Testi i xhentilesës!

Zotërinj, a do të paguani më shumë se femrat për një kafe?”

Zotërinj, a do të paguani më shumë se femrat për një kafe?”

Kjo është pyetja që stafi në lokalin “Handsome Her” në Melbourne u bën klientëve meshkuj, si një formë sensibilizimi për diferencën e madhe në paga mes burrave dhe grave.

Kafeneja vegjetariane është krijuar nga femrat, për femrat, por sigurisht që aty lejohen edhe meshkujt, të cilët përballen me kafenë 18% më të shtrenjtë për një javë në muaj.

Pronarja e kafenesë, Alexandra O’Brien tha se çmimi është rritur me përqindjen që ndryshojnë pagat e femrave nga të meshkujve në Australi.

“Nëse njerëzit nuk duan ta paguajnë, pra nëse burrat nuk duan ta paguajnë, sigurisht që nuk i dëbojmë. Thjesht i ofrojmë një mundësi për të bërë mirë”, tha Alexandra O’Brien.

Çmimi më i shtrenjtë për meshkujt nuk është i detyrueshëm, por paratë që mblidhen nga kjo nismë i shkojnë një organizate bamirëse femrash. Duket se nisma ka sukses, pasi deri më tani, asnjë mashkull nuk ka refuzuar që të paguajë kafenë më shtrenjtë sesa femrat./Top Channel/

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote