Ping pong në OKB, në 45-vjetorin e pajtimit SHBA-Kinë

Një ndeshje miqësore ping pongu ndërmjet lojtarëve kinezë dhe delegatëve të OKB është mbajtur në zyrat e kësaj të fundit në Nju Jork, në 45-vjetorin e normalizimit të marrëdhënieve midis Pekinit dhe Uashingtonit.

I pranishëm në event ishte përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB dhe mes lojtarëve kinezë ishin edhe dy ish-kampionë bote dhe kampioni në fuqi, Ding Ning. Një prej ish-kampionëve, ishte i pranishëm edhe në ndeshjen diplomatike të ping pongut mes Kinës dhe SHBA në 1970.

“Disa dekada më parë, ping pongu ndihmoi në rivendosjen e lidhjeve mes Kinës dhe SHBA. Sot, unë ndjej se ky sport mund të bëjë ende të njëjtën gjë. Ai mund të promovojë aspiratat e mira të njerëzve të të dyja vendeve”, u shpreh Uang Hao, ish-kampion botë në ping pong.

Ndeshja e famshme miqësore e ping pongut mes Kinës dhe SHBA në 1970, ndihmoi të dyja vendeve në vendosjen e lidhjeve diplomatike./Top Channel/

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote