90 % të zviceranëve janë të lidhur me internet

90 për qind të banorëve të Zvicrës shfrytëzojnë internetin. Shumica e tyre, shkathtësitë e tyre për përdorimin e internetit i vlerësojnësi të mira. Në këtë përfundim ka ardhur një sondazh reprezentativ i realizuar nga Univesriteti i Cyrihut.

Mirëpo, ndërkohë që ekzistimin e internetit të gjithë e konsiderojnë si një përparësi në jetë, çdo i dyti brengoset se duke shfrytëzuar atë, vë në rrezik sferën private, trasnmeton albinfo.ch. Madje, sa më të vjetër që janë përdoruesit e internetit aq më skeptikë janë ata ndaj këtij mediumi, tregon sondazhi.

Sipas studiuesve që e kanë realizuar sondazhin, rreth 360 mijë njerëz në gjithë Zvicrën mund të konsiderohen si “jopërdorues absolutë” të internetit, e që i bie më pak se 5 për qind e gjithë popullatës.

Një rezultat tjetër mjaft domethënës që e ka nxjerrë sondazhi është edhe ky: koha që kalojnë sot zviceranët duke përdorur internetin është dyfishuar në krahasim me vitin 2011, kur ishte bërë një sondazh i ngjashëm.

Për studimin aktual, Univesriteti i Cyrihut ka anketuar 1100 persona, nga mosha 14 vjeçare e tutje./Albinfo.ch/

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote