DISA FJALË RRETH ISRASË DHE MIRAXHIT | RAMAZAN FETAHU

“I pa të meta është Latëmadhëria e Atij që robin e Vet e ngriti në një pjesë të natës prej Mexhidi Haramit gjer në Mesxhidi Aksa, rrethinën e së cilës Ne kemi bekuar, për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona… (El-Israë, 1).

“I pa të meta është Latëmadhëria e Atij që robin e Vet e ngriti në një pjesë të natës prej Mexhidi Haramit gjer në Mesxhidi Aksa, rrethinën e së cilës Ne kemi bekuar, për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona… (El-Israë, 1).

Israja dhe Miraxhi sipas shumicës së dijetarëve ka ndodhur rreth vitit të dhjetë të shpalljes, e cila nihet si periudha e krizës për Pejgamberin a.s. Në aludim për Pejgamberin a.s në suren El-Isra Allahu xh.sh përdor fjalën Abd (rob).Sipas komentatorëve të Kuranit fjala a-b-d e përdorur në Kuran, në gjuhën arabe nënkupton personin fizik dhe shpirtërorë, për dallim nga fjala “Insan” e cila ka një dimension më të thellë. Duke u argumentuar në këtë mendim, drejtimi teologjik i Ehlu-sunetit konkludon se udhëtimi i robit më të mirë të gjithësisë ka ndodhur me shpirt dhe trup. Për Pejgamberin a.s pas Kuranit kjo ishte muxhizja më e madhe që i ishte dhuruar. Për këtë arsye edhe kto dy tema janë në qendër të kritikave. Pikërisht Kurani është ai i cili na informon për këtë ngjarje të madhe dhe vërtetësia e tij nënkupton edhe vërtetësin e Israsë dhe Miraxhit. Shumë orientalistë të cilët kanë studiuar Islamin kanë theksuar se burimi i ideve dhe veprimeve të muslimanëve është Kurani dhe të gjithë përqendrim duhet fokusuar rreth studimit të Kuranit dhe origjinalitetit të tij. Në mbrojtje të Kuranit dhe të vertetimit se robi i tij e thotë të vërtetën Allahu xh.sh sfidon kurejshitët e asaj kohe dhe gjithë njerëzimin duke i ftuar që të përpilojnë një Kuran të njëjtë sikur ai, nësë kanë dyshime në të. Për këtë arye në suren El-bekare përseri aludon në Pejgamberin a.s duke e quajtur rob (a-b-d).

“E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë silleni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur’ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos All-llahut, nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kur’ani nuk është prej Zotit)” (bekare 23).

Kurani që nga dita e shpalljes e deri sot mbetet muxhize e përhershme dhe pasfiduar nga askush. Thirrja për tu formualuar një sikur ai vazhdon të jehoj edhe në ditët tona por çdo përpjeke do të jetë e parezultat sikurse është parë në të kaluarën. Nëse Kurani si revelat hyjnorë i është dhuruar robit të Zotit Muhamedit a.s dhe si e tillë nuk mund të demantohet, atëherë padyshim se udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit që i është bërë po këtij robi është i pademantueshëm.

Hyrje:

Israja dhe miraxhi janë ndër problematikat e cila i ka hutuar shumë mendjet e shkencëtarëve dhe filozofëve. Ata janë nga çështjet më komplekse ne literaturen Islame. Eshtë temë që bisedohet katërmbëdhjetë shekuj me radhë. Israja dhe Miraxhi e tejkalon sferën e të kuptuarit logjik dhe aftësit e të vërtetuarit empirik. Udhëtimi horizontal dhe vertikal Profetit a.s është shembull i grisjes së perdeve fizike dhe kalimit në botën metafizike. Gjatë kësaj ngjarje ai vertetoi rrugën e shpalljes e cila vazhdonte te vinte nga metafizika në fizik. Ai u bë pjesë e dy botëve dhe me të e vërtetoi lindjen e tij të qemotshme në kohën kur Ademi a.s ishte vetem trup. Ngjarja e Israsë dhe Miraxhit është mrekullia më e madhe e cila i është dhënë Pejgamberit a.s dhe nuk i është dhënë asnjë Pejgamberi më parë. Eshtë trasmetuar biseda në mes Pejgamberit a.s dhe Allahut xh.sh në natën e miraxhit:

O Zot, Ti e more Ibrahimin per mik, I fole Musait drejtperdrejtë, e ngrite Idrisin ne nje vend të lartë, i dhurove Sulejmanit një mbretëri, qe asnjeri pas tij nuk e arrin dot e i dhe Davudit Psallmet. Çka atëherë për mua, o Zot? Ai u pergjigj: O Muhammed,Unë të marr ty për mik siç e mora Ibrahimin. Po flas me ty ballë për ballë siç i fola Musait. Po të jap Fatihanë dhe vargjet permbyllëse të Bekaresë, çdonjëra nga të cilat janë prej thesareve te Arshit Tim dhe te cilat s’ia kam dhënë asnjë pejgamberi para teje. Po te nis si pejgamber për njerëzit e bardhë të tokës dhe njerëzit e zinjë dhe ata të kuq, për xhinnë e njerëz në të, ndonëse përpara teje nuk kam derguar kurrë ndonjë pejgamber për ata te gjithë. Po jua caktoj tokën – pjesën e thatë dhe detin – ty e ummetit tënd si vend pastrimi e adhurimi. Po i jap bashkesisë tënde të drejtën e presë, qe s’ia kam dhënë si furnizim asnjë bashkësie më parë. Une do të të ndihmoj me tmerre të tilla, qe do t’i bëjë armiqte e tu t’ia mbathin kur t’u jesh akoma një muaj larg. Do të të zbres Kreun e tërë Librave dhe mbikqyrësin e tyre, një Kur’an që vetë Ne e kemi ndare ne pjesë. Do të ta lartësoj famën, deri aty sa të ta bashkoj me Emrin Tim, kështu që asnjë prej rregullave te fesë Sime nuk do të permendet kurrë, pa u permendur edhe ti me Mua.

Ngjitja e Pejgamberit të bekuar fizikisht si dhe psikologji-shpirtërisht donte të thoshte se të gjitha elementet e qenies së tij ishin integruar në përvojën e perfundme të permbushjes së plotë të unitetit (tevhidit). Ngjitja e tij trupore simbolizon po ashtu fisnikrinë dhe dinjitetin e trupit njerëzor, të krijuar nga Zoti.

Arritja në Sidreti Munteha (Pemën e Parajses) dhe kalimi aty vetëm nga ana e Pejgamberit a.s duke bërë dallim nga pejgamberët tjerë si dhe duke bërë dallim edhe nga Melaiket është një argument se Profeti a.s ishte i zgjedhuri i Allahut për të dy botërat. Gjithashtu Ademi a.s për shkak të afrimit në “ Pemën e Parajsësë” zbrit poshtë pasi se ajo e caktuar vetëm për Muhamedin a.s i cili ishte i krijuar në kohën kur Ademi a.s ishte vetëm trup.

Shems Tebrizi kishte thënë:Nësë do të jesh nga ndjekësit e përpiktë të Pejgamberit a.s atëherë, sikurse ai që kishte bërë miraxh detyrohesh që edhe ti të ngjitesh në miraxh.Me këtë kishte nënkuptuar përkushimin shpirtërorë gjatë adhurimeve ditore për të arritur grada sa më të larta.

Gjithashtu mund të themi se Israja dhe Miraxhi për besimtarin shprehin një transferim nga bota materiale drejt asaj shpirtërore. Ajo mund të arrihet duke ndjekur shembullin e Pejgamberit a.s, duke shkuar drejt ngritjeve të larta shpirtërore. Besimtari mund ta arrijë atë në namaz ashtu siç thotë Pejgamberi a.s “Namazi është Miraxh i Besimtarit”.

Rrethana historike dhe shoqërore të Israsë dhe Miraxhit

Muhamedi a.s është Pejgamber i fundit i dërguar njerëzimit. Ai është pasardhës i pejgamberëve të tjerë dhe niherit eshte vula e pejgamberëve ku pas tij nuk vie më pejgamber. Gjate historisë Pejgamberët jane privuar nga ana e njerëzve. Janë malltretruar fizikisht por edhe psiqikisht. Edhe Muhamedi a.s në vitet e para te shpalljes konkretisht deri në vitin kur ndodh ngjarja e Israsë dhe Miraxhit perjetonte nje krize te thelle shpirterore dhe fizike si pasojë e maltretimeve dhe presionit psikologjikqë ia bënin politeistët.

Viti në të cilin i vdiç gruaja dhe xhaxhai I Muhamedi a.s, të cilët ishin mbrojtësit dhe përkrahsit kryesor të tij është emërtuar si vit I deshpërimit. Vujatjet shpirtërore të Profetit dhe ato fizike gjenin ngushëllim në keto dy personalitete. Në një kohe të shkurtë vdiçën te dytë dhe ai humbi një mbështejte të madhe. Për këtë arsye dijetarët kur flasin për këtë kohë, këtë vitë e quajnë “Viti I dëshpërimit.”

Muhamedi a.s gjithashtu në atë kohë ishte i ngushtuar shpirtërisht sepse thirrja e tij në rrugën e Zotit po përjetonte veshtirësi te shumta. Kurejshet kërkuan nga Muhamedi a.s ta linte këtë rrugë dhe në shpagim të saj i ofronin pasuri, pushtet dhe femrën më të bukur të Mekës. Por misioni i tij ishte i orientuar jo në interesat materiale të cilat ia ofruan Mekasit, por në përkushtim të plotë në Zotin.

I demoralizuar nga populli Mekas me shpersë se do të gjente përkrahës Pejgamberi a.s u nis drejtë Taifit për të thirrë në rrugën e Zotit. Atëherë kur kishte nevojë më shumë se çdo herë, dhe kur shpresonte se do të kishte sukses përsëri thirrja e tij u mohua nga populli i Taifit dhe nga aty Pejgamberi a.s i thyer shpirtërisht dhe i përgjakur fizikisht kthehet përsëri në Mekë.

Në këto rrethana që po perjetonte Pejgamberi a.s kur thuajse kishte humbur shpresat nga toka ndihma i vie nga qielli dhe pikërisht një natë derisa po shkonte në Qabe iu paraqit engjëlli Xhibril i shoqëruar me kafshën Burak me të cilën Profeti a.s udhëtoi nga Qabja deri në Jerusalem pastaj nga Jerusalemi deri ne sferat më të larta qiellore.

Sipas literatures së Hadithit Pejgamberi a.s udhëtimin horizontal dhe vertikal e kaloi për një kohë të shkurtër. Gjatë kësaj kohe Pejgamberi a.s i ishin treguar argumentet me të mëdha të Zotit. Ai atë natë u bë imam i te gjithe Pejgamberëve në Jerusalem pastaj nga aty u ngjit ne qiellin e shhtatë. Gjithashtu thuhet se Pejgamberi a.s takoi Pejgamberet në katet e qiejve derisa ngritej në Sidreti Munteha e cila njihet si “ Pema e Parajses”. Pejgamberi a.s aty ishte shume afer Allahut gati sa nje “hark”. Pozitë kjo e cila ishte enkas vetëm për Pejgamberin Muhamed. Aty nuk kishte kaluar këmb njeriu as krah meleku dhe as qe do te kalonte ndonjëhere deri ne ditën e fundit. Pejgamberi a.s pa mrekullinë e xhennetit dhe greminat e xhehnemit si dhe shumë nga shenjat më të mëdha të Allahut. Nga aty Pejgamberi a.s u kthye i obliguar me namaz. Gjithashtu Ai a.s nga Miraxhi u gradua edhe me dy ajetet e fundit të sures Bekare të cilat shfaqin një sihariq për besimtarët, si dhe mori garancinë se pasuesit e dëshmisë së besimit (ehli shehadeh) do të jenë nga grupi i shpetuar.

Aspekte të ndryshme rreth Israsë dhe Miraxhit

Në kohën kur umeti Islam po merrte hapat e para dhe po nisej drejtë një revulucioni mbarë botërorë nën udhëheqjen e Pejgamberit a.s duhej një shoqëri e shëndoshë e bindur fuqimisht në atë që besonin dhe ndiqnin. Në keto rrethana Israja dhe Miraxhi jo vetem se ishte ngushëllim për Pejgamberin a.s por ishte edhe sprove bindjeje e sahabeve te ndershëm. Ata treguan me besnikëri besimin e tyre te patundur në Pejgamberin a.s dhe në atë që sillte Ai, madje Ebu Bekri fitoi llagapin “ Sidik” pasi se pranoi ngritjen e Pejgamerit a.s ende pa e parë atë. Ebu bekri tregoi bindjen e fuqishme në Zotin pa kërkuar argumente pamore dhe logjike.

Në shoqërinë mekase të asaj kohe jetonin komuntite të ndryshme etnike dhe fetare. Në Meke përveq mushrikëve kishte edhe pasues të feve të shpallura si Hebrejt dhe krishterët.Shpallja të cilën e solli Pejgamberi a.s kishte karakter universal që i përfshinte të gjitha komunitetet fetare.Imamlleku i Pejgamberit a.s para Pejgamberëve të tjerë në Jerusalem dhe kthimi I tij drejtë Mekës shërben si mesazh për pasuesit e librit ( Ehli Kitab) në kthimin e tyre drejt Profetit dhe Qabesë së ndershme e cila gjendej në Mekkë. Falja e Namazit para të gjithë Pejgamberëve ishte dorzim i çështjes nga ana e Pejgamberëve të tjerë, Pejgamberit tonë të ndershëm.



Gjithashtu Israja dhe Miraxhi ishte edhe një metodë thirrje në besim me anë të një muxhizeje. Pejgamberi a.s sapo u kthye nga udhëtimi I tij filloi ta shpjegonte atë që kishte përjetuar. Mushrikët si Ebu Xhehli dhe Ebu Lehebi kur dëgjuan për atë që thoshte Pejgamberi a.s me gëzim dhe shpresë se do ti kundervihen Pejgamberit a.s mblodhën njerëzit nëpër rrugët e Mekës për të dgjuar atë që shpjegonte.Mushrikët kërkuan nga Pejgamberi a.s ta përshkruante Jerusalemin. Pejgamberi a.s deri në atë kohë nuk kishte qenë në atje, dhe përshkrimi i tij nga ana e Pejgamberit a.s i la gojëhapur Mekasit të cilit e njihnin zonën e Jerusalemit.

Ndodhia e Israsë dhe Muraxhit ka edhe rëndësi psikologjike por paraqesin edhe një kthesë në historinë njerëzore. Me këtë udhëtim, ngjitje, Muhamedi a.s preku edhe problemet epistemologjike, sepse Muhamedi a.s gjatë këtij udhëtimi mësoi njohje deri atëherë të panjohura dhe jashtë faktorëve normalë kohorë dhe hapsinorë, që i njohim dhe quajmë si njohje transcendentale, por që me ndihmen e Krijuesit bëhen të kapshme, të akceptueshme dhe reale edhe për Muhamedin a.s dhe nëpërmjet tij edhe për ne, për botën e zakonshme.

Me këtë laborim nuk përfundojnë kuptimet e shumta të mundhshme të Israsë dhe Miraxhit, por vetëm kemi dhënë shenjë se kuptimet janë të shumta dhe presin kontributin e dijetarëve të profileve të ndryshme.

Sa mës shumë që bisedohet aq më shumë lindin ide dhe qendrime të reja. Kjo i bën të freskëta gjithmonë kuptimet e Kuranit. Për këtë arsye Islami dhe Kurani nuk janë statik por gjihmonë japin zgjidhje të reja dhe ecin paralel me zhvillimin e jetës së njeriut.

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote