Gjermania kërkon fonde shtesë nga BE-ja për autostradën Shqipëri-Kosovë-Serbi

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel i ka bërë thirrje krijimit të një fondi nga Bashkimi Evropian për projektet infrastrukturore në Ballkanin Perëndimor.

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel i ka bërë thirrje krijimit të një fondi nga Bashkimi Evropian për projektet infrastrukturore në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka thënë se Brukseli duhet të jetë më i angazhuar dhe të investojë në rajon.“Ne kemi nevojë tani për të përshpejtuar projektet e mëdha të infrastrukturës që janë me rëndësi ekonomike. Projektet me rëndësi të madhe si autostrada ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë. Që kjo të realizohet ne propozojmë për të krijuar një fond shtesë për projektet e infrastrukturës”, tha Gabriel, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal, duke shtuar se Gjermania është e interesuar për këtë zonë.Gabriel vuri në dukje se shteti gjerman mbushtet integrimin ekonomik të Balkanit Perëndimor, i cili duhet të bazohet në standarde evropiane.Këto komente ai i bëri gjatë takimit me tetë ministrat e punëve të jashtme të Evropës Juglindore, ku u diskutua për zhvillimin ekonomik dhe politik të Ballkanit Perëndimor.

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote