Pesë thirrjet e banorëve të Xhehennemit…

Salavatet – Përshendetjet ia dërgojmë krijesës më të dashur, Muhammedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], familjes se tij të ndershme, shokëve të tij besnik dhe të gjithë atyre që e ndjekin rrugën e tyre deri në Ditën e kataklizmes se madhe të Kijametit.

Salavatet – Përshendetjet ia dërgojmë krijesës më të dashur, Muhammedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], familjes se tij të ndershme, shokëve të tij besnik dhe të gjithë atyre që e ndjekin rrugën e tyre deri në Ditën e kataklizmes se madhe të Kijametit. Ka thënë Muhammed bin K`ab: Banorët e Xhehennemit i kanë pesë thirrje, ku All-llahu i Madhëruar u përgjigjet vetëm në katër prej tyre, ndersa për pyetjen e peste nuk i përgjigjet dhe me nuk u flet më kurrë.Banoret e Xhehennemit fillojnë me pyetjen e parë dhe thonë: shikoi ne linkun me poshte.

“Ata (jobesimtarët) thonë: “Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë, e ne pranuam për mëkatet tona, pra a ka ndonjë rrugëdalje?” [Gafir, 11][/color][/font]E All-llahu i madhëruar u përgjigjet kështu:

“Ky (dënim) është, pse kur bëhej thirrja për të besuar All-llahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit!” [Gafir, 12]

Pastaj banoret e Xhehennemit kërkojnë për herë të dytë prej All-llahut [subhanehu ve teala] dhe thonë:

“Zoti ynë! Na jep afat për një kohë të shkurtër t’i përgjigjemi thirrjes Tënde (për besim) dhe t’i pasojmë të dërguarit!” [Ibrahim, 44]

E All-llahu i Madhëruar u përgjigjet:

“A nuk u betuat ju më parë se për ju nuk ka lëkundje (prej Dunjasë në botën tjetër)?” [Ibrahim, 44]

Pastaj banoret e Xhehennemit thonë:

“O Zoti ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim!” [Fatir, 37]

All-llahu i Madhëruar u përgjigjet kështu:

“Po a nuk u dhamë juve jetë aq saqë ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar.” [Fatir, 37]

Pastaj thonë banoret e Xhehennemit:

106: “Ata thonë: “O Zoti ynë, ne na patën mundur të këqijat (u dhamë pas epsheve të Dunjasë) dhe si të tillë ishim popull i humbur! 107. Zoti ynë, na nxjerr prej tij, e nëse gabojmë përsëri, atëherë vërtet jemi mizorë!” [El-Mu’minun, 106-107]All-llahu i Madhëruar përgjigjet kështu:

“Heshtni aty e mos më folni!” [El-Mu’minun, 108]

Dhe pas kesaj ata nuk do te flasin me kurrë, dhe aty ne xhehennem do te qëndrojnë përgjithmonë dhe do të denohen me një denim të madh.

Transmeton Malik ibn Enes [All-llahu e mëshiroftë] se ka thënë Jezid ibn Eslem për fjalën e All-llahut [subhanehu ve teala]: “Per ne eshtenjesoj u piklluam thellë apo duruam, për ne nuk ka ikje (shpetim).” [Ibrahim, 21] dhe “Heshtni aty e mos më folni!” [El-Mu’minun, 108]

Na është përshkruar gjendja e xhehennemlijëve nga ana e All-llahut se banoret e Xhehennemit kërkojnë të dalin nga zjarri i Xhehennemit, por ata nuk mund të dalin asnjeherë. All-llahu [subhanehu ve teala] përshkruan kërkesën e tyre: “O Zoti ynë, nxirrna e te bëjmë vepra te mira, e jo si ato që i benim! Po a nuk u dham juve jetë aq sa ai qe ka dashur të mendojë gjatë asaj kohë, madje juve ju ka ardhur Pejgamber (të derguar), pra shijoni denimin, se për zullumqaret nuk ka ndihmetar.” [Fatir, 37]

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote