Indeksi -> Islam -->

Imami i Mekës: "Kushdo që shkakton konflikte midis muslimanëve, injoron bekimin e Zotit"

Imami i Xhamisë së Madhe të Mekës, Sheikh Saleh Muhammed el-Taleb, i dënoi ata që “shkaktojnë konflikt mes muslimanëve”, ndërsa dënoi edhe përçarjet dhe luftërat që vazhdojnë në të gjithë Lindjen e Mesme.

Imami i Xhamisë së Madhe të Mekës, Sheikh Saleh Muhammed el-Taleb, i dënoi ata që “shkaktojnë konflikt mes muslimanëve”, ndërsa dënoi edhe përçarjet dhe luftërat që vazhdojnë në të gjithë Lindjen e Mesme.

“Kushdo që shkakton konflikte dhe mosmarrëveshje midis muslimanëve, injoron bekimin e Zotit, dëmton popullin e tij dhe mashtron kombin e tij”, Sheikh Saleh Muhammed el-Taleb para miliona pelegrinëve që kanë Hynë në Mekë nga e gjithë bota për të kryer pelegrinazhin vjetor.

Arabia Saudite, e cila është nikoqir dhe mbikëqyrës i Haxhit, së bashku me monarkitë e tjera arabe ka vendosur sanksione mbi Katarin dhe ka ndërprerë të gjitha lidhjet e transportit me të në muajt e fundit.

Në anën tjetër, marrëdhëniet mes Iranit të udhëhequr nga shiitët dhe Arabisë Saudite, të udhëhequr nga musimanët (Suni) janë më të tensionuarat ndër vitet e tyre, ku secila palë akuzon tjetrën për shkatërrimin e sigurisë rajonale dhe mbështetjen e palëve të kundërta në konfliktet në Siri, Irak dhe Jemen./Kosova Post/

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote