SEMINAR ME IMAMË PËR PËRLLOGARITJEN E KALENDARIT LUNAR (KALENDARIT TË HËNËS)

Me 26.02.2018 në Schlieren-Zurich u organizua Seminar rreth llogaritjes së muajve të hënës sipas përllogaritjeve astronomike dhe kuptimi i teksteve fetare për fillimin e muajve të hënës në dritë të të arriturave shkencore në fushën e astronomisë.

Seminari u organizua nga Federata e Organizatave Islame në Zvicër (FIDS), dhe në këtë seminar ligjëruan dy ekspertë të fushës përkatese: dr.Halid Hanefij-kryetar i komisionit për fetva në Gjermani, dhe Dr.Mustafa Dadash-studiues në Dijanetin e Turqisë.

Në këtë seminar morrën pjesë imamë shqiptarë, boshnjak, imamët turq dhe arabë.

Ajo që meriton të theksohet është prezenca e dalluar e Unionit të Bashkësive Islame në Zvicër me imamët shqiptarë. Kjo tregon përkushtimin e imameve shqiptarë që veprojnë në Zvicër që të jenë pjesë e të gjitha zhvillimeve fetare, kombëtare dhe shkencore e kulturore në Zvicër.

Imami Dr. Bashkim Aliu në cilësinë e moderatorit të këtij takimi shprehet se u jam mirënjohës dhe falenderues për pjesmarrjen e tyre dinjitoze. Po ashtu ai shpreh falenderimin e tij për të gjithë pjesëmarrësit dhe ata që kontribuan për organizimin e këtij takimi.

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote