Për shkak të një zogu aeroplani bën ulje emergjente

Fluturimi i aeroplanit japoneze JAL në linjë për në New York, u ul me forcë në aeroportin e Tokios për shkak të problemeve të motorit, me shumë gjasa të shkaktuara nga një zog.

Fluturimi i aeroplanit japoneze JAL në linjë për në New York, u ul me forcë në aeroportin e Tokios për shkak të problemeve të motorit, me shumë gjasa të shkaktuara nga një zog.

Boeing 777 me 233 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit një orë pas nisjes u kthyen në aeroport për shkak të problemeve në motor, raporton AFP.

"Duket se zogu është thithur nga motori i majtë gjatë fluturimit. Aeroplani hodhi karburant në ajër për të reduktuar peshën në prag të uljes", tha një zëdhënës i kompanisë.

Asnjë nga pasagjerët nuk u dëmtua, dhe struktura e avionit nuk u dëmtua, ndërsa pista e aeroportit në të cilën u ul avioni u mbyll për pak kohë.

Nuk ka pasur vonesa të mëdha të fluturimit.

Aeroporti Haneda i njohur në Tokio është një nga aeroportet më të ngarkuara në botë, me 75 milionë pasagjerë që kalojnë çdo vit./Kosova Post/

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote