërtimi i tij ende nuk ka filluar. Projekti u kritikua nga një sërë politikanë rumunë. Dhjetra persona protestuan në vendin e Xhamisë së ardhme duke pretenduar se po mbronin trashëgiminë ortodokse të vendit.

Mufti u pyet nëse presidenti turk Rexhep Erdogan ndëpreu fondet për xhaminë e Bukureshtit. Murat tha se atij i është thënë se nuk kishte intertesim për projektin, i cili u citua nga Adevarul.ro.

Deputeti Cristian Preda tha se mund të jenë dy arsye të mundshme për këtë lëvizje: Ose qeveria turke ka mbetë pa para ose zyrtarët në Ankara e kanë lënë projektin në përpjekje për të fituar mbështetjen e Rumanisë për qëllimin e Turqisë për t’u bashkuar me BE.

Tre vjet më parë, qeveria rumune dhuroi një tokë prej 11,000 metra katrorë për ndërtimin pranë Qendrës Romexpo në Bukureshtin verior. Përveç ndërtesës së xhamisë, aty mendohej të jetë një librari dy klasë për një mësim të fundjavës dhe një restorant social. Xhamia është projektuar për të strehuar deri në 2,000 besimtarë.

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote